PS publikon lejen me firmën e Bashës për pallatin 16- katësh

2 Dhjetor 2015, 15:47Politika TEMA

Partia Socialiste reagoi sërish sot për rinovimin e lejes së një 16 katëshi në rrugën “Donika Kastrioti”.

Deputeti, Alfred Peza, ndërsa publikoi lejen e ndërtimit të dhënë nga Lulzim Basha, e pyeti ish-Kryebashkiakun e Tiranës se përse firmosi lejen e ndërtimit të pallatit vetëm 6 ditë para se të lëshonte zyrën.

Sipas Pezës, leja skandaloze është modeli që ai i ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris.

Një ditë më parë PS kërkoi nisjen e hetimeve nga prokuroria për ‘këtë aferë të pastër korruptive”.

Deklarata e plotë

Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po presin që Lulzim Basha të dalë e ti sqarojë për lejen skandaloze të ndërtimit që ai ka firmosur për monstrën e betonit në mes të kryeqytetit.

Ndaj ata sot pyesin: Përse ish Kryetari i Bashkisë zgjati për dy vjet lejen e ndërtimit të pallatit në mes të Bllokut, vetëm 6 ditë para se të lëshonte zyrën?

Përse Lulzim Basha firmosi lejen për pallatin me të cilin është në gjyq ambasada Zvicerane?

Përse ish kryetari IiBashkisë, nën shembullin e babait të tij politik Sali Berisha, firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi i votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin?

Si mund të legjitimosh një pallat që nuk ka respektuar lejen e mëparshme të ndërtimit; që nuk ka garazhe dhe që është ngjitur me dritaret e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare?

Me këtë vendim, Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se është politikani më i pasinqertë i këtij vendi. Se filozofia e tij si kryetar Bashkie në Tiranë ka qenë ajo e mosberjes së asnjë pune për qytetarët dhe përfundimit në errësirë të të gjitha punëve të tij të dyshimta. Ai do të mbahet mend se në 4 vjet nuk mbolli asnjë pemë dhe nuk vendosi asnjë tullë.
Por më shumë se kaq, Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryebashkiak në botë, që i dha leje vetes së vet për të ndërtuar një kat shtesë mbi pallatin 12 katësh ku jeton dhe që firmosi 6 ditë përpara se të ikte nga zyra, lejen për mostrën më të shëmtuar të betonit që është ende në këmbë në Tiranë.

Duke nxjerrë dje në konferencë shtypi ish zëvendësin e tij në Bashki, për të mohuar ekzistencën e lejes, ai tregoi edhe njëherë se e gjithë karriera politike e Lulzim Bashës është ngritur mbi gënjeshtrën, mbi mungesën totale të sinqeritetit dhe mbi filozofinë e antiligjit e antishtetit.

Jemi këtu sot, për ti treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë, të zezë mbi të bardhë, lejen skandaloze që mban firmën e Lulzim Bashës. Ky është modeli që ai i ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris. Ai pallat pa leje, që mbahet në këmbë nga Lulzim Basha, është sot gozhda në trurin e cdo qytetari shqiptar, për të kuptuar se kush është alternative që ofron ai si lideri i opozitës shqiptare.

Ndaj, ne sot këtë leje do ia japim në dorë çdo qytetari të këtij vendi.

Historiku i Perbindeshit te Bashes tek Lulishtja “Tre vellezrit Frashri”

Momentet Kryesore

-Ne Dhjetor 1998, ish Kryetari i Bashkise Albert Brojka dha nje sere lejesh ndertimi te cilat u bazuan ne ligjin e urbanistikes te vitit 1993 nderkohe qe ligji i 1998 klishte mese dy muaj qe kishte hyre ne fuqi. Te gjitha keto akte juridike jane dhe kane qene teresisht te pavlefshme pasi iu mungonte baza ligjore dhe ishin dhene nga nje organ i suprimuar. Nje nga keto leje teresisht abuzive eshte edhe leja per nje pallat 16 katesh ne rruga Donika Kastrioti dhene shoqerise Teknoprojekt me nr.766 dt.22.12.1998.

-Kjo leje eshte konstatuar si absolutisht e pavlefshme nga Gjykata e Larte qe ne vitin 2001, ku shprehimisht thuhet: Ne keto rrethana leja e ndertimit e paditesit, e miratuar me date 22.12.1998 konsiderohet akt-administrativ absolutisht i pavlefshem. Aktet administrative absolutisht te pavlefshme nuk prodhojne pasoja juridike, pavaresisht faktit nese jane deklaruar apo jo si te tille(faqe 10, paragrafi 2). Gjithsesi gjyqtaret e korruptuar qe e moren ne shqyrtim ceshtjen pas padive te fqinjeve, nuk dhane asnje vendim perfundimtar per te anulluar apo jo lejen e ndertimit por benin pushim te ceshtjes meqenese aty nuk punohej.

-Shoqeria ndertuese Teknoprojekt paditi ne Strasburg shtetin shqiptar duke kerkuar demshperblim per gjendjen e tyre te paqarte juridike nga mosvendimmarrja e gjykatave. Gjykata e Strasburgut nuk eshte marre fare me lejen dhe nuk ka vendosur nese leja eshte apo jo e rregullt, por ajo ka vleresuar se gjykatat shqiptare kane krijuar pasiguri juridike duke mos marre nje vendim perfundimtar dhe duke mos zgjidhur ceshtjen per 10 vjet. Shteti Shqiptar per te mos paguar demshperblimin pranoi me nje deklarate te njeanshme, te njohe vlefshmerine e lejes e cila ishte konstatuar njehere absolutisht e pavlefshme (faqe 4, pika 9.3 e vendimit te Strasburgut). Pra Qeveria Shqiptare ofron leje ndertimi duke shkelur barbarisht kondicionet urbane dhe duke nderhyre tek pushteti lokal.

-Ne vijim te vendimit te Strasburgut, Keshilli i Ministrave nxjerr VKM nr.318 dt.16.05.2012 ku urdheron dhenien e lejes se ndertimit, absurditet dhe shkelje e hapur kompetencash (bashkengjitur). Bashkia Tirane, bazuar ne VKM e mesiperme dhe ne vendimin e Strasburgut ka dhene Vendimin nr.8 dt 27.08.2012 (bashkengjitur) me ane te te cilit i zgjat vlefshmerine lejes se ndertimit nr.766, dt.22.12.1998 e bazuar ne ligjin e vitit 1993 duke shkelur disa fish kondicionet urbanistike me fqinjet (vetem 6.8m nga nje godine 18-kateshe).

-Pervec shkeljeve te mesiperme, sot punimet vazhdojme me ritem te larte ne shkelje edhe me vete lejen nr.766 dt.22.12.1998, pasi ne menyre flagrante nuk eshte realizuar kati i parkimit nentoke dhe ka shkelje distancash. Deri me sot Bashkia nuk ka kryer asnje kontroll dhe nuk ka marre asnje mase megjithe ankesat e vazhdueshme te fqinjeve, megjithese i ka shkeljet te konstatuara qe ne 2005 . Gjithashtu, nga Bashkia nuk ka asnje studim per qendrueshmerine tektonike te ketij objekti gje qe duhet te vere ne alarm te gjithe njerezit qe banojne e kalojne prane tij, se godina ka themel sa 1/20 e lartesise mbi toke. Moskryerja e katit te parkimit ne nje objekt me 90 apartamente, ne nje rruge dytesore ku ndodhen 4 seli diplomatike (Amb. Ruse, Amb. Zvicres, Amb Kosoves dhe Amb. Serbise) do te krijoje probleme te medha trafiku dhe parkimi.

 -Ankesat e fqinjeve ne Gjykate zgjaten dhe shtyhen pafund, Amb. Zvicres ka hapur nje padi qe ne Korrik 2012 dhe deri tani nuk eshte bere asnje seance .

8 komente në “PS publikon lejen me firmën e Bashës për pallatin 16- katësh”

  1. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Ore, a i dha te drejte gjykata e strasburgut atyre qe po e ndertonin, automatikisht i duhej rinovuar edhe leja si rrjedhim. pyetja eshte kush ja dha lejen fillestare mbi te cilen u bazua edhe vendimi i gjykates se strasburgut qe i dha te drejte ketyre kullaxhinjve. rrumpallhone e modhe.

    1. rrapi says:

      KjoLeje zoterinj,eshte nje Qime B…
      ne krahasim me tere ate mori Baterdish
      qe mbajneFirmen e tij.Perse lihet i Lire
      nje Hajdut i tille kur prej Kohesh na e ka vjedhur Neve ate?

  2. Askush says:

    Edhe………

  3. dulla says:

    sa gjate i bie bythelepiresi Peza,ne qofte se ka shkelur ligjin ,anuloheni eshte shume e thjeshta sa merresh me,,, bla,bla,bla,,,,

  4. Kaci i zi says:

    Bla bla bla.boll me keto llogje kavaje se nuk jya ha kush me.jeni njesoj te dy palet.njesoh per keq jo per mire se per mire nuk jeni asnjera pale.

  5. 02122015 says:

    keta plera politikane e deputete flasin per shkelje e vjedhje qe ben njeri apo tjetri, por ama asnje nuk denohet, asnje nuk kapet , vetem fjale. me pak fjale na cate trapin me propaganden qe po beni se jeni njeri mut e tjetri kake.

  6. laku says:

    po ligji se ndalon der diten e fundit care flasin keta kane dy vjet qe po na tregojne barsaleta me nastradin

  7. bra,ho,ho says:

    Keshtu shtyne diten politikanet ne Albanistan !Edhe te mendosh qe ai popull i voton dhe i paguan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje