“Është e çuditshme që disa gjyqtarë apo prokurorë kanë grumbulluar kaq pasuri…as nuk e fshehin..”

3 Dhjetor 2015, 13:10Politika TEMA

“Pasojat e mosarritjes së kësaj reforme (në drejtësi) janë shumë më serioze sesa dështimi në procesin e integrimit në BE”. 

Deklarata bëhet nga ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Bronislava Tomasova, gjatë konsultimeve për këtë reformë në një universitet privat. Sipas saj, Shqipëria humbet shumë mundësi në aspektin e investimeve të huaja që do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Është joreale të pritet që njerëzit do t’i binden sundimit të ligjit dhe rregullave në përgjithësi në jetën e përditshme nëse pushteti gjyqësor nuk udhëhiqet nga vetë drejtësia se sa nga paratë, politika, apo ndërhyrjet e tjera”, thekson ajo.

Ambasadorja deklaron se ka edhe prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm që duhen vlerësuar.

“Megjithatë është e çuditshme që disa nga gjyqtarët apo prokurorët kanë grumbulluar një sasi të tillë pasurie e cila zor se mund të provohet duke konsideruar të ardhurat zyrtare. Në këndvështrimin tim është absurde që disa prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve shpesh as nuk përpiqen ta fshehin këtë pasuri. Mua më duket se sistemi i drejtësisë jo vetëm që nuk merret me këto lloj rastesh, por madje është edhe larg nga të qenit i gatshëm për t’u marrë me këto raste”, thekson ajo.

Tomasova tha se nuk ka shtet pa një pushtet gjyqësor funksional. “Do të ketë gjithnjë e më pak individë të pasur dhe një shtet gjithnjë e më të varfër nëse korrupsioni në gjyqësor tolerohet më tej. Shtet i varfër do të thotë shërbime të dobëta për qytetarët. Do të thotë një administratë joefektive pasi pagat do të qëndrojnë gjithnjë shumë të ulëta. Do të thotë që njerëzit do të dëshirojnë të jetojnë diku tjetër”, shton ajo. Sipas ambasadores, kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është aq shumë e rëndësishme për t’u ndërmarrë.

3 komente në ““Është e çuditshme që disa gjyqtarë apo prokurorë kanë grumbulluar kaq pasuri…as nuk e fshehin..””

  1. 03122015 says:

    kjo cuditet ( ne kemi kohe qe e dime kete gje) dhe me te drejte, me keto rroga qe kane zor se mund ti mbulojne hajdutlliqet.Po kush ti kapi, ujku ujkun nuk e ha thote nje fjale.

  2. Niko says:

    si nuk i ka thene njeri kesaj ambasadores ceke qe nuk na vlejne asnje lek keshillat e saj per investimet e huaja, pasi e hengrem sa krahu nga CEZi i cekeve. Duhet qe dikush ti thonte se keta duhet ti puthin doren dhe jo te llomotisin kunder sistemit te superkorruptuar gjyqesor shqiptar, qe i ka lejuar CEZeve dhe gjithfarlloj pisave te bejne pershesh kudo qe kane gjetur shesh ne Shqiperi.

  3. Iliria says:

    Cudi qe nuk i fshehin pasurite e vjedhura???? Asnje çudi, jemi ne Albanistan, gjerat behen hapur, sheshit dhe nuk fshihet njeri, sepse nuk ka denime. Cudi do ishte sikur hajdutet mos t’a fshihnin pasurine ne vendet demokratike, ku funksionojne ligjet.

    Perse duhet te kete frike dhe te fshehe pasurine nje politikan apo nje gjykates ne Shqiperi? Kush do t’a kontrolloje, kush do t’a hetoje, kush do t’a denoje?? Askush, keshtu qe perse te fshihen? Bje ça te duash, vidh, vrit, prij, digj, shkaterro, zapto, nuk te gjen gje. Vetem po vodhe drita dhe pula denohesh ne Shqypni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje