Veliaj inspekton masat tek “Don Bosko”: Këto, 48 orët më të vështira

25 Nëntor 2015, 12:01Sociale TEMA

Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj është shprehur se 48 orët e ardhshme janë më të vështira për kryeqytetin, për shkak të reshjeve të dendura që kanë nisur.

Ai ka inspektuar masat e mara në zonën e “Don Boskos”, zonë e cila pësoi përmbytje të mëdha gjatë reshjeve të fundjavës.

“I ftoj qytetarët të jenë bashkëpunues, me ndërmarrjet tona si të pastrimit dhe të kanalizimeve dhe të sinjalizojnë problemin e parë. Numrat e emergjencës funksionojnë. Mos ndërtoni më buzë lumit. Në momentin që kemi kërkesë për evakuim, kemi të gjithë infrastrukturën e gatshme. Dhe tek bregu i lumit dhe tek Ura e Kamzës dhe dje kemi çuar njoftim, i kemi thënë që janë zona që tipikisht përmbyten se janë në brigjet e lumenjve”, tha Veliaj.

Në buxhetin e ri të bashkisë, u shpreh Veliaj janë përcaktuar investime të mëdha sidomos në kanalizime në 13 zona nevralgjike të Tiranës, si Don Bosko, Lapraka, etj.

“Ne kemi investimet më të mëdha të ujësjellësit që do të jenë për kanalizimet. Do të filllojmë 13 pika nevralgjike, Lapraka, Don Bosko, ju e dini që kemi bërë një rrugë të re sot që i ka të gjitha kanalizimet. Si përfundim kam vetëm një mesazh në një qytet me 1 milionë banorë fatet i kemi të lidhura. Meqë i kemi fatet e lidhura të bashkëpunojmë të gjithë pa pasur panik. E di që këto do të jenë 48 orë të vështira, por jemi këtu”, tha z. Veliaj.

6 komente në “Veliaj inspekton masat tek “Don Bosko”: Këto, 48 orët më të vështira”

  1. Kameleoni says:

    Djalë i mirë dhe puntor…asnjë lidhje me atë lecon me “brillantinë”, që vodhi Bashkinë vitet e kaluara…!

  2. endri says:

    Nuk e kishim pare ndonjeher bashkine te punonte kaq shume dhe kaq ne rregull per Tiranen. Vigjilenca qe po tregohet eshte vertet per tu pershendetur.

  3. fjona says:

    Me ne fund nje kryetar bashkie si duhet !
    jo vetem qe po tregon kujdes ndaj qytetit por edhe ndaj cdo qytetari te tij . Masa te tilla duheshin marr me kohe por lulushi kishte mendjen vetem te vidhte dhe ja ku ka degjeneruar qyteti jone tani

  4. alfredi says:

    i lumte kryetaritte bashkise.

  5. Enigma. says:

    Bravo Erjon,je ne ball te punes.Sa mire do ishte qe te punonin te gjithe kryetaret e bashkive keshtu si ti! Zoti te bekofte e te dhent force tja dalesh mbane!

  6. Eri says:

    Djal lider por jepu cizme punetoreve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje