Policia ndalon 6 policë privatë për grabitjen e djeshme pranë Qafës së Kasharit.
U arrestuan në flagrancë punonjësit e SHPSF “Rogat Security 1”:
– Alban Sharra, 43 vjeç , banues në Tiranë
– Agron Ademi, 44 vjeç , banues në Tiranë
– Agron Lloha, 47 vjeç, banues në Tiranë.
– Niko Prifti, 38 vjeç , banues në Tiranë
– Eduard Metollari, 32 vjeç , banues në Tiranë
Këta policë kishin si detyrë ruajtjen dhe transportin brenda rregullave, të vlerave monetare. Në pranga ra edhe Artan Mane, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i shoqërisë.
Këta shtetas u arrestuan sepse në Qafë Kashar-Rinas, afër kthesës së Laknasit, 5 persona të armatosur, kanë qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri dhe kanë goditur me mjete të forta xhamin e mjetit transportues, ku kanë marrë një sasi lekësh që po transportoheshin nga eksorta e SHPSF ‘’Rogat Security 1’’, duke marrë nga kjo eskortë një armë zjarri automatik e poseduar prej rojës së SHPSF-së Alban Sharra.
Në afërsi të urës së Limuthit është gjetur tërësisht i djegur mjeti markës ‘’Jeep grand Cheroke’’, me të cilin autorët kishin kryer ngjarjen.
Në vendin e ngjarjes u gjet me cilesinë e provës materiale dy gëzhoja kalibër 7.65 mm, dy fishekë luftarake model 56, një predhë e dëmtuar, një fenelinë policie, dy leva hekuri.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kalbini ne burg.
Normal qe kjo vjedhje eshte bere me bashkepunimin e tyre.
Ata nqs ishin roje duhet ta mbronin me jete kete sasi te madhe parash se prandaj paguhen.
Dënoini të kalben në burg dhe do shikoni si do tregojnë se kush i vodhi paratë!
Bravo i qofte Policise qe ne kohe rekord zbulon dy ngjarje te bujshme brenda dites grabitje te tilla jane bere edhe me pare por kriminelet iknin ne drejtim te pa ditur.
Lexon gje qe u kapen autoret ti shoku? Ne drejtim te paditur dhe ne mes te dites te ndodh grabitje, e ti merresh me nostalgjine!!!
Te gjitha firmat e policive private te depozitojne nje shume te barabarte me shumat qe dalin garante te trasportojne Ne raste se ua vjedhin tu sekuestroet depozita Pastaj do te shohim se kushe ka bythe ta beje kete pune
Mire e ke ti o shqiptar, po licensa kane dhe do te kene vetem ata qe kane vene para si thua ti, me droge ose per vite me radhe i kane rjepur keta te shkrete duke i paguar nga 12 000 leke dhe per vete kane vene miljona duke bere vila, fabrika , duke i ndare leket me rrrugacet e kriminelet. Bankers paguan 1000 $ per nje roje ne muaj dhe ata paguhen nga 12 000 leke, thithin karbonin ne gjak dhe leket i marin kokerruaret dhe i ndajne leket me Kajollet, Isufajt, qeveritaret
Deri dje kishin shoqeri ne emer te maceve dhe te qeneve, ndersa Saimiri tha se do ndrzshojme dhe vertet ndrzshoj u dha numer te pa kufiyuar, te mbajne dhe te vjedhin sa te duan dhe oficerat qe ishin drejtues teknik i la ne rruge apo i ktheu ne roje