Mungesa e konkurrencës në sigurime, Lati: Rekomandimet u shpërfillën

27 Nëntor 2015, 17:17Sociale TEMA

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës flet për situatën në shitjen e siguracioneve për automjetet

Mungesa e plotë e konkurrencës në shitjen e polisave të siguracionit të automjeteve është një dukuri që tregu po e vuan prej vitesh. Shkeljet e vazhdueshme kanë bërë që Autoriteti  Konkurrencës të ndërmarrë disa hetime.

Në hetimin më të fundit është konstatuar se konkurenca shkelet duke përqëdruar shitjet pothuajse në një broker të vetëm, ndërkohë që në treg operojnë disa të tillë.

Kryetarja e Autoritet të Konkurencës, Lindita Lati në një intërvistë për TemA TV tregon situatën e gjetur në këtë treg.

Për ti dhënë fund situatës monopole, Konkurrenca e sheh shpëtimin tek cilësia e shërbimit dhe futja  e sistemit bonus–malus.

Sipas Latit sistemi bonus-malus duhej të ishte futur prej kohësh. Kjo do të arrihej nëpërmjet ndryshimeve ligjore që duhej të bënte AMF. Po çfarë ka bërë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare?

Përplasjet institucionale dhe vonesat në hartimin e bazës ligjore në këtë rast përkthehen në kosto shtesë për qytetarët. Ndërkohë komapanitë e sigurimeve kanë shfrytëzuar mësëmiri këtë situatë, duke iu grabitur qytetarëve miliona euro.

4 komente në “Mungesa e konkurrencës në sigurime, Lati: Rekomandimet u shpërfillën”

  1. Babai i vertete i Dardanit says:

    Ju jeni te dyja budallaqe si ti si ajo e AMF-se.
    I keni ber ekuplara institucionet e nuk merreni me pune. Vetem histori roze degjon per ju.

  2. Eksperti says:

    Mire e ke ti moj zonje por ne nga anet tona kemi nje shprehje: “Sa ç’pyet haleja nga pordhat, aq pyet dhe AMF nga rekomandimet e Konkurrences.” Pastaj, sikur ka ca muaj qe kryetar i AMF-se eshte nje punonjes i Autoritetit te Konkurrences..apo vk.

  3. petro says:

    Hahaha c fare turpi, pse jo dhe krimi.

  4. Enitre says:

    Demet nuk paguhen, pronaret e shoqerive te sig pasurohen. Hetoni pasurite dhe investimet personale qe bejne. Piramida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje