Lea Stançiç: Duhet ndryshim radikal në sistemin e drejtësisë, është më i keqi në Europë

2 Dhjetor 2015, 18:45Politika TEMA

Ambasadorja e Sllovenisë kërkon që reforma në drejtësi të rikthejë besimin e qytetarëve tek gjykatat.

Nga Vlora ku u bë pjesë e tryezës së diskutimeve të paketës së ndryshimeve kushtetuese, diplomatja Lea Stançiç tha se sistemi gjyqësor në Shqipëri është më i keqi në Europë ndërsa apeloi se për zbatimin korrekt të reformës nuk duhet bërë asnjë kompromis.

“Të gjitha raportet ndërkombëtare të pavarura, të Këshillit Europian, të BE-së, citojnë qartësisht atë që qytetarët shqiptarë dinë, që sistemi gjyqësor në Shqipëri është ndër më të këqinjtë në Europë, për të mos thënë më i keqi dhe se ka nevojë për ndryshim radikal”

Korrupsioni është pjesë e shoqërisë shqiptare. Disa gjykatës dhe prokurorë nuk bëjnë përjashtim. Këtu duhet të fillojë ndryshimi sepse ata janë të rëndësishëm për një shoqëri të drejtë. Kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, shumë e thellë dhe pa kompromise.

Eksperti për çështjet penale Arben Rakipi kërkoi që kjo reformë të rikthejë funksionalitetitin e organit të akuzës.

Reforma në drejtësi është një ndër kushtet kryesore per integrimin e vendit tonë në BE.

9 komente në “Lea Stançiç: Duhet ndryshim radikal në sistemin e drejtësisë, është më i keqi në Europë”

  1. Patriot says:

    Tashme kur korrupsioni ne drejtesi eshte ber problem nderkombtar, te pashpirtet gjyqetar, jane hedhur ne sulem per te sfiduar te gjithe nivelet qe flasin per kete gangren te shoqeris. Kur 800 vet ne kete sistem kan mare peng cdo shqiptare, eshte e cuditshme se nuk po gjendet nje force per ti zhdukur nga ky sistem keta palaco.
    Nuk kan deshir se pas kepuces se ketyre 800-ve jan ngjitur dhe pjesa e ikriminuar qe kan nen zotrim, prona, vrasje perfitime, me vulen dhe lekun e pa meritiar te ktij kontigjenti.
    Nuk ka vend, der dhe bizet, qe te mos gjesh shprejen se drejtesia eshte vendi ku nuk jepet kurr drejtesi.
    Shpresa s’ka vdek, poro vdesin njerz nga pritjaa funde te drejtesis se munguar.

  2. patrioti says:

    Ka filluar ,por pyetja eshte kur do te perfundoje ???

    1. abc says:

      Zoti moderator!
      Mos keni nderment ta censuroni komentin e “feniks-it”??

      1. abc says:

        Komentin,zoti moderator,jo heshtje!
        Pse keni frike nga mendimet ndryshe,ne se ato nuk permbajne fyerje apo shpifje???

      2. abc says:

        Komentin,moderator,komentin!
        Thesin aga,thesin!
        Mos bej sikur nuk kupton!

  3. xeni says:

    Duhet patjeter qe te shpetoje Shqiperia nga vete politikanet shqipetare ndryshe nuk behemi shtet kurren e kurres ,,ky eshte momenti kur dekriminalizuesit te dekrimnalizojne veten e tyre

  4. sokol says:

    ke te drejte znj Lea.keshtu thote dhe Ilir Meta.duhet te filloje reforma patjeter.

  5. TJ says:

    Sala eshte problemi shqiptar! Ai mbron tere kriminelet e PD! Rama qofsh mallkuar po nuk arrite ta shpiesh para drejtesise!

  6. roberto says:

    Nuk mendoj se ky KUVEND dhe keta nderkombetaret te bejne REFORME rrenjesore ne DREJTESI!
    Ketu ishin kur Berisha nderhynte ne DREJTESI sa here e si te donte dhe HESHTEN!
    Prokuroret dhe gjykatesit ne pergjithesi jane ushtare te Sali Berishes!
    Ligjet tona jane RRUMPALLE!
    Kur Gjykata Kushtetuese lejon qe VEMNDIMET E SAJ nuk zbatohen,atehere vaj medet per te tjeret!
    Keshtu Vendiminr.33/2010 nuk eshte zbatuar per pensionet e ish ushtarakeve dhe jane shpallur DEBITORE kunder ketij vendimi!
    E cfare mund te pritet me???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje