Ish-mësuesja e djalit të Kryeministrit, Gregor Ramës, i ka shkruar një letër të hapur kreut të qeverisë ku thotë se nuk i kthehet ushtrimit të detyrës si mësuese e Gjimnazit ’ Qemal Stafa’, “deri ditën kur prej atij institucioni të jenë larguar mercenarë të terrorit politik”.
Në letrën e saj, Entela Safeti Kasi, Presidente e Qendra PEN e Shqipërisë, kritikon gjendjen e arsimit në vend, raporton Panorama, që ka botuar letrën e saj.
“Ju e quani koha e rilindjes, ndërsa unë e shoh si çastin më të errët të një Shqipërie e cila është tepër larg shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët e saj”,-shkruan ajo në letër.
Letra e plotë e Entela Safeti Kasi, Presidente e Qendra PEN E Shqipërisë*
Sot është një nga ato ditët e trishta, ku pesha që mbartet prej parimesh morale dhe rëndesa e saj më shtyjnë që të zgjedh komunikimin publik me ju, për aq sa zanafilla dhe fundi i çështjes nuk është gjasë personale, por një shqetësim publik në këtë Shqipërinë tonë së cilës përveç të varfërve po i ikin njëri pas tjetrit të gjithë , dhe jo vetëm, por edhe shkrimtarët.
Nesër psh, ju do të keni një vend pune të lirë dhe një të punësuar më tepër në sistemin e edukimit, e me këtë rast kjo ikje do ju ketë ndihmuar në realizimin e synimit tuaj për punësimin e qindra mijëra mësueseve që presin të ushqehen me bukën e përditshme, të cilën nuk ia lusin më Zotit por një partie politike në pushtet!
Kjo, sepse Shqipëria e tillë është edhe pas 25 viteve tranzicioni të dhimbshëm, në mjerimin që ka ravijëzuar plagën e institucioneve të kapura nga prapësia e politikanëve që kurrë nuk vepruan si burra shtetesh, por si projektues të greminës ku tashmë liritë dhe të drejtat bazë të njeriut janë pengmarrë nga dhuna e instaluar në sistemin i cili është krejtësisht unik në llojin e vet! Kjo, krahasuar me vendet e bllokut lindor, të cilat e kanë lënë pas Ballkanin perëndimor ku jemi edhe ne shqiptarët e Shqipërisë së bashku me ju, kryetarin e qeverisë që synonte rilindjen e shpresës së vrarë të një kombi e populli të shumë vuajtur në diktaturë e tranzicion të dhimbshëm.
E keqardhur në atë çka duket në mes të ditës ende edhe sot, por edhe e zhgënjyer prej besimit se ky vend mund të bëhej i sigurt dhe demokratik, jo vetëm për gjeneratën e prindërve tanë, e gjeneratën tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe nipat e mbesat, ndjej sot detyrimin moral t’u sjell në vëmendje se Shqipëria e shekullit të XXI, e vitit 2015 është një atdhe i rënë në greminën, buzë së cilës u la prej atyre që ky popull i ndëshkoi me votë, duke ju besuar ju se do ta ngrinit prej zgripit drejt normalitetit.
Por çfarë bëtë ju si i kreu i qeverisë?
Fusha ime është arsimi dhe kultura. Si shkrimtare, dhe si Presidente e PEN qendrës së Shqipërisë nuk marr mundimin t’ju drejtohem për aq sa kreu i kulturës si në asnjë vend të botës së lirë ka një padurim të çuditshëm ndaj PEN. Nuk e shoh të arsyeshme t’ju sqaroj se çfarë është PEN International në botë, pasi nuk ia lejoj vetes të fyej inteligjencën dhe dijen tuaj, për aq sa ju jeni piktor e si njeri i artit së fundmi keni pasur ekspozitat tuaja përtej Shqipërisë, dhe më gjerë deri në OKB.
Por si njeri i edukimit, ku kam investuar me përkushtim vetveten, duke i besuar parimit anglosakson se ne nuk edukojmë vetëm lëndën në aspektin shkencor por mendjen e shoqërisë të së ardhmes e shoh të rsyeshme t’ju drejtohem.
I nderuar kryeministër i vendit! Kur vendosa të dal për herë të parë përballë nxënësve të mi në gjimnazin e një qyteti periferik të vendlindjes sime, në vitin 98, Shqipëria ishte e tronditur prej ngjarjesh politike që ju mbase i përcillnit prej së largu! Dhe, si pasardhësja e një familje të persekutuar nga regjimi diktatorial, vetëm për shkak të origjinës më larguan me dhunë prej detyrës së cilën sapo kisha filluar ta ushtroja.
Tirana i ka pritur të gjithë të zhvendosurit nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe në një prej gjimnazeve më prestigjioze të Tiranës, ndodhi të isha edhe mësuesja e Gregut, i cili në atë periudhë duhej të përballej me injorancën e drejtuesve për shkak të funksioneve tuaja politike. Pas ikjes së Gregut, sigurisht që më larguan edhe mua. Por kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi në kujtesën e kohës së brezave Gjimnazi PNL drejtohej nga një titullare me pushtet politik me lidhje të dyshimta.
Shqipëria është një vend kaq i vogël i paradokseve të mëdha. Pas transferimit të padëshirueshëm tek Gjimnazi i parë i Tiranës, Gjimnazi ‘Qemal Stafa’, jo rrallë herë mu desh të përballem me sulmet dhe intrigat e mediokërve të katapultuar në pozicione drejtuese, dhe shpesh kam menduar të jap dorëheqjen nga arsimi për aq sa lufta me mullinjtë e erës është akt donkishotesk.
Shqipëria u ndryshua në 2013, dhe besoj jo vetëm unë por një milion njerëz duhet ti kenë besuar ndryshimit. Por jo! Shqipëria e pas 2013 nga buza e greminës lënë prej paraardhësve të klasës politike u gremis në thellësi të tilla prej së cilës vështirë të shpëtohet. Dikur, kur lexoja At Zef Pëllumbin në bibliotekën e Gjimnazit ‘Qemal Stafa’, i kam kërkuar partive politike, por edhe ju si lider i opozitës të mos përdornit stafet e arsimit dhe gjimnazistët në aktivitete politike! Madje, ju kam sugjeruar të krijonit politika pasi edukimi është shtylla e shoqërisë të së ardhmes për vendin tonë, ku unë dua të jetoj dhe të plakem qetësisht e sigurt, pasi pas nesh sigurisht e ardhmja do na shërbehet në varësi të asaj çka ne të gjithë gatuam.
Koha kaloi shpejt, dhe çuditërisht ndodhi e pabesueshmja, katapultime amorale figurash të dyshimta u kryen politikisht në institucionet e arsimit, dhe më e keqja, persona të inkriminuar me të kaluar të errët në kohën e diktaturës, bashkëpunëtorë të sigurimit famëkeq të shtetit, u emëruan në stafin drejtues të një prej gjimnazeve më të rëndësishme të Tiranës.
Personalisht pata fatin ti kem përballë, dhe vazhdimisht pas meje me një bllok shënimesh ku hynë dhjetëra herë në orët e mia mësimore, sigurisht për të më përndjekur. Kjo përndjekje është dhunë verbale e qëllimshme.
Këta njerëz bërtasin, ulërijnë, shkelin të gjitha kodet e etikës dhe kodet e punës duke dhunuar njerëz në krye të detyrës dhe duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, duke lënë jashtë dyerve të shkollës dhjetëra nxënës, e duke ua përplasur derën në fytyrë komunitetit të cilit duhet ti shërbehen.
Sot, e shoh të pamundur të ushtroj detyrën time si mësuese në një mjedis të dhunshëm ku janë përmbysur të gjitha vlerat dhe mbi të gjitha ku triumfon dhuna. Sot unë nuk mundem të jem përballë drejtuesish të tillë e garantuar dhe e sigurt në ushtrimin e profesionit tim. Sot unë e shoh të pamundur që të ushtroj detyrën time duke edukuar të kundërtën e dhunës, vlerat universale të lirisë tek nxënësit e mi të cilët unë mësuesja e tyre nuk kam fuqi ti mbështes apo mbroj nga e keqja me të cilën përballen në çdo minutë të kohës së tyre në shkollë. Sot unë nuk e shoh të moralshme të ndaj kohën time të punës në një institucion që drejtohet nga të emëruar politikë, për të cilët do i drejtohem arkivave për hapjen e dosjeve të tyre për shërbimet që kanë kryer në diktaturë ku janë kryer krime kundër njerëzimit……
E keqardhur, por e bindur në parimet të cilat besoj, po ju them publikisht se unë nuk i kthehem ushtrimit të detyrës sime si mësuese e Gjimnazit ’ Qemal Stafa’, deri ditën kur prej atij institucioni të jenë larguar mercenarë të terrorit politik, paradoksale kjo në kohën të cilën ju e quani koha e rilindjes, ndërsa unë e shoh si çastin më të errët të një Shqipërie e cila është tepër larg shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët e saj.
Kjo nuk është dorëheqje publike nga detyra, pavarësisht se dikush tjetër do të ketë vendin tim, e ju do të keni një të punësuar më tepër në statistikat tuaja të punësimit. Ky është një akt moral, prej së cilit Institucionet e Arsimit Publik dhe Qeveria juaj duhet të kuptoni se Shqipëria nuk është oborri i ofiqarëve e mercenarëve të pushteteve politike të një klase që në 25 vite ka marrë peng demokracinë dhe e kriminalizoi vendin në çdo aspekt.
Sot. unë e gjej veten në të njëjtin fat me brezin e mësuesve si Arshi Pipa e Lasgush Poradeci, të cilët diktatura i dënoi me arrati drejt lirisë apo izolim total. Të jem mes tyre do të thotë të mbart peshën e vetëdijes historike të vendit, origjinës dhe atdheut të cilit i përkas, tashmë si shkrimtare…….
( ndjesë që ju kujtoj për mirë Gregun, ashtu si mund të ma kujtonin mua Jurgerin djalin tim të vetëm ata njerëz që kanë kontribuar në rritjen dhe edukimin e tij, e që u jam mirënjohëse për tërë jetën)
Skiptarte vazhdojne ende me mentalitetin e shtetit socialist qe pergjigjej per gjithçka.
Kapitalizmi o ndryshe:O i omel si hallva por pune nuk te gjen.
Ate duhet ta gjeni vet dhe te pagueni ene taksat ni mi ni..
Edi ka pergjegjesi qe te mledh taksat ene te paguej ushtrine,policine e qera e qera….
lexoje prape letren dhe kthehu komento.
kur doli dhe anikanamikdokle..kur doli dhe femijet e rexhepmejdanit nga parisi me dashoret e xen berishes..mos ngelte javgjit pa share ediramen
jam I zhgenjyer pafundesisht me ediramen dhe eshte tradhetar per mua po keto entelasfetekaci jane kaqislamizur
E dashura mesuese,ke plotesisht te drejte,por sot nuk eshte koha e te mesuarit,por koha e te pa mesuarve ose koha qe vret kot.Pothuaj asnje nuk ben shkolle,ata qe mesojne kane me pak para se ata qe nuk mesojne.Letra jote me pelqen,por kush do te lexoje dhe te japi pergjigje?Qeveria e ka mendjen tek hajdutet,tenderat,luftes,pushtetit dhe keshtu per mesimin nqs nuk njeh njeri je e mbytur.Koha sot eshte rrugacve dhe droges,e Kocos dhe Bashes,eVeliajt dhe Ristanit,e Frangajt dhe Manjanit ,kurrupsioni na mbyti.Une te uroj suksese ne punen tuaj shume te vlefshme.
Jurgen, Greg. Me siguri prindet e ketyre femijve jane gjerman.
Me keqardhje e lexova letren tuaj . Me vjen keq qe klithma e juaj vjen nga fundi i asaj humnere se ciles ju i referoheni . Po te kishit sy per te pare dhe veshe per te degjuar do kishit vene re qe pikerisht ky ka qen qellimi i kryeministrit . Te vendos te paaftet ne krye te cdo institucioni . Dhe jo vetem te paafte por dhe servila te pushtetit dhe te politikes . Me vjen keq qe nuk keni ven re qe i gjith Keshilli Ministrave esht mbushur me ministra te nje niveli medioker intelektual . Dhe kjo me qellimin e vetem qe te spikasi Ai . Ai dhe vetem Ai . Duke qene se nuk arrin te ngrihet mbi nivelin mesatar intelektual gjeti zgjidhjen qe te uli nivelin e njerezve qe e rrethojn . Besoj se e kupton kush ka bere me pare te njejten gje . Rrespekte per kurajon dhe keqardhje per vuajtjen qe ju kan shkaktuar
Bravooo !!!e drejta ,e verteta i jep force njerzve te kundershtojne regjimin e tyre politik .Ne rastin konkret te ashtuquajturen “RILINDJE”
Kryeministri yne , ka njohuri per gjitheshka qe leviz dhe merr ajer ne kete toke ,por ne kete rast do te luaj rolin e Enverit ,qe si thonin njerzit e tij , Enveri nuk e din qe populli eshte shume fukara . Mbreti i Frances nuk e dinte qe populli Francez nuk kishte buke te hante dhe thonte le te hajne Kek .
naivitet ekstrem!!!! Ata qe kane besuar te vene mend se ky sistem i qelbur qe kemi gatuar keto petulla nxjerr. Jemi pjerdhur si shoqeri se mire donim te nderronim sistemin por nuk i dogjen politikanet fabrikat e monizmit, shkaterruan plantacionet etj etj. Jemi kamikaz si shoqeri dhe harrojme se ia bejme vetes shkaterrimin ndaj te treteve. Na bene lavazh truri dhe jemi bere si guaker dhe rrime dhe shpresojme se politikanet do vene doren ne zemer dhe do na respektojne. Sa te na dale gjumi, rrokada PS-PD me bishtin LSI ne nje hale do na coje. Keta jane bere gardh dhe nuk pyetin as per perendimin, i kane dale nga duart edhe perendimit…
Ishte fati i keq dhe njekohesisht i mire qe SHQIPERIA eshte nder vendet e fundit qe i hyri sistemit politik, ekonomik dhe social KAPITALIST.
Por, ata qe erdhen ne krye te shtetit dhe qeverise ishin te atij SOJI qe duke filluar nga mengjezi, duke vazhduar edhe ne dreke dhe arriten deri ne muzg PA BREKE, kurse sa po i kapi NATA e deri PA ZBARDHUR DITA na dolen PASANIKE dhe MILIARDER. Sepse te jeshe MILIONER nuk quhesh per gje dhe e kane per turp.
Kuptohet se naten behen pislliqet dhe ndyresirat. Keshtu dolen nga nata e erret disa tipa dhe prototipa si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA me klanet e tyre te flliqura dhe mafioze qe per veshje kane vjedhjen, grabitjen, shperdorimin, genjeshtren, mashtrimin, demagogjine.
Kjo ndodhe sepse keto kopjuan dhe ZBATUAN KAPITALIZMIN me te Keq dhe Negativ qe eshte KAPITALIZMI i eger, primitiv, skllavopronar dhe feudal qe nxjerr mender thencit drejtues politik, pushtetar, qeveritar te kallepit qe nuk jane tjeter vetem GANSTERA, VAGABONDA, KRIMINEL, DEMBELA dhe KEPURDHA PARAZITE qe jetojne duke shfrytezuar pasurite e vendit dhe taksapaguesit duke mos bere asgje per zhvillim, per begati dhe mireqenie te individit, familjes dhe popullit. Keto lloj pushtetaresh dhe qeveritaresh i gjen ne Afrike, ne disa vende Aziatike, Amerika Latine.
Me keto lloj QEVERISHE DEMBELE dhe te PERDALA qe nuk bejne asnje pune por duan ta shesin vendin me tendera, koncesione, njeriu i zakonshem dhe i ndershem e shikon vehten as me pak dhe as me shume SKLLAV ose BUJKEROB ne shtepine dhe vendin e tij.
Pra kete gjendje po na sjell politika shqiptare e ketyre 25-se vjeteve, ku tranzicioni s’mbaron dhe gjithe kohen kandidat i BE-se se nuk ploteson kushtet. Pra, Evropa dhe BE-ja nuk po shikohet as me dylbi nga shqiptaret.
Ku te gjithe mundohet te ikin nga “LUMTURIA” e madhe nga syte-kembet nga Shqiperia. Vetem kete vit si eksod njerezor kane ikur 100’000 persona, 200’000 veta kane bere LLOTARINE AMERIKANE.
Prandaj ti mender EDI RAMA je nje koqe kanari dhe maskara kerkon me na mbushe mendjen me brockulla dhe pallavra.
Eshte nje kandidat per President ne SHBA, qe thote qe vendi (SHBA) ka nevoje per nje KAPITALIZEM SOCIAL-DEMOKRAT si e kane vendet SKANDINAVE, Finlande, Suedi, Norvegji, Danimarke dhe Islande.
Kuptohet mashtruesit tane politikan, qeveritar nuk e duan kete lloj sistemi sepse nuk kane ku te vjedhin, ku te grabisin dhe te shperdorojne.
Si perfundim sot populli shqiptar, 0,5 PERQIND eshte super i pasur me politikan, pozite-opozite. 15 PERQIND shtresa e mesme qe jane ato qe mbajne vehten dhe nuk shtrijne doren duke hapur pune vetjake qe eshte BIZNESI i VOGEL. Te cilin QEVERIA e RILINDJES e PS-se e EDI RAMES po e mbyt me TAKSA te LARTA te ZAKONSHME dhe te JASHTEZAKONSHME. Pra, kerkon ti beje te varfer dhe mjeran sic eshte 84,5 PERQIND e POPULLSISE, ku edhe ketu 34,4 PERQIND jane nder te varferit me mjeranet. Pra, kjo eshte situata e NDRITUR qe na solli EDI RAMA.
Muaji DHJETOR 2015 shenon KRIZEN me te MADHE EKONOMIKE qe ka kaluar populli shqiptar i zakonshem dhe i ndershem gjate ketyre 25-se vjeteve. Problemi eshte se nuk kemi edhe opozite, se edhe kjo vetem pis te ben gjithe kohen. Tung.
Ket kerkuat , ket gjetet …
Hiqeni filozofa te gjithe tani.
Ke gabuar adrese per mua. Kjo leter i takon t’ ia nisje qoftlargur berishe qe mbolli cdo poshtersi ne kete vend. Apo jo? Mund ta kem dhe gabim, se ne kohen e tij arsimi ishte shume lart… Ti besoj i sherbeve ahere , para 2 vjetesh me devotshmeri…
Mua më duket se “mësuesja e Gregut” ka nevojë për një psikiatër.
Sikur ta kishe shkruajtur disa vite me pare kete leter do me kishe ndihmuar dhe mua, se kete e kam ndjere une disa vite me pare….Po ma merr mendja qe atehere ti ke qene komode …ke qene “e atyre”, ske ndjere kete presion se atehere merreshin me mua, por ti se prishe “komoditetin” tend qe te shkruaje 2 rreshta per katrahuren qe po ndodhte ne arsim me Universitet private qe e kthyen ne tregti shitje diplomash arsimimin, per mijera nxenes dhe qindra mesues qe detyroheshin te linin mesimin e te dilnin neper mitingje….Do te te vleresoja si edukuese te brezit te ri vetem nese do te kishe qene ne vazhdimesi kritikuese e asaj qe ka ndodhur me arsimin…jo vetem kur prekesh personalisht.
Sa shkrim i pështire! Të ngjall krupën.Ti moj artikull-shkruese të laje gojën me alkool para se të zije në gojë Shkollën Q. Stafa. Askund në Shqipëri punët nuk janë vaj. As kanë qenë as janë as do jenë. Veçori shqiptare por çfarë po pretendon është kaq e pasaktë. Veç po ngre rrëmujë rreth vetes që të kthejnë bota sytë rreth teje që të kuptojnë se ekyiston dhe ti.
Te vjedhesh dhe te shkaterrosh cdo pasuri, per 24 vjet rrjesht, vetem populli albanez, beson se do vije mrekullia ne dy vjet.
Me falni Znj. Kasi. Letra juaj ishte shume prekese, saqe gjyshja ime me ka detyruar t’ja lexoj tre here. Nuk ishte ceshtje e vogel per gjyshen time. Behej fjale edhe per trashegimtarin e Qeverise tone, pas abdikimit te ketij ” te gjatit ” te sotem. Me falni, por ju i keni shkaktuar nje dem te madh maredhenjeve te dy popujve vellezer ( shqiptar – kinez ). Kryeministri sapo ka lexuar letren tuaj, eshte perlotur dhe i ka thene delegacionit te vazhdoje bisedimet, ndersa ai vete eshte nisur vetetimthi me taksi per ne memedhe.
Çudi me stil solidar!
Bota perëndimore ka shumë çudira. Njëra prej tyre është parakalimi në rrugë i burrave dhe grave lakuriq për të demonstruar kundër ndotjes së mjedisit apo keqtrajtimit të kafshëve, ose kundër “vapës”. Meqenëse ne tani jemi si gjithë bota, nuk kemi mbetur prapa në çudira si vetëdjegje, vetëvarje, vetëvrasje, vdekje nga të ftohtit, vrasje në bulevard, vrasje në grup, vrasje në familje, përdhunime të miturish, grabitje publike, vandalizëm, papunësi, ikje syrgjyn, etj.Tani na doli një çudi e re. Në një kohë kur puna është shumë e kërkuar një zonjë, E.S. Kasi, braktis punën në shenjë demonstrate kundër “dhunës” së “mercenarëve të terrorit politik”- eprorëve të saj, e veshur me rroba, po lakuriq në mendim. Ka gjetur kohën. Çuditërisht në këtë kohë ka edhe shkrime të tjera të ngjashme si ai që e sheh Shqipërinë në udhëkryq të demokracisë, apo ai për rrezikun fetar, për sigurimin, për denoncimin e spiunëve të vjetër e të rinj, apo ai, i shumë përfoluri, për hapjen e dosjeve. Të gjithë njëlloj janë, ndryshojnë vetëm nga titulli. Mos vallë kërkojnë vetëm që të gjitha kusuret t’i paguaj qeveria aktuale?! Sigurisht që jo, jo të gjithë; disa duan më shumë. Rasti ka qenë edhe më përpara por asgjë nuk ka ndodhur sepse jemi si gjithë bota, kemi kulturën e vigjilencës e të zgjedhjeve demokratike. Sidoqoftë, në turbullira dhe furtunë është e nevojshme të keshë bërë gati një gunë.
Zonja në fjalë mbron parimin moral për ngritjen e një shqetësimi publik duke shkelur dy parime të tjera, braktis detyrën dhe nuk bën denoncim sipas ligjit; kryeministrit i kujton një nder të vjetër dhe i drejtohet me cinizëm se i kthen nderin duke i lëruar një vend pune “për të realizuar synimet e tij”; bënë presion se nuk do të kthehet në punë pa u larguar “mercenarët” nga institucioni dhe kërcënon se “do t’i drejtohet arkivave për hapjen e dosjeve; dënon klasën politike aktuale, por nuk ka propozim më të mirë për zëvendësimin e saj- mos vallë të presim të vijë nga importi!? Ajo parashikon ikje të shqiptarëve kur ikjeve iu hoq flamuri i kuq i demave, por gënjen se në fakt nuk po ikin të gjithë; na këput shpirtin kur thotë se po ikën edhe dituria, shkrimtarët, po nuk thotë se ata ikin në mënyrë komode dhe pasi e kanë gjetur punën. Në fund kërkon mirënjohje për punën e mësueit postin e të cilit e braktis. Pak dritë, o Z. Kryeministër, kujdes hidrocentralet që të mos na mungojë kontributi letrar dhe pesha e tij e vetëdijes histerike, ndjesë, desha të them historike të Atdheut. Kasandra.