Meta takohet me zyrtarë të lartë gjermanë: Shqipëria e vendosur në përmbushjen e reformave

2 Dhjetor 2015, 15:09Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar ditën e sotme me zyrtare të lartë gjermanë si zv.Presidenti i Parlamentit gjerman Johannes Singhammer, kryetarin parlamentar të Mbeojtjes Volfgang Hellmich dhe Sekretarin parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Ralf Brauksiepe.

Gjatë vizitës së punës në Berlin, Kryetari i Kuvendit foli me zyrtarët gjermanë për ecurinë e reformave në vend si dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve.

Meta theksoi se Shqipëria është e vendosur të përmbushë të gjitha rekomandimet e Progres Raportit te Komisionit Evropian dhe se shpreson që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për anëtarësim.

Zv/presidenti i Parlamentit gjerman Singhammer vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit Evropian dhe se Gjermania do të jetë një mbështetje e palëkundur e këtij projekti.

Singhammer gjithashtu theksoi rëndësinë që ka parandalimi i emigracionit të paligjshëm dhe mundësitë që ekzistojnë për punësim të ligjshëm përmes arsimimit profesional të të rinjve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje