Bashkia e Tiranës merr masa/ Ditën e nesërme parashikohen reshje të dendura shiu

24 Nëntor 2015, 21:01Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka njoftuar për masat e marra për ditën e nesërme (e mëkurë) ku parashikohen reshje të endura shiu gjatë gjithë ditës. Për këtë bashkia paralajmëron se mund të ketë vështirësi në qarkullim dhe bllokim të disa rrugëve.

“Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe do të jenë në terren në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë ditës, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative”, thuhet në njoftimin e bashkisë për masat e marra.

Po ashtu, ky institucion këshillon qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet e tyre gjatë të mërkurës, për të shmangur trafikun e rënduar, ndërsa për të lehtësuar transportin ju është kërkuar linjave të transportit publik të shtojnë numrin e autobusëve në qarkullim.

Sa i përket rrugëve problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar, bashkia ka listuar rrugën “Siri Kodra” (segmenti te “Frigoriferi”), pastaj “Don Bosko”, Rruga e Kavajës, “Imer Nregjoni”, rr. “Bardhyl” (segmenti ku kryqëzohet me rr. “Qemal Stafa”), Unaza (segmenti “Vasil Shanto”-“21 Dhjetori”), rr. “Myslym Shyri” dhe rruga e Dibrës.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimin pranë lumenjve në zonat periferike të Tiranës.

“Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni Bashkinë e Tiranës në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465, Zjarrfikëset në numrin 129 ose administratorin e njësisë tuaj administrative”, përfundon deklarata e bashkisë.

7 komente në “Bashkia e Tiranës merr masa/ Ditën e nesërme parashikohen reshje të dendura shiu”

  1. mamaja says:

    Nuk e di se te cila rruge te kaloj se te gjitha qenkan te rrezikshme.Neise ishalla mamaja e Veliajt shikon ndonje enderr me shi dhe shi nuk bie.,ajo mamajae Veliajt kishte ne program kur u zgjodh o biri kryetar i Tirones,qe shiu nuk duhet te bier sa i biri Veliaj te rregulloje rruget sepse Rama dhe Basha nuk kishin bere asnje investim,.Te dy ,Rama dhe Basha kishin vjedhur parate e rrugeve dhe keshtu s’ka para.Pritet ndonje jevg ose Koco me Frangajn te adoptojen ndonje rruge.

  2. Lloji says:

    Sa qesharake ku eshte ndihma ketu? Tiranes i duhet nje cader qembulon te gjith qytetin o Erjon pa kanalizime do shnderohet ne kenete neser.

  3. Mandi says:

    Per neser kam marre leje. Do bej gjithe diten xhiro me makine per te krijuar trafik

  4. Investiko says:

    Erjon veliaj komandimi dhe shfrutezimi I shtetit vjen me pasoja katostrofike. Karma karma .degjo mos,,,,,,planifiko pare se te reagosh….shqiptare te dujhet te mendosh vete

  5. Tomorri says:

    “Mamaja” po te rekomandoj rrugen e Babase qe te jeshe me e sigurte!

  6. treni says:

    erdhet ne pushtet,me premtime do lirojme hapesirat publike,ndertime mbi kanale,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje