“8 dhjetori është një ditë feste për ne, jo dita për të rrëzuar qeverinë”

3 Dhjetor 2015, 10:10Politika TEMA

Partia Demokratike 8 dhjetorin e ka shpallur ditë proteste, me qëllim largimin e qeverisë.

Por, pjesmarrësit e Lëvizjes Studentore të 25 viteve më parë, thonë se kjo ditë është një ditë feste për ta, që përkujton atë që kanë bërë.

Drejtuesi i “Grupimi i dhjetorit ’90” Beslim Ahmetaj thotë se ai dhe ish-themelues të PD-së, të larguar nga partia, do të jenë në protestë për të zgjuar nga përgjumja studentët dhe për t’i dhënë shpresë atyre se në këtë vend jetohet, por jo për të rrëzuar qeverinë.

“Kjo kërkesë e PD-së nuk është në misionin e grupimit “Dhjetor ‘90”. Përmes këtij aksioni ne do të mundohemi për të bërë kurimin moral të njerëzve që e kanë humbur shpresën. Për ne 8 dhjetori është festë”, thotë ai për Shekullin.

1 komente në ““8 dhjetori është një ditë feste për ne, jo dita për të rrëzuar qeverinë””

  1. sherifi says:

    Ti mire e ke o Z.Beslim,po perderisa ke Saliun ne ate Parti,ajo Parti asnjehere nuk ka qene ne mbeshtetje te atyre idealeve te Dhjetorit te para 25 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje