LETRA/ Presidenti i Bankers: Kemi paguar 550 mln dollarë taksa dhe kemi investuar 2.5 miliard dollarë në Shqipëri

2 Dhjetor 2015, 09:13Politika TEMA

President dhe CEO i Bankers Petroleum Ltd, David French, i ka drejtuar një letër të hapur Qeverisë, pas përplasjeve me këtë të fundit për taksat.

Ai thotë se Bankers në këto 11 vite që ndodhet në Shqipëri, ka paguar 550 milion dollarë taksa dhe ka investuar 2.5 miliard dollarë në Shqipëri.

Letra:

Për më shumë se njëmbëdhjetë vjet, Bankers Petroleum ka punuar shumë në operimin e fushës më të madhe të naftës të Shqipërisë dhe ka ringjallur në mënyrë aktive industrinë e naftës dhe gazit shqiptar. Së bashku, kompania jonë, Qeveria e Shqipërisë dhe vendi kanë përfituar reciprokisht nga aftësitë tona për të sjellë ekspertizën dhe teknologjinë perëndimore në rizhvillimin e fushës së naftës së Patos-Marinzës.

Ne jemi krenarë që së bashku e kemi rritur prodhimin nga 40.000 ton naftë në vit në mbi 1 milion ton naftë në vit, niveli më i lartë se kurrë më parë në historinë mbi 85-vjeçare të fushës së naftës. Ne kemi kontribuar me më shumë se 550 milionë dollarë taksa në Qeverinë e Shqipërisë në pagesa për rentën minerare dhe taksa të tjera. Ne kemi investuar më shumë se 2.5 miliardë dollarë në Shqipëri, duke riinvestuar vazhdimisht të gjitha të ardhurat përsëri në vend nëpërmjet zhvillimit të ri të fushës së naftës. Me punonjësit tanë dhe të punësuarit e nënkontraktorëve tanë, ne jemi krenarë që ofrojmë një të ardhme të sigurt dhe punë dinjitoze për më shumë se 1,500 shqiptarë dhe familjet e tyre.

Siç jeni në dijeni, ka pasur raportime në media mbi një mosmarrëveshje mbi shpenzimet gjatë vitit 2011 mbi të cilat përllogaritet edhe tatim fitimi. Gjatë vitit 2011 Bankers ka paguar 69 milionë dollarë taksa minerare dhe taksa të tjera. Ky vlerësim mbi tatim fitimin do të jetë mbi këtë shumë. Ne besojmë se të gjitha shpenzimet tona janë shpenzime të nevojshme për të mbështetur operacionet tona të vazhdueshme në fushën e naftës, por megjithatë kjo lloj mosmarrëveshje tregtare ndjek një procedurë normale dhe të dakordësuar më parë mbi mënyrën e zgjidhjes, që përfshin një palë të tretë audituese ndërkombëtare dhe, nëse është e nevojshme një organ të pavarur ligjor ndërkombëtar. Ky proces do të lejojë që të dëgjohen shqetësimet e të dyja palëve para se të merret një vendim.

Bankers beson se është në interesin më të mirë të Qeverisë, kompanisë dhe vendit për të arritur një zgjidhje të përbashkët.

Sfida e tanishme me të cilën ne po përballemi është bllokimi i llogarive tona bankare shqiptare nga Drejtoria e Tatimeve në një përpjekje për të mbledhur vlerësimin mbi tatim fitimin për vitin 2011, ndërsa diskutimet ende vazhdojnë. Është interesi më i madh dhe i sinqertë i Bankers që të vazhdojë të operojë normalisht në fushën e naftës. Pamundësia për të përdorur këto llogari bankare e bën të pamundur këtë, sepse ne nuk jemi në gjendje të paguajmë rentën minerare ose të paguajmë nënkontraktorët tanë. Nëse Qeveria lejon Drejtorinë e Tatimeve që të na japë akses në llogaritë tona bankare në ditët e ardhshme, ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjithë procesin e ndërmjetësimit dhe të punojmë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje. Ne mbetemi me shpresë se kjo do të jetë ecuria.

Ju lutem pranoni mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë bashkëpunimin e madh dhe partneritetin që kemi ndërtuar së bashku gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit. Është shpresa ime më e madhe që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këto marrëdhënie edhe suksesin që kemi arritur së bashku.

Me respekt,

David French,

President dhe CEO

15 komente në “LETRA/ Presidenti i Bankers: Kemi paguar 550 mln dollarë taksa dhe kemi investuar 2.5 miliard dollarë në Shqipëri”

  1. Genti says:

    Mirenjohja e sinqerte e hajduteve…
    Nuk ke paguar asnje takse zoterote ne Shqiperi. Kane paguar tatim mbi te ardhurat personale punonjesit e tu qe i paguan me 20.000 euro ne muaj.

    1. Adriatik says:

      Gabim Shoku. Marin nga 40.000 ne 70.000 usd me muaj rog. Fillon Loni me 70.000 Usd dhe perfundon te dashnorja e Lonit me 40.000.

      1. Ermal says:

        Çfare problemi ka per ty sa marrin drejtuesit e kompanise, nese i deklarojne dhe paguajne tatim mbi te ardhurat personale çdo gje eshte ne rregull per shtetin madje ku ta gjej te mbledhi nje takse te tille me norme 23%. Ne gjithe boten drejtuesit e kompanive te medha me mijera punetore paguhen me keto rroga madje edhe me te çmendura, pse duhet te behesh xheloz dhe malinj se nje shqiptar mund te paguhet me 70 mije dollare ne muaj? Jepet nje koncension per te huajt shqiptaret heshtin, jepet nje koncension per shqiptaret i hidhemi ne fyt qeverise dhe fillojme kerkojme djali, kunati, shoku i kujt eshte ai qe e ka fituar. Nuk kane brire te huajt, njerezor si ne jane. Ndersa ata marrin para’ shqiptare dhe i çojne ne vendin e tyre, shqiptaret i qarkullojne ne Shqiperi duke i sjell me teper te mira ekonomise shqiptare.
        Shteti po te kishte kellqe e ringrinte vete industrine e naftes dhe jo ta jepte me koncension. Nese pala po shkel ndonje pike te kontrates atehere penalizoje, por nuk mund te thuash apriori ti po fiton shume e tani eja na paguaj ca pare per buxhetin pertej normave qe kerkon ligji, sepse ne 2004-en ishim te papervoje kur dhame koncensionin.
        Pjesa tjeter per llogaritjen e tatim fitimit eshte çeshtje teknike qe kerkon interpretim dhe Bankers kete po kerkon.
        Qeveria te kete durimin e te presi per nje interpretim te paanshem qofte ekspertesh, qofte gjykatesish nderkombetare, sepse Bankers s’ka ku te arratiset me gjithe parate qe ka ne llogari.

  2. Meti says:

    David, falemdnerit per letren e hapur por do ishte mire te hapje dhe librat e llogarive.
    Hajde biri, se qe kur jeni futur ne Shqiperi e keni llogaritur kthimin e invetsimeve ne tre vjet – tani jeni me qarin.
    Po ashtu duhet te kuptosh qe Koco nuk te garanton qe do ta ruaje qetesine akoma.

  3. bobi says:

    David leri keto furca dhe shko jep bakshishin te gjatoshi, 5 miljon dollar e ka gjoben Rama ne muaj. Kush po pyet se sa ke vjedhur e sa do vjedhesh mos e ule pazarin se qeveritareve shqiptare nuk u interesone se ka ren cmimi, duan ate qe keni ren dakorte qe ne fillime 5 miljon ne muaj. Se po nuk ja u dhe o davide te debuan se nuk ju untereson shume se denohet shqiperija ne arbitrazhe se nuk paguajne gje na xhepi i tyre.

  4. juventus f.c says:

    E rritet prodhimin duke e shfrytezuar barbarisht vendburimin dhe jo duke sjelle ndonje risi qe nuk e dinin ing.shqipetare.Ju jeni plehra qe bashkepunuat me plehrat qe iken nga pushteti dhe e rropet industrine e nafnes ne Shqiperi.Tani qe ju ka ngelur sharra ne gozhde,jepni deklarata per derdhje taksash.Ne fund te fundit dhe ato taksa qe keni paguar,nga vjedhja kolosale qe po i beni shqiptarve i keni,prandaj mos u fryni kot,po do zoti ka byth ky i gjati tja u qi rropt dhe te paguani kokerr me kokerr ato qe keni vjedhur dhe po vazhdoni te vidhni.Dhe sa per uljen e prodhimit nuk e keni nga konflikti me qeverine por po i ruani rezervat sepse nuk ju intereson cmimi aktual i naftes bruto.LEGENA!

  5. Iliria says:

    Zoterinj gazetashites, çfare dmth “CEO” ??

    persa i perket artikullit, nuk e kuptoj si paska surrat ky presidenti te ankohet dhe te pretendoje qe paska paguar kaq shume taksa, kur dihet qe te gjitha firmat e huaja ne Shqiperi, pa perjashtim, jane lidhur me politikanet tane te qelbur dhe paguajne ndoshta 1/10 e taksave qe duhet te paguajne normalisht. Te gjitha firmat e huaja ne Shqiperi, sidomos ato te lindjes, qe i ka futur Sali islamiku, jane pasuruar ne menyre marramendese, pasuri qe nuk do t’i kishin vene ne asnje vend tjeter ku ka rregulla dhe ligje..

  6. Tili says:

    Afer e pastër korruptive në 2.5 miljard investime 2 miljard janë vjedhur këtë të kontrolloj shteti sa janë çmimet e tregut dhe sa janë çmimet e investimeve të kryera me kaq hitoria e Baknkers merr fund me gjithë Lonin

  7. Go west says:

    Rrugen e vjeter Fier Vlore e shkaterruan me themel tankerat e ketij zotrise qe çojne nafte bruto ne Vlore permes qytetit pa e ndalur kush, gje qe nuk ndodh ne ndonje qytet te botes, po ashtu e shkaterruar ne menyre permanente nga botet e tij eshte edhe rruga e Sodes- Sazani dhe ky ka paturpesine te na tregon investimet e miliardeshe.
    Zoti Leli çfare pret qe ta gjobitesh kete bandit qe shkaterroi Vloren?

    1. Politikane qe e kthyen Shqipen ne nje sorre te ndukur says:

      Po ku ka bithe leli apo ju leberit qe ti beni gje ketire mo?Do vjedhin,do prishi dhe do bejne hatane sepse e gjithe politika eshte hajdute dhe mafioze,cec me ra nje llaf ne vesh se nje firme “bushi” pret ta marre vendin e bankers qe eshte nje mut si kjo

  8. Fillori says:

    Trasparenca e Bankers duhet te filloi qe nga firmosja e kontrates ne vitin 2004. Si capital fillestar Bankers e ka filluar me me pak se 4.000.000 miljon dollar dhe sot llogaritet ne disa miljarda dollar.Kam bindjen qe kontrata e firmosur eshte baza e nje korrupsjoni e tipit mafjoz qe ka favorizuar kompanine Bankers ne kurriz te popullit dhe shtetit shqipetar.Mjafton ti besojme thenies se Z.Devid qe sot ne Marinze nxiren rreth 1.000.000 ton ne vit ,del e kjarte qe shuma 70 miljon dollar qe duhet te paguaj Bankers,esnhte nje qime floku per ta.
    Gjithashtu,krahasuar me kontratat qe behen per shfrytezimin e vendburimeve te naftes, te peraferta me VB e Marinzes, pala Shqipetare,mbasi te shlyeshin gjithe shpenzimet per investime dhe harxhime te ndrymshme , fitimi nga shitja e naftes se nxjer ndahet ne raportet jo me pak se 80% per zoteruesi e VB, pra per palen Shqipetare. Kontrata duhet te jene trasparente dhe ne dispozicion te publikut.

  9. sonar says:

    Gjithefarsoj budallai jep mend qe nuk i ka vete! Komente nga bageti ripertypse!

  10. taso kume says:

    PSE nuk thua sa ke fituar?.

  11. luani says:

    Ne kemi Gjik Nurin qe te ha mutin.Dihet qe Bankers duhet te paguaje rushfet edhe kesaj qeverie,ajo ka paguar njehere qeverive te meparshme por ja qe ne shqiperi duhet cdo % vjet te japesh llokmen e qylit.Kontratat jane bere nga njerez shume te fuqishem qe cdo qeveri ha mut kot se nuk eshte ne gjendje ta perballoje,thjesht eshte nje loje per ti paguar rryshfet qeverise.Pse Gjik idioti do ta hedhi ne gjyq Bankers,Gjika i shkrete mjftohet me ndonje leng kocke,por hajdutete medhenj bredhin neper bote dhe tallen me shqiperine.Prodhimin ata e rriten,por i thane pyset dhe ato do te mbushen menjhere me uje.Kete gje bene para $40 vjetesh disa naftetare,moren mbi 1 milion tone por pyset menjhere u mbushen me uje,dhe Hoxha i futi ne Buirg per sabotim

  12. skurrreeee says:

    qeveria eshte pale ne kontrate gjykata jo zoteri. Ti nuk barazon veten me shtetin shqiptar. Ti kontraten e ke me qeverine. GJYKATA E PROKURORIA VENDOS PER KONTRATEN TENDE. Jo arbitrazhi apo leshi me qime. Futini ne burg qafiret se po tall bythen bota me ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje