Tjetër mjek abuzon në Korçë: 20 mijë lekë për një operacion të rëndomtë

2 Dhjetor 2015, 20:35Politika TEMA
Tjetër mjek abuzon në Korçë: 20 mijë lekë

Emisioni “Fiks Fare” sjell një tjetër rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha  në qyteti juglindor , Korçë.

Një grua nga fshati Polosk i Korçës , pasi ka vajtur me bashkëshortin  në spitalin e Korçës, për ta operuar për herrnin, mjekët ia kanë ofruar këtë shërbim kundrejt “kafes”  së tyre. Në pamundësi  ekonomike për të paguar mjekët,  gruaja është detyruar t’i drejtohet emisionit “ Fiks Fare”. Sipas M. R “ Para dy muajsh bashkëshorti im S. R, ka shkuar  për t’u operuar për dhjamin në spitalin e Korçës, por mjekët i kanë kërkuar lekë.

Ka qenë shefi i urgjencës Kujtim Shabani, i cili i ka thënë se për të marrë shërbimin e nevojshëm duhet të paguaj.  Jemi të dy të papun dhe nuk kemi mundësi finaciare për të kryer operimin. Ju lutem na ndihmoni”. Kaq ka mjaftuar që gazetarët e këtij emisioni të nisin  investigimin. Fillimisht  M. R dhe S. R kanë kontaktuar me shefin e urgjencës Kujtim Shabani, bashkëshortja e pacientit, i ka rikujtuar bisedën para dy muajsh, mjekut, i cili ja ka prerë shkurt “ në atë kohë nuk kishit mundësi, tani jeni gati? Të flas me kirurgun dhe takohemi”.

Pasi shefi i urgjencës, takohet me kirurgun, ai bisedon me pacientin S. R dhe bashkëshorten e tij, M. R,  ku u tregon se operacioni  shkon tek 20 000 të reja. Ndërkohë që operacioni do të kryhej  ne spitalin  e Korçës. Pas kryerjes  së analizave (ditë e enjte), pacientit i kërkojnë që të rikthehet ditën e hënë për të finalizuar operacionin.

Të hënën gazetarët e Fisk Fare kanë shkuar bashkë me bashkëshortët në spitalin e Korçës.  Fillimishtë gazetarët kanë kontaktuar shefin e urgjencës Kujtim Shabani , i cili pasi i ka pyetur nëse pacienti ishte gati ( a i kishin marrë masat për lekët), ka kontaktuar me kirugët, duke e dërguar më pas të sëmurin në paradhomat e operacionit.

Më pas të afërmit e pacientit ( ku ishte edhe një gazetare e Fiks Fare) shoqërohen  për tek kirurgu I cili do kryej operacionin, Landi Ballço.  Kirurgu Ballço, fillimisht ka kërkuar  5 000 lekë, për rrjetën që do i vendoste pacientin, ose jep alternativën për ta blerë në farmaci. Ndësra për pagesën tjetër, kirurgu është shprehur se nuk bëhet pazarë para operacionit.

Pas daljes me sukses nga operacioni, kirurgu ka kontaktuar sërishtë me familjarët e pacientës, ku është shprehur se “ operacioni ka dalë me sukses. Ndërsa u ka kërkuar familjarëve 5 000 lekëshin e rrjetës, ai u ka kujtuar  se duhet të paguheshin edhe dy kirugët e tjerë dhe anestezisti. Madje kirurgu Ballço ka dhënë edhe alternative për shumat që mund të paguheshin mjekët e tjerë, ku sipas tij u jepet nga 3000 – 4000 lekë sipas  dëshirës dhe mundësive së këtyre të fundit.

Pas insistimit të gazetares  së “Fiks Fare” për sasinë e lekëve që duhej të jepte, mjeku është shprehur se këtë pazar e kanë vendosur familjarët me shefin e urgjencës Kujtim Shabani. Kjo ka bërë që gazetarja e “ Fiks Fare” t’i jepte kirurgut Landi Ballço, 5000 lekë për rrjetën, dhe 15000 lekë për dy kirugët  si dhe shefin e anestezisë, që sipas kirugut Ballço kanë asistuar në operacion.

22 komente në “Tjetër mjek abuzon në Korçë: 20 mijë lekë për një operacion të rëndomtë”

  1. Iliria says:

    Te varen prej koqesh ne mes te sheshit..

    1. Atdhetaru says:

      Pastaj ankohen per dhu naj bluzave te bardha keta

  2. perla says:

    ketu jan te gjithe te koruptuar,nje sistem qe ka ber te pasur prokuror,gjukates,avukat,politikan,qe kan cuar kete vend ne gremin dhe taniduhan ta shkatrojn,per te humbur gjurmet,sic ndolli ne 97 ten.

  3. Treviso says:

    Bravo Fiksi. Ate qe sarrine ta beje ministria e shendetesise e beni Ju.
    Urime per punen fisnike qe beni per popullin e vuajtur.

  4. europian kam te drejten time! says:

    ah ju doni tju qish ropt o te korruptuar do kete ndonje here drejte ne kete vend!

  5. ,Qerosi says:

    Ne Korce u bekan lire operacionet. Ketu ne Tirane 500 000 e kane si fillim. Menyra e marjes se lekeve eshte shume elegante, jo kaq fshatareske si ne Korce. Ketu kirurgu te le takim ne kliniken e tij private dhe kur i kerkohet nderhyrja kirurgjikale e domosdoshme mjeku e njofton se nderhyrja do te kryhet mbas 6 muajsh per aresye te rradhes. Pastaj fillon pazari per afrimin e dates, pazar qe kur rezulton i sukseshem e afron deri mbas dy ditesh daten e operacionit. Ne rastin kur i afermi i pacientit nuk ka te paguaje ne kliniken private ku qarkullimi i parave eshte i ligjshem, ne diten e operimit i afermi thiret “te jape gjak” si eshte rregulli. Aty paguhet shuma dhe puna vazhdon. Pra mjeket e rretheve kane cfare te mesojne nga profesorat. Si ka qene dhe do te mbetet: nje korporate mafjoze qe nuk ngopet se piri gjak.

    1. Politics says:

      Nuk deshmojne per pazaret e medha as Fiksi, as te tjeret, po kane gjetur Korcen dhe bejne gjoja drejtesi me Alisen dhe Elvin

  6. Konservatori says:

    Po ILIRIA pastaj shko ti mbytu te gropa halese qe ke ne bahce kur tia kesh nevojen mjekut,jo mo po ai qe ka plasur trute gjithe jeten do jete baraz me nje kokpalare qe ka kruajtur topet ,e kur te semuret ky, mjeku me rrogen 50 mije lekeshe(specialisti i pare e) se ka edhe mjeke me 37000 leke rroge,duhet te beje temenara e ti rrije 24 ore pronto,se ky mjeku ska as familje as jete private azgje,eshte thes lescke qe cdokush ta perdore ta shaje e ta godase,popull teveqel zaten prandaj as bere as ke per te bere hajer ndonjehere se kembet i bien kokes.NUK KA MJEKESI PA PARA OOOOOO QE CTJU THUASH PAK E KENI.E hidhur po kjo eshte e verteta.

    1. Nje qytetar says:

      Ti , duhet te jesh nje nga ata ´sekseret´ e korrupsionit , prandaj flet keshtu ! Sipas teje njerezit e varfer , duhet te vdesin nga qe s´kane para´per t´u dhene hajduteve si ty apo ketyre palacove ´mjeke´?!

    2. Tobi says:

      Ne fakt mjeket i kane bere me zor mjek. Edhe rrogen nuk e dinin sa do e kishin para se te fillonin pune.
      Nuk te ben paraja njeri! Keta tipa sa do te pasur te jene keshtu kane per te punuar.
      Persa kohe ata e fusin rrogen e shtetit ne xhep duhet ta bejne punen nje me nje, perndryshe le te shkojne te punojne diku tjeter e jo te shantazhojne pacientet me shendetin e tyre, sepse eshte kriminale.

    3. Iliria says:

      Konservatori

      ke shkruajtur nje mal me budalliqe. Nese mjeku do me shume rroge, le te punoje ne spital privat, le te beje dy pune, tre pune, le te ike ne emigrim. Rrogat ne Shqiperi keto jane, nuk mund te justifikosh vjedhjen dhe korrupsionin pse jane rrogat e uleta, kapitalizmi, ne vendet e sapo dala nga diktaturat komuniste eshte ne hapat e para, nuk ka rroga nga 20 mije, 30 mije euro. Prandaj dhe Albanistani jone i dashur ka arritur ne kete pike me korrupsionin dhe eshte kthyer ne hale, pikerisht sepse ka njerez si ty qe justifikojne korrupsionin. Menyra se si ti e justifikon korrupsionin, perveç se makabre, eshte edhe e neveristshme. Eshte normale qe njerez si ty, me mendesine tende jane vene gjithmone ne krye te shtetit dhe zyrave shteterore, ja dhe rezultatet. Me pak fjale, je i neveristshem, ti dhe truri jot…

  7. ujku says:

    jevgu shef urgjene nuk behet evgjiti kurre njeri kurbati moterqiri

  8. endi says:

    ti haj kanzeri te gjithe keta se ma kishin rjepur vllan sote ne durres ato infermieret e lindjes ju q…ropt

    1. Korcari vip says:

      Endi po vllai per te lindur kishte shkuar? Ajde me nje djale!

  9. astrit gora says:

    doktoret jane sofra e terte latyrat marin sofra e pare eshte rama krye hajduti sofra e dyta beqja super hajduti po ju sju vjen mire populli po rilind

  10. xhemali says:

    Te paturpe me kemishe te bardhe.
    Burg.Burg.Burg.

  11. Tani says:

    Dakort burg dhe eshte e pafslshme sidomos per bluzat e bardha, kur kane bere betimin e Sokratit, po per pagat e tyre dhe mundesine per te jetuar si njerez pa keto a e mendon kush? Faji i kujt eshte? Po ti hyme keshtu ky sistem, ky popull eshte qe ne gjeneze i korruptuar dmth ka dy pale ata qe japin e ata qe marrin. Po baballaret e ketij kombi cfare bejne? Mbushin xhepat plote. Te vjedhesh pak ha burg te vjedhesh shume je i pafajshem….

    1. Emer says:

      Jo Sokratit por Hipokratit or bir…

  12. vala says:

    Shikoni prokuroret qe marrin 30mije euro per te liruar kriminelet dhe mos shikoni 200mije lekeshat e mjekeve qe shpetojne jete njerezish.Fundi i fundit ai nuk ja mori me zor, operacioni kishte perfunduar.

  13. Kristo says:

    Ne ilace dhe ne kimioterapi ju vafshin leket/euro/dollaret ore shpirtzinj: mjeke, gjykates, politikane, pushtetare, punonjes administrate, polica qe bashkepunoni me trafikante dhe me kriminela!

  14. neim says:

    Lavdi qeverise ! Keto rruge ju dha njerzve . I la me paga 50000 lek dhe ju tha …..vidhni , ju thote njeri gje , Vetem mua me lini rehat te vjedh per vete , Pse nuk gjurmoni ministrat dhe deputetet, apo ato ju mbajne me lek . TURP , TURP , PER FIX FARE . GAZETARE TE MJERE .sHKONI NE TIRANE MARRIN SHEFAT E PAVIONEVE NGA 1 MILION LEK

  15. neim says:

    URAAA. FIX. E SHTYPET KORRUPSIONIN . DO TJU JAPIN MEDALJE . mE MINISTRAT DHE DEPUTETE NUK JA U MBAN SE NGA ATA LEPINI KOSKA JU . tE PAKTEN MJEKET SHPETOJNE JETE , E DINI JUVE C,JANE JETET DHE PER KETO JETE TE SHPETUARA KY SHTET I PAGUAN ME PAK SE ROJET TUAJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje