Bashkia e Tiranës pezullon totalisht ndërtimet në Kopshtin Botanik. Vendimi erdhi pak ditë pas në Selitë të Vogël një gropë e ndërtuar për një pallat të ri rrezikoi të shembte një pallat tjetër aty pranë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj zbuloi se leja e ndërtimit ishte dhënë për 3 kate ndërsa gropa ishte bërë për 7 kate. Madje iu bëri apel 24 administratorëve të Tiranës të inspektojnë me kujdes zonën e tyre që gjëma të tilla të mos presim të na i zbulojë shiu
“Lejet jepeshin për shesh. Jepej leja e ndërtimit për 3 kate, gropa bëhet për 7 kate dhe po merr dhe pallatet e tjera.
24 administratorët e Tiranës pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në menaxhim dëmi të shkaktuar më përpara nga një bashki e papërgjegjshme dhe leje ndërtimi të dhëna pa kriter. Por dallimi mes nesh e tyre është se ne nuk jemi qaramë. Po japim zgjidhnje në Farkë, duke vendosur pilotat dhe duke pezulluar totalisht ndërtimet në kopshtin botanik. Kjo është arsyeja pse të gjithë administratorët duhet të inspektojnë me kujdes zonën e tyre që gjëma të tilla të mos presim të na i zbulojë shiu. Edhe dje zbulova se një javë para se unë të betohesha ishin dhënë leje ndërtimi në mes të Tiranës”
Veliaj foli dhe për leje që janë dhënë nga ish kryebashkiaku Basha një javë para se të merrte detyrën.
Bëhet fjalë për një pallat të cilit iu shtua për dy vjet një leje që do të skadonte atë javë, në rrugën “Donika Kastrioti”
“Janë bërë “pabesi” në mes të Tiranës nga ish-kryetari i Bashkisë. 6 ditë para se të merrja detyrën dhe para se të betohesha, ndërkohë që zgjedhjet kishin mbaruar, unë dhe kundërshtari kishim uruar njeri-tjetrin, Tiranës iu bë një pabesi. Iu shtua për dy vjet një leje që do të skadonte atë javë, në rrugën “Donika Kastrioti”. Është një pallat që ju e keni parë, nuk ka as garazhe, as kate nëntokësore”, tha Veliaj./ Ora
Po tani si i behet qe pronari ka lejen ne xhep a mund te anullohet?
Erion ju votuam si ty e si Edin,por tani lerini llafet,futini ne Burg..deri tani asnje ne burg nga majat e krimit dhe te politikes.boll me me justifikimin e rreformes ne drejtesi,u lodhem dhe po beheni te pabesushem
Ne burg nuk mund ti fusi as Edi as Eri. Nguliteni ne mendjen tuaj kete gje. Eshte gjykata dhe prokuroria qe merren me te tilla gjera.
KJo eshte fatura e legalizimeve Erion. Lejet merren per 3-6 kate e mandje shtesat shkojne te Lame i cili merr parate e korrupsionit dhe i legalizon
Besoj se per kete skemi je njohur edhe ti mandje ka pallate te tera pa leje qe jane legalizuar nga Lame, madje edhe te Deputeteve te krahut tuaj madje njeri 10 katesh mu ne mes te reres e pra kjo seshte demagogji me Erion
Duhet ti dalesh balle ketyre babezive nese do te jesh e ardhmja e afert e Besimit te Shqiptareve
Me ne fund nje lajm i sakt dhe jo si lajmet e shkruara nga gazetari medioker mentor kikiriku..cfar faji ka ish kryetari i komunes kur lejen e ka dhen per ndertime 3 katesh..dhe per 1 vit rrjesht njesia administrative farke nen varsine e kryetarit erjon veliaj nuk ka ber punen e saj por ka futur ndonje lek ne xhep dhe ka ber nje sy qorr per shkeljen e ber nga ndertuesi..TE FUTEN NE BURG, njerzit e Erjon Veliajt qe nuk kan mbikqyrur zonen dhe ndertimin e paligjshem…dhe Mentor Kikiriku te dali dhe te kerkoj falje publike per akuzat e bera pak dit më par…po kte gje sdo e bej ndonjeher se esht thjjesht nje hijen bythlepirse e Pushtetareve..Turp !
atje duhen var te gjithe qe kan dhion leje ndertimi pa asnje parking dhe asnje rrug apo drit