Qeveria ka vendosur një moratorium 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndalimin e eksportit të lëndës drusore në masën 100 për qind.
Këtë e deklaroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë një konference për mediat, ku njoftoi miratimin e projektligjit për fondin pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë.
“Me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore, në masën 100%. Për herë të parë vendoset një moratorium 10-vjeçar mbi shfrytëzimin e pyjeve. Ky është një vendim historik, që kërkon angazhimin dhe vullnetin e të gjitha palëve dhe mbështetjen e plotë nga shoqëria shqiptare. Edhe pse në dukje një masë drastike, jemi të kushtëzuar për këtë vendim, duke pasur parasysh një situatë të trashëguar jo të favorshme në më shumë se 40 vite”, tha Lefter Koka, ministër i Mjedisit.
Këto nisma, sipas tij në dukje të ashpra, duhet të merren duke pasur parasysh se, prej vitit 1974 kërkesa qoftë për lëndë drusore ka qenë më e madhe sesa mundësitë dhe shfrytëzimi i pyjeve ka qenë përtej normales. Përsa i përket kërkesës për lëndë drusore nga banorët, ministri siguroi mbështetjen e plotë të ministrisë dhe bashkive respektive me furnizimin e plotë.
Ky projektligj, sipas ministrit Koka, është një nga reformat më jetike, e cila zgjidh njëherë e mirë ngërçin e kalimit të fondit te bashkitë, duke e ngarkuar ministrinë me funksionin politikbërës, bashkitë me atë menaxhues, dhe inspektoriatin e shtetit me rol kontrollues.
Zoti minister; mos thuaj qe trasheguam nje sistem jo te favorshem prev 40 vjetesh,se Enver Hoxha e la Shqiperine te mbuluar me pyje e brezare agrumesh e vreshta si nuk ua kishte pritur mendja!Ku i keni ,pse i late ne meshire te fatit pA mbrojtje.Perse nuk i gjobisni shkaktaret,aq sa te mos kujtohen me per te demtuar serish dhe me leket e gjobave te mbillni te tjera?Boll me fjale zoti minister ,se jemi ngopur.Edhe here te tjera na ke folur per prerjen dhe djegjen e pyjeve, por deri me sote nuk ke mar asnje mas.Leviz nga karrigja,se punen è ke ne teren,e jo ne zyre!
kasaphana filloj që në atë koh me planin e sigurimit te bukes ne vend, pyjet u shkallmuan per te hap tok buke qe me pas i gerreu erozioni
Moratoriumi per pyjet, jo per fshataret hallexhinj, po per matrapazet dhe hajdutet, per politikanet e biznesmenet. Keta (politikanet dhe biznesmenet) shkatrruan floren dhe faunen e brishte te Shqiperise.
Para nje muaji u kap ne Durres nje automjet (Trajler) me dru per eksport dhe rastesisht kishte fshehur edhe pak hashash brenda ne ngarkesen e druve.(sipas njoftimit te medieve). Ky eksport i lendes drusore behet me lejen e ministrave perkates.
Megjithate ky moratorium eshte i vonuar por, i domosdoshem. Asnjehere nuk eshte vone.
ashtu eshte e kemi degjuar me dhjitra here kto vendume te medhaja,as gje seshte per te bere e njejta gjendje ka per te mbetur flas me bindje jam nje amator qe i frekuentoj pyjet dhe shikoj nga afer katastrofen qe bejet kam numeruar vetem ne nje dite mbi 100 kuaj dhe mushka qe zbrisnin nga pylli te ngarkuara me dru i linin ne nje prua dhe me vone vinin karocat i ngarkonin iconin neper shpira dhe me vone vinin makinat i mernin drute fugona i conin ne qytet i shisnin dua te them kta nuk ishin allexhij apo fukarej kta qene dembela dhe ajdute ,e pyta njerin qe kishte ngaekuar dru pse kshu po prisni dhe ato pak qe kane mbetur dhe shiko sa te holla jane nuk mendoni per femijet tuaj cfare do te djegin ne te ardhmen pse nuk mbillni tokat pse nuk mbani bgeti per qumesht etj dhe mu pergjigj keshtu kur vete dy ore ne ml per dru dhe i shes 20000 leke vjen makina te mare te dera e shpise budalla jam une te punoj me tha kshu qe llafe kane qevertaret nuk ka frike me as njeri.