Vrasja në Durrës/ 39-vjeçari u vra nga “shoku” që kishte konflikt. I kërkoi ta transportonte me makinë, e vrau me plumb në kokë rrugës

3 Dhjetor 2015, 10:40Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 39-vjeçarit Arben Hasa, në fshatin Shkallë të Durrësit, në afërsi të Manzës.

Korrespondeti i Ora News në Durrës, duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë informon se autori i dyshuar, identifikuar tashmë nga policia, por që për efekt hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tij, është një shok i viktimës.

Arben Hasa nga Burreli, por prej vitesh banues në fshatin Karpën të Maminasit, mësohet se ka pasur një konflikt për motive banale me autorin e vrasjes.

Ky i fundit mësohet se ka shkuar ditën e djeshme në banesën e Hasës dhe i ka kërkuar që ta transportojë me automjetin e tij.

Rrugës, në fshatin Shkalllë,  ai e ka qëlluar me një plumb kallashnikovi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, ai e ka transportuar trupin e pajetë të Arben Hasës disa metra më tej, e ka hedhur dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia e Shijakut dhe ajo e Krimeve të Rënda në Durrës kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Mjeti i braktisur tip BMV me targa AA 938 DR në pronësi të viktimës Hasa u gjet nga patrulla e policisë së Shijakut rreth orës 02:00 të mëngjesit të 3 dhjetorit 2015.

Në automjet janë gjetur njolla gjaku, 2 copë fishekë dhe një gëzhojë automatiku.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Manëz të Vjeter është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa.

2 komente në “Vrasja në Durrës/ 39-vjeçari u vra nga “shoku” që kishte konflikt. I kërkoi ta transportonte me makinë, e vrau me plumb në kokë rrugës”

  1. Shen Thomai says:

    Per fat te keq ne shqiptaret jemi ende ne fazen e majmunit per sa i perker evolucionit ndryshe nga bota qe ka mijevjecar qe eshte ne shkallen e homosapiensit.

    Duke qene ne fazen e majmunit nuk komunikojme dot per te zgjidhur konfliktet me banale ndaj shkojme ne ekstrem.

    Duhet te mesojme te ecim perpara e mos te hame me banane.

  2. portokalipsi says:

    nje kriminel e di shume mire qe ne shqiperi per nje vrasje denohesh jo me shume se 10 vjet po te kete para edhe me pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje