Shqipëria, nga vendi me popullsinë më të re në Europë, po përballet nga viti në vit me rënien e lindshmërisë si pasojë e jetës dinamike.
Sipas studimit të INSTAT mbi plakjen e popullsisë, ky fenomen, kombinuar me rritjen e jetëgjatësisë, do të rrisë moshën e tretë, ndaj dhe në vitin 2030 popullsia mbi 65 vjeç do të përbëjë 33% të qytetarëve.
“Në vitin 2001, norma totale e lindshmërisë ishte poshtë nivelit të zëvendësimit, me mesatarisht 2.3 fëmijë për grua. Në censusin e fundit, norma e lindshmërisë ishte poshtë normës së zëvendësimit, me 1.7 fëmijë për grua”, tha Bart de Bruijn, ekspert i Statistikës.
“Gjatë dy dekadave, nga ’89 deri në 2011-n, numri i personave të moshuar është dyfishuar dhe, nëse ky trend do të vazhdojë me këto ritme, në 2031-shin do të kemi 1/3-tën e popullsisë mbi 65 vjeç”, tha Emira Galanxhi, drejtore e Statistikave Sociale.
Një tjetër fenomen, që po çon në plakjen e popullsisë, është edhe tendenca e të rinjve për t’u larguar jashtë vendit.
“Të rinjtë kanë vazhduar të emigrojnë përgjatë dekadës së fundit. Studime të fundit tregojnë qëllimin në rritje të rinisë për të lënë vendin e tyre. Si ndikon kjo në marrëdhëniet ekonomike e sociale? Ky trend duhet të shqetësojë çdo qeveri dhe politikbërës”, tha ambasadori zviceran.
Ekspertët rekomandojnë reagim të shpejtë për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve, që prekin skemën e pensionit, shërbimin shëndetësor, politikat e strehimit dhe ato arsimore afatgjata./ TCH
Zike cami,shkuat per lesh………….
Kshtu vje puna kur merr shembull nga te “” civilizuarit”!!!
Asnjë nuk komenton për një problem të tillë jetik për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.Të gjithë, siç duket, janë të zënë me banalitetet dhe rrugaçëritë e politikanëve dhe deputetëve tanë duke bërë tifozllëk idiot.
te ishim ne shqiptaret kaq te mencem te dinim cilat jane gjerat e rendesishme apo te mbeshtesim njerzit e vlerave nuk do ishte shkruajtur ky artikull. Prandaj mos u merzit se i ke tek lajmi ku eshte zene dy polikar ne komision parlamentar, po komentojn atje duke u share me njeri tjetrin, gjithashtu po mundohen duke u share me njeri tjetrin te zgjidhin problemin ruso – turk, dhe ne shqiptaret komentet dhe qendrimet i bejme me tifozill jo me llogjik etj.
Ikin te rinjet pasi mafiozet ne pushtet premtojne punesim me qindra e miera te rinje,or ne fund asgje.Si mund te jetoje shteti pa te rinje ore mafioz truthare.Duhet vende te reja pune,menjehere sa nuk eshte bere vone.Shifeni Gjermanine si i pranon edhe refugjatet,e sidomos te rinjet.Hap kurse re gjihes dhe puneson te arsimuarit nga shtetet arabe.
pyesni ilir meten dhe edvin pallen cfare do te beni me kto skllever te plakur ,a mundet pashalleku juaj te kete jetegjatesi
Sipas CIA-s qe eshte institut serioz ne statistika, mosha mesatare ne Shqiperi ne 2014 ishte 32 vjec, nderkohe qe ne perendim eshte mbi 44 vjec, dhe ne vende si Gjermania dhe Austria apo Italia eshte rreth 46-47 vjec.
Edhe Greqi e ka keq, me moshe mesatare 45 vjec, dhe Serbia 44 vjec. Tani keto vende ne perendim me moshe mesatare kaq te larte, nuk kane me shume se 20% te popullsise mbi 65 vjec, pra i bie qe sipas INSTAT mosha mesatare ne Shqiperi te shkoje 48 vjec per 15 vite, qe te kemi 30% mbi 65 vjec, gje qe eshte e pamundur dhe tregon sesa i gabuar eshte INSTATI.
Tani Shqiperia ka 1.75 femije per cift, lu duhet te kesh te pakten 2 , qe te mos plaket popullsisa.
Situata nuk eshte mire, dhe kjo ka lidhje, qofte me jetgjatesine e shtuar te moshes se trete ne Shqiperi, por edhe me karrieren dhe lindjen e femijeve me vone apo edhe me pak ne numer nga te rinjte shqiptare sot, me shume per shkakt te punes dhe ceshtjeve financiare, por nje vend te madh ZE EDHE POLITIKAT SHQIPTARE SHKATERRUESE TE KETYRE 25 VITEVE QE KANE QUAR ME QINDRA MIJRA TE RINJE JASHTE…. DUHET TE NDERMERREN MENJEHERE MASA DHE DUHET KRYR NJE STUDIM SERIOZ SESI TE PARANDALOHET KY FENOMEN.
I vetmi lajm i mire eshte qe lindjet jane goxha te larta ne Kosove, Mal te Zi dhe FYROM per Shqiptaret, dhe qe greket dhe serbet po paksohen me mijra cdo vit.
Ikin dhe I ulin moshen mesatare amerikes dhe Europes.
Per comentin Arber 100% Arian.
75% identitet Arabe nje vend muslimane si Albani-Stani si mund te besh qejfin vetes me lo……..qe Plastike?
Ore as me gisht,por do ilacin ty,se nuk ngopesh.
A e di ty qe pse quhet Arian?
Popull luftetare qe nderon Aris Perendine Greke te Luftes.
Po te dish Greqisht e perkthen Arijanos d.m.th Jenos tu Aris.
genos eshte Komb Greqisht.
sic quheshin Jeni-cari te lindur nga te tjere dhe marre peng,dhe ishin te paret ne Beteja dhe Luftera.
Per nder te Tij te Aris quhet Marsi,por vetem qe eshte copje e Origjinalit.
Ky eshte gabimi i mosvleresimit,qe dikush shkruan Civilizim,kurse barbaret copjojne.
Jetojme ne nje bote qe kostandinopolit i thone Istanbul te “civilizuarit”nga Nea Polis ne Napoli,nga Massalia e Pytheas ne Marseje,nga Agios Saranda ne Quaranta,nga Thesaloniqi emer ky i motres se Aleksandrit te Madh djalit te Olimpias ne Selanik!
Po ju pse i quani keshtu kur thoni qe jini Pellas-Gia.
Pellas eshtew qytewt ne Maqedoni kryeqyteti i Fil-Ipos Greqisht Mik i Kalit.
Pse nuk e quan ty zoti Arijanos Filos ppor Mik Italisht?
Eh sa do ty te kesh capasity te mendosh te verteten.
Ti therrasi mendjes Edi Rama e kush do vi mbas atij,
Nuk ka mirqenie, ngritje te ekonomie, rritje te rrogave, progresm, zhvillim, pa rritje te popullates.
Kemi qene 3000000 banore ne 1990 dhe me zhvillimet e meparshme, duhet te ishim 4.2 milion banore te pakten.
Tani kemi perfunduar 2.7 – 2.8 milion tashme.
Ska rritje, harrojeni ju qe jeni ne pushtet, po nuk sollet emigrantet e afte per pune, po nuk i bindet qe te kthehen me kapitalin e tyre, me dijet e tyre, me aftesite e reja te fituara.
Po vazhduat keshtu, mbas 10 vjetesh do perfundojme ne 2 milion.
Pallate bosh, njerez qe do mbjellin vetem hashash, popullate ne degradim, ku ata qe kane mundesi, do ikin e te marrin cte mundin.
Do kemi nje popull ku 1 milion shfrytezohen per te mbajtur gjysmen e popullates tjeter parazite dhe te marr fund nga politikat e mbrapshta.
Harroje Rama zhvillimin.
Keto qe po ben ti sjane reforma, jane rrumpall sic vete e ke thene njehere e nje kohe.
Ke filluar te behesh pjese e interesave dhe sjep dot me per kete popull.