Kur i atakon politikanët e Kosovës në pikën e tyre më të dobët – në krim e korrupsion, Kurti tingëllon i besueshëm. Kur sillet si gjeodezist gjeostrategjik me ambicie për të ndryshuar kufijtë në Ballkan – Kurti është mjerueshëm qesharak.
Enver Robelli
«Morali i një njeriu shihet në raportin e tij ndaj fjalës», thoshte Lev Tolstoj. – Lexova një letër të shkruar nga i burgosuri politik Albin Kurti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe faktikisht kryetar në hije i kësaj force të tretë politike në Kosovë.
Disa gjëra më ranë në sy.
E para: Kurti i bie alarmit se shqiptarëve në Ballkan po u kanoset rreziku që të futen në kuadër të një «Mini-Jugosllavie», të cilën po synuaka ta krijojë bashkësia ndërkombëtare. Për shqiptarët bashkësi ndërkombëtare janë shtetet e Bashkimit Europian (në radhë të parë fuqitë kryesore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesë e kësaj Jugosllavie, sipas Kurtit, mund të jenë jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. Asnjë fakt të bindshëm nuk e përmend për këtë artikullshkruesi. Çfarë thotë janë teori komploti, të cilat ai i rendit mirë falë shkathtësisë retorike. Athua Perëndimi dëshiron të ringjallë Jugosllavinë pasi i dha mbështetje pavarësisë së Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë, Kosovës. Në fund edhe Malin e Zi, pasi e bëri të pavarur, tani po e merr në NATO?
E dyta: Kurti me asnjë fjalë nuk e përmend se Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ky anëtarësim është garanci e madhe e sigurisë në kuadër të një sistemi kolektiv të mbrojtjes. Çdo sulm kundër Shqipërisë nga një shtet tjetër konsiderohet sulm kundër të gjitha shteteve anëtare të NATO-s. Të shkruash për sigurinë në Ballkan dhe të mos përmendësh faktin se Shqipëria është anëtare e NATO-s nuk është lëshim. Është mashtrim i opinionit. Para disa ditësh profesori i Universitetit të Vjenës Oliver Jens Schmitt në një përshkrim të gjatë të sukseseve të Rumanisë në konsolidimin e institucioneve të shtetit, shkroi në «Neue Zürcher Zeitung» se për këtë meritor më shumë është anëtarësimi në NATO se hyrja në BE. Tek në atë çast kur rumunët e kanë fituar garancinë se nëse kanoset rreziku nga Rusia do të mbrohen nga NATO, ata filluan të merren më seriozisht me murtajën e korrupsionit. Edhe Shqipëria doemos do të shkojë kësaj rruge – jo vetëm si shtet anëtar i NATO-s, por edhe si korridor për transport të gazit mes Azisë dhe Europës. Javëve të fundit në diskursin publik në Shqipëri vërehet një ndryshim dramatik dhe pozitiv: disa politikanë kanë nisur që hapur të pranojnë se klasa politike në çerekshekullin e fundit ka bërë ndyrësi të pafundme dhe ka shkatërruar shumë segmente të shtetit. Se a e kanë bërë këtë më shumë të djathtët a të majtët – është e parëndësishme në kontekstin historik. Dështimi është i përbashkët. Deklarata e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli në Prishtinë se Kosova nuk duhet t’i përsëris gabimet e Shqipërisë, është deklaratë e sinqertë. E thënë nga një grua, kjo deklaratë fiton peshë edhe më të madhe. Nervozizmi i Jakup Krasniqit se Kodheli e paskësh fyer Shqipërinë jashtë vendit është absurd. Ku ka vend më të mirë se në Prishtinë që politikanët e Tiranës të qortojnë vetveten dhe, kësisoj, t’i ndihmojnë edhe Kosovës? Dhe, po ashtu, nuk ka vend më të mirë se në Tiranë që politikanët e Kosovës të pranojnë gabimet e tyre.
E treta: Kurti shkruan se temë e vizitës së sekretarit amerikan të shtetit John Kerry «është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm». Për fat të keq e kundërta është e vërtetë. Numri i shqiptarëve nga Kosova që luftojnë në Siri dhe Irak sillet rreth 300. Afër 40 tashmë janë vrarë në betejën për Kalifatin e Krimit. Një duzinë të rinjsh nga diaspora kanë lënë jetën relativisht luksoze në Perëndim dhe i janë bashkangjitur çmendurakëve me Kuran në dorë. Për çdo ditë ballafaqohemi me lajme mbi çika e gra të Kosovës që kërkojnë fatin në Raka, në kryeqytetin e të vetëshpallurit «Shtet Islamik». E udhës do të ishte që Kurti të dënonte me fjalët më të ashpra të gjithë ata fanatikë fetarë që i bashkohen shtetit që në fakt është antiislamik dhe antimysliman. E udhës do të ishte që Kurti, si lider i opozitës, t’i dërgonte një letër sekretarit amerikan të shtetit dhe t’i garantonte se Lëvizja Vetëvendosje do të përkrahë çdo aksion brneda ligjit kundër kontaminuesve fetarë. Ai e bën të kundërtën dhe thotë: Kosova është e parëndësishme në luftën globale kundër terrorizmit. Këtë e thotë bash në ditën kur policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë italiane arrestoi disa persona, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me milicinë terroriste të quajtur «Shtet Islamik».
E katërta: Në furinë e zemërimit Kurti «zbulon» se në Kosovë paskësh forca projugosllave, të cilave u prijnë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kjo është moda e fundit e Vetëvendosjes: kush nuk i duartroket hedhjes së gazit lotsjellës, është proserb. Pak e çuditshme si ishte i gatshëm Albin Kurti që jo më larg se vitin e kaluar të krijojë qeveri me Isa Mustafën, të cilin tash ka mbetur ta krahasojnë edhe me Aleksandar Rankoviqin. Tolstoj kishte të drejtë: «Morali i një njeriu shihet në raportin e tij ndaj fjalës». Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë figura të diskredituara politike për shkak se njëri në nivel lokal dhe tjetri në nivel qendror e kanë shkatërruar substancën e shtetit, e kanë toleruar dhe me gjasë edhe favorizuar korrupsionin masiv, kanë mbyllur sytë para krimit të organizuar, kanë instaluar një sistem të nepotizmit masiv dhe shumë njerëzve në Kosovë ua kanë bërë jetën ferr. Qytetarët vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti votuan me këmbë: rreth 100 mijë shqiptarë braktisën shtetin e tyre, për të cilin kishin sakrifikuar me gjenerata. Forcat projugosllave, që i përmend Kurti, mund të ekzistojnë në fantazinë e tij, por peshë politike nuk kanë. Këtë fjalor, që të kujton fjalimet e Enver Hoxhës në Radio Tirana, Albin Kurti është mirë ta harrojë sa më shpejt. Kur sillet si gjeodezist gjeostrategjik me ambicie për të ndryshuar kufijtë në Ballkan – Kurti është mjerueshëm qesharak, andaj në letrën e tij nga burgu gjen edhe këso margaritarësh: «Me të drejtë thotë një mik imi nga Shkupi se ne shqiptarët i bëjmë tifozeri SHBA-ve. Ky s’është partneritet politik dhe ekonomik. Kjo s’është aleancë ushtarake dhe strategjike. Kosova që të fillojë të peshojë më rëndë në arenën ndërkombëtare duhet që ta përfytyrojë veten si pjesë të kombit shqiptar shtatëmilionësh në Ballkan dhe ta ketë një udhëheqje radikale në diskurs dhe veprim politik që nuk sprapset para vuçiqave e daçiqave». Kur lexon njeriu një konstatim të tillë, s’mbetet gjë tjetër veçse të pyesësh: athua këta shokët e Albin Kurtit në Shkup apo gjetiu kanë ndonjë kusur nga e kaluara, që duan ta lajnë tash me patriotizëm që nuk u kushton asgjë dhe me zhurmë për Shqipëri Etnike. Albin Kurtin mund ta këshillojnë shokët që nuk u dashka të bëjmë tifozeri për Amerikën, por kjo propagandë e pistë nuk duhet ta hutojë askënd: gjermanët kanë qenë mbi gjysmë shekulli tifozë të mëdhenj të Amerikës derisa arritën bashkimin – falë Amerikës. Dhe, edhe sot, elitat politike, ekonomike dhe intelektuale gjermane, përkundër kritikave të drejta ndaj Amerikës, angazhohen për aleancë të fuqishme me Washingtonin. Brenda një çerekshekulli shqiptarët, falë Perëndimit, kanë arritur suksese që nuk mund të mohohen: intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës (1999), pavarësia e Kosovës (2008) dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO (2009) janë më të rëndësishmet. Të gjitha këto u arritën përkundër se kishim një klasë politike batakçinjsh: Shqipërisë faktikisht iu dhurua anëtarësimi në NATO, intervenimi në Kosovë u bë edhe nga shtetet që tradicionalisht kanë qenë aleate të Serbisë ose, si Gjermania, shumë skeptike sa i përket bombardimit të Serbisë. Na dolën në ndihmë, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës ishte jashtë rolit të saj historik, ndërsa krerët e UÇK-së si puna e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit më shumë ishin të preokupuar me marrjen e pushtetit në Prishtinë, madje edhe me çmimin e luftës vëllavrasëse. Herët apo vonë para gjyqit tokësor, hyjnor apo historik do të përgjigjet për mbrapshtitë e tij edhe Thaçi me tarafin e tij. Që sot është e sigurt se nuk do të kenë më shans të hyjnë në histori si figura të ndritshme. Këtë shans e kanë varrosur me sjelljet e tyre që të thuhet se janë skandaloze është pak.
Që drejtësia tokësore të afrohet Albin Kurti duhet të qetësohet. Sepse ai, natyrisht, ka të drejtë në shumë kritika që ia bën pushtetit, por edhe diplomatëve cinikë që sorollaten bareve të Prishtinës dhe për këtë shoqëri kanë po aq respekt sa kishte Mbreti belg Leopoldi i II-të për kongolezët para një shekulli, kur ua priste duart, sepse nuk nxirrnin rendimentin e kërkuar në plantacionet e kauçukut në trevat afrikane.
Albin Kurti ka të drejtë më shumë se çdo politikan, kur kritikon korrupsionin në Kosovë, sepse vetë nuk është përlyer në moçalin e ryshfetit dhe bixhozit me pasurinë e shtetit.
Kurti ka të drejtë kur atakon figura si Gani Thaçi për përzierjen e tij në afera të korrupsionit. (Për çudi Vetëvendosje nuk reagoi të martën kur u bë e ditur ajo që merrej me mend: se vëllai i Hashim Thaçit mban një lloj monopoli në sistemin e sigurimeve në Kosovë).
Kurti ka të drejtë kur kërkon nga qytetarët e Kosovës që, më në fund, ta tejkalojnë të menduarit parapolitik dhe të sillen si pronarë të shtetit. Ai ka të drejtë kur atakon intelektualët e Kosovës që kanë futur kokën në zall dhe presin njëherë se kush do të fitojë për t’u bërë me të. Ai ka të drejtë kur atakon ata që pasurinë e Kosovës e shitën për pesë para të kuqe e tre dinarë. Ai ka të drejtë kur demaskon hipokrizinë e aktivistëve të shoqërisë civile për sjelljet e tyre anticivile. Ai ka të drejtë shumë kur godet gazetarët e korruptuar që janë bërë zagarë të çdo pushteti që u jep pak tagji.
Nëse i përkushtohet këtyre kauzave në të ardhmen Albin Kurti ka ende shans të hyjë në histori si çlirimtar i vërtetë dhe i sinqertë i Kosovës. Shanset historike nuk përsëriten shpesh. Këtë shans muajve të fundit ai e ka dëmtuar, por ende nuk e ka varrosur krejtësisht. Për fat të keq, letra e tij e fundit nga burgu nuk është aq shpresëdhënëse. Kuptohet, këtë letër do të doja ta mbyllja me një pritje më shpresëplotë. Le të mbetet si thirrje nga një gazetar që është pajtuar me pothuaj të gjitha kauzat e tij civile, të drejta dhe të padhunshme.
Edhe nese Gabon sipas jush,Kurt Gabon per nje IDE te shenjte qe here a vone do te triumfoje:bashkimin e shqiptareve ne evrope!
Se Cfare form do marre ky bashkim ,nuk ka rende si,rende si ka se ky bashkim do te ndodhe sepse ky eshte vullneti shekullor i popullit tone!
Serbia ne jete te jeteve thone
1. KOSOVA NUK EKZISTON.
2. SHQIPTARET KANE PROBLEM GENETIK NE SHTETFORMIM.
3. NUK E NJOHIM KOSOVEN SI SHTET (rrjedhimisht qeverine, parlamentin, gjykatat, policine etj)
Albin kurti thoshte dhe thote
1. NUK E NJOH PUSHTETIN E GJYKATAVE TE ELUX (derisa e terhoqen zvarre prej leckash dhe e cuan te gjykatesi qe ta kuptonte kete gje)
2. NUK E NJOH PARLAMENTIN E KOSOVES (ky ia kalon dhe serbeve sepse ne mes te parlamentit gjuan me bomba tymuese, diten kur Serbia detyrohet te firmose marreveshjen qe DE FACTO eshte njohje e shtetit te kosoves nga ana e Serbise)
etj etj etj
ALBIN KURTI, AGJENTI I UDB, NE BURG
Sa bukur I ke renditur , as isa nukdo te kishte mundur ta shkuate kaq bukur !!!
Me kujtohet nje shkim ne 2002I SHKUAR NGA MILAIM ZEKA KU THOSHTE
SE PO NUK QE SPIUN I SEBIS EDHE NE BULEVARDI E PRISHTINES NUK DO TE LEJON TE ECESH D HAVE E HA OAS 13 VJERESH PROFETSIA E TIJ VERTETIGET!!!
Robelli duhet shkruaj me shume per gabimet e qeverise dhe jo te Kurtit ,por si u shitur qe eshte tek keta,shkruan nja dy fjale te bukura ,per te treguar qe une dhe lavderoj .mjaft me keta sharlatane gazetare.
KINI KUJDES SE RUSI PO E SJELL BAZEN E TIJ NE SERBI KUFI ME KOSOVEN .
pa e lexuar fare shkrimin sa shoh emrin dhe foton tende e parashikoj se shkrimi do jete qesharak dhe dinak i shkruar ne Beograd dhe ti mjeran qesharak,qe shkruan per njeres te nivelit mjeran.
Shqiptaret me tru e kuptojne qe e keqja pikerisht nga kurrupsioni vjen se po te ishte dhe Albini i korruptuar nuk do ishte ne kete pozicion.
Por populli nuk merret me te tjerrura gjate te leshit te korrupsionit
Ai po sheh finalen
MARREVESHJEN TRADHETARE TE ZAJENICES DHE FALJES SE KUFIRIT
Te gjithe pushtat e PUSHT-eteve dhe te gjithe PROSTITUTAT MEDIA te PUSHT-teteve i bien fyellit tek vrima e fundit e kavallit, per te devijuar vemendjen e popullit nga tradhetia e medhe e qeverise se Kosoves dhe asaj te Tiranes.
Korupsioni lidhe fillimi dhe fundin e rrethit te tradhetise.
Populli e ka vet fajin qe Esat Pashet nuk po i ndahen ketij kombi.
Ik ore Era e m…..Marreveshjet jane bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosoves.Ketu nuk eshte problemi,ai eshte dikund tjeter.Eshte ardhja ne pushtet dhe destabilizimi total i shtetit.Kete psikopat Kurti e perkrahin vetem xhihadistet,vehabistet,koltikgjinjet,inatqoret per pushtet dhe anetaret e ISIS.Kush e ka cliruar Kosoven,ore truthare?Cliruesi i Kosoves eshte NATO,SHBA dhe populli dardan.Per kete duhet vetem dialog,mirekuptim dhe keshillim me nderkombetaret e jo vandalizem,sepse Kosova dardane,ne baze te Planit te Ahtisarit,eshte multietnike dhe pike.Nuk mund te zgjidhen problemet me gaz dhe me protesta te dhunshme.Ne Kosove nuk vlejne pranverat arave,ore ISIS-ovca.Akademiku dhe Kryeminstri Mustafa tha se,Demarkacioni per Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do formohet nje grup ekspertesh me nderkombetare dhe ai do votohet ne Kuvend,ndersa Marreveshja per AKS eshte bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosoves.Andaj cka don psikopati kofliktuoz?Don pushtetin me dhune.Ky eshte nje njeri i pa eksperience udheheqese,percares si Qosja dhe nuk do e votoj askush,pervec disa rrugac qe do paguhen me vone.
Ka shume te drejte ,kur Albin Kurti shkruan se : ka interes qe te krijohet nje ,,mini Jugosllavi e re,, kjo do te thot: se te krijohet nje koalicion i shteteve te Ballkanit Perendimore ,,e kjo eshte ajo mini Jugosllavie re,, ku ne kuader te saj dominuese do te jene pra forcat sllave me dy shtete shqipetare te kontrolluara nga kjo force sllave qe eshte gjithmone dhe do te jete gjithmone aleate e perandorise se ardhshme Ruse.Pra me nje fjale shqipetaret me nje shtet nacional te brishte dhe me nje shtet multinacional me 90% te kombesise shqipetare ku 10 % e bene shume me te brishte dhe jo funksional si dhe me nje perqindje te madhe te shqipetarve ne Maqedoni duke vegjetuar ne tokat e tyre ,Mal te Zigati ne asimilim e siper dhe nje pakice shqiptare te mjeruare ne Serbi nuk munde te jene force aleate per asnje force te botes perendimore,perveç se nje shoqeri qe gjithmone duhet nje kujdestari e botes perendimore per çèshtje humanitare dhe ndonje krize ekonomike.Pra kjo eshte ajo qe shqipetaret ende nuk e kuptojne se ,anashkalimi i homogjenitetit te tyre sjell te dobsimi i mardhenjeve te tyre me forca aleate dhe sjell nje rrezik per vet ato.
Pra me nje fjale e gjithe shoqeria shqipetre behen objekt kusuritje per zgjedhjen e krizave te mundshme per rajonin dhe interesat e forcave globale.Pa nje homogjenitet te shoqerise shqipetare nuk ka as politike shqipetare ,as ekonomi shqiptare ,as forca mbrojtese shqipetare,as kulture shqipetare e as te ardhme shqipetare.
Per ate mendimet e Albin Kurtit ,jane shume vizionare dhe te drejta per te ardhmen e shqipetarve te Ballkanit Perendimore.
Albin Kurti eshte taleban.Kjo eshte ceshtja.
I PA EDUKUAR SERB
Albin Kurti nuk eshte i burgosur politik!
Bukur, Enver!
Duhet guxim per te kritikuar Albinin dhe ky “guxim” blihet jo shume shrenjte nga intelektualet e sistemit me te korruptuar te Europes. Nje njeri qe lufton betejat per demokratizim te nje vendi te sunduar nga oligarke qe ti i permend. Nuk jep pergjigje, nese keta oligarke nga te dy anet e kufirit do benin keto matrapazlleqe pa “bekimin” e perendimoreve? Real politik eshte kompromis dhe jo aq shume i fshehur tashme, ku kryefjala eshte “stabilitet” dhe jo demokratizim i vendit. E sheh boten ne menyre bipolare, kundra apo pro Kosoves dhe nga ana e miqve tane nderkombetare. E verteta eshte, qe modelimi i nje shteti ne arenen nderkombetare eshte fry i negociatave dhe aftesise per te negociuar. Albini dhe Vetevendosja nuk kerkon prishjen e ketyre marredhenieve, por uljen ne negociata si partner me dinjitet. Por kjo nuk do realizohet kurre nese Kosova perfaqesohet nga nje kaste pa dinjitet por e gatshme te leshoje gjithcka pervec pervetesimit te pasurive publike. Historia tregon se balancat ndryshojne dhe eshte patetike te mendosh se ajo qe ndodhi ne Jugosllavi eshte vetem”per te miren e shqiptareve”, apo disfunksionimin e shteteve dhe rajonit apo per prirje hegjemonike me sigla te reja ne keto ane si gjithmone. Shqiperia dhe Kosova, duhet te kene rolin e tyre ne kete ravijezim te ri te gjeopolitikes ne rajon dhe kjo nuk behet si VASALE. Prandaj, leri perrallat me NATO, se ajo eshte bashkesi shtetesh dhe jo anullim shtetesh apo politikave ushtarake te tyre. Fakti qe Shqiperia nuk perfitoi (armata e çarmatosur shqiptare) por as ekonomikisht. Investitoret e huaj nuk erdhen kurre, sepse problemi me i madh nuk paskesha qene “siguria e jashtme” si propagandohej, sesa “siguria e brendshme” minuar prej nje kaste qe po plackit vendin dhe me bekimin e heshtur te “nderkombetareve” ne emer te stabilitetit. Vizioni yt per gjeopolitiken eshte femijeror sepse nuk sheh dot, sfiden globale dhe pamundesine e shqiptareve te sillen si nje komb me nje shtet te denje ne mbrojtje efikase te truallit dhe interesave te tyre ekonomike kombetare.
KURTI NUK KA GABUAR, MOS U GENJENI NGA LEKSIONET PER DEMOKRACI. KUR DIKUSH TRADHETON DUHET VEPRUAR ME ATDHETARI SI OPOZITA. TRADHETARET HIPOKRITAT GENJESHTARET TE SHTIRURIT SHOKET E ENVERI NE BURG TE GJITHVE.
SIKUR TE KISHTE NE POLITIKE EDHE NE ATE PJESE TE SHQIPNISE DISA QE MENDOJNE SI JU,I NDERUARI ROBELLI,PUNET DO TE KISHIN ECE PERSMBARI. UROJME QE IDETE E JUAJA TE KIHEN PARASYSH
Robelli si gazetar i pelqen vetja shume ,vuan nga deliri i madheshtise ,por nje gje duhet te kete te qarte te gjitha keto qe ke shkruar jane pa vizion . Albin Kurtin nuk e korigjon dot . Je shume LULIPUTE .
Zotëri Enver Robeli, shumçka nga kjo shkresë është e qartë dhe e drejt. Por, keni ngatërruar një gjë fundamentale: ju e quani Albin Kurtin të burgosur politik. Unë nuk e besoj se këtë e bëni me padashje, por ju keni një qëllim të caktuar.
Në Kosovë, në shtetin më të ri në botë, nuk ka të burgosur politik. Albin Kurti nuk u burgos për pikëpamjet e tija politike, por për vandalizëm dhe rrebelim vandal në vendin më të shenjtë të një sheti, pra,në Asamble, duke hedhur gazlotësjellës dhe substanca tjera kime, e shishe qelqië mund të kenë pasoja tragjike në jetën e njerëzve.
Sakte.
E ka mire ose jo Albin Kurti,kjo nuk ndryshon qe Mustafa dhe Thaci ashtu si Berisha po vendosin nje shtet policor! Jane te korruptuar deri ne palce! E ka mire apo gabim Albin Kurti keta jane spiune te serbeve njelloj si Berisha! Pra c’rendesi ka ku gabon Kurti! Shqiptaret jane vene kunder shqiptareve ne sherbim te serbeve!
Ke te drejte ne shume drejtime o kusheri i larget, por zgjidh rrugen dhe mjetet e duhura.
Kurti ka te drejte kur flet per epersine sllave, VV eshte pjese e kesaj epersie bashke me simotren e saj shqiptare pedeiste