“Në hetuesi më ndalën edhe jashtëqitjen, ndërsa prokurori këndonte ‘përmbi portokalle moj të mora erë un ty’”

2 Dhjetor 2015, 09:42Politika TEMA

Gazeta Mapo ka sjellë dosjen e një gruaja të persekutuar në komunizëm.

Dosja D.D është një nga rastet më flagrante sesi regjimi komunist i hiqte zvarrë njerëzit deri në degradim total. Familja e saj kurrë nuk arriti të ngulej në një vend, qoftë edhe buzë një gremine.

E bija e saj, të paktën për 15 vitet e para të demokracisë, emigruar në Itali, nuk ka tentuar asnjëherë të vijë në Shqipëri, vetëm për faktin e tmerrit të komunizmit, duke ruajtur sindromën e frikës së asaj kohe kur degdiseshin orë e çast, ditë e natë.

Ky është një nga rastet që Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Ish-të përndjekurit rrëfejnë torturat, inskenimet e akuzave politike dhe jetën e tyre pas rifitimit të lirisë, që tashmë përbëjnë dosjen e gjallë të regjistruar me kamera dhe diktofonë”, shkruan gazeta.

Ajo ka marrë në intervistë gruan e persekutuar, që tregon keqtrajtimet që i bëheshin.

E mban mend hetuesin?

Hetuesin? Vangjel, Vangjel …. nga Berati kishte ardhur…

Si ju trajtonte hetuesi ju?

Shumë keq. Unë shkoja e robtuar dhe qaja, dëgjoja zë fëmije. Ndërkohë që ai këndonte “përmbi portokalle moj të mora erë un ty” i thoshe, dhe e kërcënonte se ju më kini fol për të më marrë të dhëna mua. Këngën s’dua ta dëgjoj. Ajo është puna jonë, ajo është puna jonë, rri aty, trego D, trego D. Po unë nuk kisha…më ulnin poshtë, më ngrinin lart, …më ulnin poshtë… tortura.

Çfarë torturash mban mend në hetuesi?

Në hetuesi më ndalën jashtëqitjen. U trokëllija, s’kërkoja gjë tjetër, as rrahje asgjë.

U trokëllija, isha e ftohur. Me një gjysmë batanije mbulohesha dhe e vija dhe për shtroje. Ato birucat e Skraparit janë nën tokë, nuk janë në nivel, ishin shumë të ftohta. Të shkoja në banjë?! Bëje dhe fshije të mos ta gjejmë ne aty- më thoshin. Dhe në banjë dy herë në ditë arrija të shkoja. Në 6 të mëngjesit dhe në 6 në darkë. Kjo ishte  më e rënda nga çdo gjë. Nuk ishte as buka, as goditja se sa mos kishe mundësi të…

 

Përdornin dhunë fizike?

Dhunë psikologjike?

Po ja këto. Na vinin alarmin në orën 12-të të natës. Nënkryetari i degës Neshat Guri dhe hetuesi me emrin Vangjeli më kërcënonin, se nuk do mund t’i shihja fëmijët, se do të kisha shumë pasoja.

I ke takuar tani këta njerëz që përmendi?

I kam takuar.

Çfarë u ke thënë?

S’ia arritët qëllimit o zuzar! Çfarë mund t’u thuash më? Njëri ka vdekur, kryetari i degës së brendshme.

21 komente në ““Në hetuesi më ndalën edhe jashtëqitjen, ndërsa prokurori këndonte ‘përmbi portokalle moj të mora erë un ty’””

  1. brigada 8s says:

    Shkrim koti. Nuk e kuptoj se si pas 24 vjetesh papritur jane shtuar keto shkrime me tematike “horrori i persekutimit nga sigurimi Shtetit ne komunizem”. Nuk keni gje me aktuale per te shkruar? Apo i keni dyst

    1. Popull Vasal says:

      Asgje nuk ka ndryshuar. Te njejtet gjakpires qe ishin dje , sot jane bijte e tyre…
      Degradimi i njerzve vazhdon!!!!

  2. thjesht says:

    Nuk mund te kuptoj cili eshte qellimi i ketij shkrimi .Ne cdo vend te botes nese je ne shkelje me ligjin te punojne 100-in.Hidhni nje sy ne Usa si vendi me demokratik ne bote . Nga ana tjeter nuk kuptova se si i ndalonin jashteqitjen por njekohesisht mund te shkonte 2 here ne dite ne banje? Krimet e komunizmit duhet pare ne nje tjeter kohe dhe tjeter sistem.

    1. ani says:

      Qellimi I ketij shkrimi eshte qe te kuptoje ky popull I pazhvilluar permasen e genocidit te shqiptarit kundrejt shqiptarit. Krimet ne burgjet e komunizmit ne Shqiperi Kane qene te krahasueshme vetem me ato te Hitlerit kunder Hebrenjeve. U be 60 vjet qe bota e tere nuk rresht se sjelli deshmi, Libra, dokumentare per te treguar barbarizmin qe mos harrohet e te perseritet. Ky shkrim ka vlere per ti ngushelluar sado pak mijera viktima te asaj diktature absurde e per tju thene se ne e dime cfare tmerri ishte. Por sidomos per te nxjerre nje me nje enrat e atyre monstrave injorante dhe kriminele qe ne keto 20 vjet demokraci leshi, jetojne krenare e te qete, pasurohen, dekorohen, shperblehen. Ky eshte kuptimi I shkrimin.

  3. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Une nuk njoh shtet pa polici, pa ushtri, pa gjykate etj etj. Une nuk njoh as kam degjuar se procese gjyqesore behen pa prova, pa deshmitare, pa akuze, pa debat etj etj. Edhe nje gazetar nuk e jep burim e informacionit e policia e shteti kur behet fjale per krime? Ne kohen e komunizmit nuk kam njohur asnje polic te vrare ne kohen e demokracise personalisht kam njohur pese qe jane vrare te gjithe nga dora kriminale, njeri nga keta police te vdekur ka qene i persekutuar ne kohen e komunizmit e ishte nga familje shume e mire dhe zotni njeri. Nga erdhen kriminelet! Kriminelet kane qene edhe ne kohen e komunizmit dhe ka pase shume por te gjithe ata qe pretendojne se jane denuar me te padrejte duhej te kishin denoncuar krimet ne institucionet e shtetit demokratik dhe kriminelet te ishin denuar. Perse nuk kane denoncuar padrejtesite, perse ndjekin rruget ekstragjyqesore! Te gjithe ata qe jane persekutuar ose edhe sot ndihen te persekutuar duhen ti drejtohen Gjykates dhe te provojne persekutimet dhe deminin e shkaktuar. Mero Baze eshte nje analist dhe gazetar i nivelit nderkombetar do te ishte mire qe kur permendet dikush si kriminel te intervistohej siç eshte intervistuar edhe Zonja. Atehere kemi informacion, ndersa se degjojme vetem njeren pale jemi si ne komunizem. Korrupsion ka pasur edhe ne komunizem biles shume, personi me i korruptuar ka qene Enver Hoxha, korrupsion thone se keni edhe sot, epo korrupsioni eshte shkelje e te drejtave te njeriut, prandaj korrupsioni denoncohet, denoncohet, e prap denoncohet.

    1. a says:

      Ore seriozisht e ke kete qe ke shkruar? Sa vjec je ti? 15? Cfare po thua?

  4. doku says:

    o brigada 8 duhet me ti provuar ne shpinen tende njehere ato turturat e sigurimit e pastaj te thuash o moj nene pse me linde

  5. mir says:

    shume tregim i dobet ….me tha i thashe traplliqe.

  6. vedeta says:

    MIR mer mir po ishim kater milion SHQIPTAR pse ju kan ber vaki vetem juve nje pakic e vogel njerzish kto gjera, e dyta po si mer zot nga te ter ju qe dilni e na tregoni tragjedi si nuk doli nje njeri i vetem te tregoj pse e kan arrestuar,kta duan qe sa her dalin me kto histori te dali dhe dikush te lexoj te kaluaren e ktyre njerezve arsyen pse i kan arrestuar dhe kush ka qen e kaluara shoqerore e ktyre njerezve se me sa mbaj mend un femrat qe shkonin ne burg ne at koh ishin vertet llumi shoqeris, na tregoni ne fillim çfar keni ber se kam njohur dhe un nje grua qe nxori fiksi kur shoqata kunder komunizmit gjeti eshtrat e dy njerezve ne linx pa shkuar ne dajt, te dy personave te pushkatuar nga komunizmi, keshtu ben namin dhe kta kur i gjeten po kur i than qe kjo grua qe ka banuar tek kobinati mishit ne at koh kishte vrar nje vajz 18 vjeç dhe pasi e kish vrar ja kish dhen kollovarit te kryente mardhenie seksuale dhe pastaj e kish hedhur ne gropen e geleqer per te zhdukur gjurmet ngelen, si thoni per kta te dy mir beri PPSHja qe i pushkatoj apo beri keq, ksi kobash keni ber dhe ju po ne permasa me te vogla se nuk kam degjuar te ken denuar gra per politik ne at koh mos genjeni o mashtrus te ulet per politik kan qen me pak se 1500 vet te denuar, kemi jetuar ktu me ju i njof mir ata qe rrinin neper burgje se kishte nga ata qe banonin afer nesh, ata kishin ber mostruozitete vjedhje dhe shkelje te ndryshme te ligjit ne at koh dhe tani jan te ter te persekutuar,plus qe ishin njerez ordiner pa shkoll dhe rrinin rrugve pa pun duke vjedhur ku te mundnin te ter hajdutet e asaj kohe jan te persekutum sot marin dhe para nga te demtuarit e tyre qe ishin qytetaret e ndershem ne at koh, ata qe i vodhen dhe i demtuan ne atkoh sot marin para nga shteti si te persekutuar, dhe sot ky popull i mbaruar nuk esht ne gjendje te ngrihet ne kemb te ruajn parat e taksave qe paguajn nga kta mashtrus ordiner qe kan luftuar komunizmin duke vjedhur e ber njemij te zeza, ikni mer se lat nam palaçot e kti vendi na kerkojn demshperblim ne qe ishim korrekt me ligjet e atij shteti dhe ndertuam vendin me punen ton.

    1. a says:

      Komenti jot Vedeta ,vetem konfirmon padijen injorancen pandjeshmerine e kafsherine e ketij mileti.. nuk di si mund te artikuloje njeri keshtu ne shek e 21? nuk behet ky vend . Beni qejf!

  7. anticensurë1234 says:

    një shkrim brënda realitetit!
    tregohet për torturat psiqike që i kanë bërë!!kjo është e njohur po aq sa është e njohur dhe përdorimi i dhunës fizike,që dhe në atë kohë ishte i ndaluar me ligj!por bëhej!!
    gjëja që më bën përshtypje është se nuk jepet asnjëherë përse personi është thirrur në hetuesi!!
    kush ka qënë akt akuza për të cilën është thirrur ose dënuar personi??
    shpesh këto aktakuza kanë qënë të stisura,por gjithnjë ka pasur një akt akuzë dhe më pas ka pasur një hetim që përfundonte në shumicën e rasteve në dënim!!

  8. Zekthi says:

    Problemi nuk jane regjimet. Problem eshte kafsheria e njeriut. Si ne komunizem edhe ne demokraci jane me te zgjuarit dhe me te fortet qe sundojne. Njera pale sundon tjetren. Sot shteti nuk mund te vrase per nje fjale goje por mund te fuse ne burg per nje kase fiskale, per nje fature, per nje vonese ne pagese dritash, per vonese ne pagim taksash, per ndertim pa leje, gjobe makine e cfare ti vije ne mendje deri sa njerezit te perulen e te kene frike. Frika eshte qellimi kryesor i shtetit te sotem shqiptar. Nepermjet frikes i meson “baletin” dhe e trajton si kurve cdo popull.

  9. Mos eshte gjyshi i Elona Gurit te LSI ky Neshti, mo?

  10. Tomorri says:

    Po kjo DD nuk ka ardhur ndonjehere ne shqiperi,ku e kini takuare atehere?????????????????????????????

  11. cingapoku nga patoku says:

    e ca torture esht qe knoka kong ai hetuesi?!
    kjo trego qe paska kriju ambjent artistic.
    dhun jo.
    pse tortur esht qe te t marrin ne pyetje?!
    shkoni or pirdhuni se a ka tortura n demokraci a s ka pas kurr.
    ne demokraci po ngjojm torturen e ujit. ne catin e demokracis mo.
    apo burgjet si kopsht zoo.
    demokracija osht shkerdhat
    esht si dhija
    demokracija
    “ta pash”!
    I thot deles se ngat
    por per vete
    e nxjerr pidhin
    vija vija..
    osht shkerdhat
    demokracija…….

  12. Sala says:

    Po pas u plera qe komentoni 2 her ne dite shkoni ne banjo

  13. jeta says:

    Kjo paska vajtur dy here ne dite ne banje ngaqe ka ngrene shume, une sot ne demokraci vetem nje here ne mengjez shkoj. Vazhdoni genjeni ose dhe po te jete ndonje e vertete, ç’me duhet sot!

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    PSE Sja bere ne koke atij prokurorit
    Ti tortura se tortura po hiqjeE shumta qe mund te beje ti dhisje surratin atij dhe disave ketu.

  15. krasta says:

    Jam dakort me
    Cingapokun nva patoku
    Eshte shkerdhate demokracia
    Sidomos kur behet nga komunistet
    Qe s’ dine te ngopur me te vjedhur.
    Gjithe diten ne parlamento zgjedhohet
    Folja VJEDH.

  16. Bardhi Tolabi says:

    Komunizmi iku,u rrezua,tani jemi ne demokraci,ne se eshte e tille kjo demoshkerdhatokraci qe u vendos tek ne.Fatkeqesia e te perndjekurve te vertete,eshte se ju dhane te drejte,me amnistine e bere,te gjithe te burgosurve,qofshin ata politike apo ordinere.Me kete palo vleresim qe ju be te perndjekurve te vertete,perfituan me shume ata qe nuk ju takonte.Asgjekundi nuk ndodh qe te perfitosh pafajsine e dhene prej gjykates,qofte edhe ajo prej gjykates te sistemit komunist,me nje amnisti pa nje vendim gjykate.Paralmenti,presidenti japin amnisti,por nuk kane te drejte te japin pafajsine.Meqenese u veprua keq,kush ishte realisht i denuar politik u fut ne nje grup me hajdutin,kriminelin,imoralin,shperdoruesin e prones dhe detyres etj,denime te cilat nuk perbejne permdjekje politike.Nga ana tjeter,shteti i mbas ndryshimit te sistemit,ishte dhe eshte akoma i dobet ekonomikisht,prandaj dhe ka mundesi te pakta per te demshperblyer ne menyre te denje te perndjekurit e vertete.Duke u shtuar srtificialisht numuri,u ul niveli i demshperblimit,sepse keto para u ndane ne shumefish te amnistuar,politke e ordinere.Keto qe shkruaj i kam te faktuara.Ne Korce,fillimisht ne krye te shoqates te te perndjekurve politike u vu nje i denuar per vjedhje ne shuma te medha dhe i denuar me 15 vjet burg.E si do te linte pa i futur ne liste,bashkehajdutet e tjere apo te denuarit e tjere ordinere,qe ja dinin “xanxen”?Po ne Korce,nje te perndjekur politik te vertete,e kishin lene pa shperblim dhe jam interesuar shume qe ai te fitonte te drejten qe i takonte.Ja pra,ne rradhet e te perndjekurve eshte bere nje katrahure e vertete,e qellimeshme prej Sali Berishes,si kryetar i PD-se dhe presidenti i asaj kohe,kur diskutohej dhe vendosej ky demshperblim dhe rehabilitim i te perndjekurve politike.Futja e te denuarve ordinere,ishte nje krim i Sali Berishes,per te rritur ne menyre artificiale,numurin e te perndjekurve politike nga njera ane dhe nga ana tjeter,duke i konsideruar te perndjekur politike ordineret,synoj te merrte edhe votat e tyre.Sot,kjo PD,ne vend te kerkoje falje per keqtrajtimin e te perndjekurve politike,te cilet i la pa pushtet,pa shperblimin e duhur,uleret e bertet gjoja per te drejtat e tyre.Ku i ka te perndjekurit e fillimit,qe i kishte deputete,ministra,e drejtues te PD-se?Asnje nuk eshte ne keto funksione.Sa shperblim ju dha gjate 8 vjeteve te qeverisjes te dyte?As kestin e pare nuk ju dha te gjitheve e jo me shume.Tani,ka vene ne sherbim ata qe ju ka dhe ju njeh dosjet,per te bere deklarata te tilla,pa emer as te te perndjekurit dhe as te torturuesit.Prandaj them se,pafajsia fitohet me vendim gjykate,aty ndodh ballafaqimi i te perndjekurit me perndjeksin dhe jo me fjale neper gazeta.Aty,kjo zonje e kushdo tjeter,le te ballafaqoje e kundershtoje denimin e saj dhe ne se provat mbi te cilat ka vendosur gjykata nuk qendrojne,le te fitoje pafajsine.

  17. shvejk says:

    Mbase Tema duhet ti kushtoje me shume vemendje atij prokurorit te arrestuar sot, i cili per nje ceshtje kishte marre 29 000 euro, se sa te merret me nje hetues qe kendonte gjate hetimit para 30 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje