Bashkia e Tiranës i bashkohet nismës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”. Në një mjedis të kthyer në pikë dhurimi gjaku në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe punonjës të bashkisë dhuruan gjak, si pjesë e nismës së Kryqit të Kuq. Këtë dhjetor, Bashkia e Tiranës ka hapur dyert për dhurimin e gjakut për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë për të vazhduar jetën.
“Më vjen shumë mirë që Bashkia e Tiranës ka hapur sot dyert për dhurimin e gjakut. Do të jenë shumë vetë të stafit tonë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, për të dhuruar gjak. Për Bashkinë e Tiranës, Dhjetori është muaji i dhurimit, por jo vetëm i dhurimit të të mirave materiale me të cilat të gjithë gëzohen për dhuratat e fundvitit, por e dhurimit të asaj që është gjëja më e shtrenjtë, dhurimit të jetës”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se në 100 ditët e para të Bashkisë së Tiranës, nuk kishte mënyrë më të mirë për të mbyllur këtë fazë të parë sesa duke dhuruar gjak. “Ne jemi një shoqëri e cila duhet të bazohet te solidariteti dhe vetëm në ditë nevoje, ndonjëherë mendojmë se si të përballemi me fatkeqësitë, në rast të ndonjë sëmundje apo ndonjë përmbytje. Një shoqëri inteligjente përgatitet për ditën e keqe, kur ditët janë të mira, kur ditët janë me diell dhe kur jemi mirë me shëndet”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi nismën “Dhuro gjak, shpëto një jetë” si mundësi për të gjithë ata që kanë nevojë në momentet e vështira. “Më vjen mirë që Kryqi i Kuq inkurajon shoqërinë solidare, por edhe shoqërinë inteligjente, që i paraprin me bankën e gjakut dhe ofron një shërbim që në rast të ndonjë momenti të vështirë, të paktën kemi një garanci që Kryqi i Kuq është aty, për të dhënë atë që ndoshta është më e çmuar në jetë, që është gjaku dhe mundësia për të vazhduar jetën me shumë kurajo”, tha Veliaj.
Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq vlerësoi si një moment shumë të veçantë që Bashkia e Tiranës po organizon këtë seancë për dhurimin e gjakut. “Dhurimi i gjakut është një ndër aktet më humanitare dhe me një njësi gjaku shpëtohen jetë njerëzish, kjo është diçka e jashtëzakonshme. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për këtë akt të tij personal, por edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe shpresojmë që promocioni vullnetar i gjakut do gjejë gjithnjë e më tepër mirëkuptimin e qytetarëve shqiptarë për të mirën e njerëzve që kanë nevojë për gjak”, u shpreh përfaqësuesi i Kryqit të Kuq.
Veliaj dhuron gjak,Veliaj,Velial,Veliaj…………….!
Perse duhet patjeter te tregohet?!Ne themi,bëje te miren dhe hidhe ne Det.
Te vjetrit tregonin se,ne ditë festash te pasurit paguanin ekstra njerez te shperndanin dhurata qe ishin rezervuar per te varferit,te cilat ja vendosnin para deres.Anonimiteti ruan dinjitetin e nevojtarit dhe shton vleren e vepres humaniste te bamiresit.Thuhet se puna e politikanit
(Kryebashkiaut) matet me terheqjen e investitoreve dhe hapjeve vendeve te reja te punes(te kuptohemi,jo per vendet e punes per militantet ne administraten shtetrore).Sa investitore ka terhequr Veliaj ne Tirane dhe sa eshte shuma e investimeve?Ky po do te ishte lajm,lajm qe hap rrugen e Veliajt edhe per Kryeminister te ardhshem,por jo me lajme vrau kaq dhe aq miza!
Nga nje ane eshte thjesht reklame politike per te rritur popullaritetin tek votuesit. Nga ana tjeter, akte te tilla duhen bere, disa here bile para kamereve sepse eshte edhe nje menyre qe mund te sensibilizoje qyteteret e tjere.Duhen promovuar aksionet e dhurimit e gjakut e jo vetem
vetem dhuron ky i shkreti.
i hargjoi te gjitha kursimet e mamase
Bravo,Erjon Veliaj eshte nje shembull i vertet! Te tjeret duhet ta ndjekin.Kush ka trup te shendosh ,ben mire te dhuroj gjak sepse behet rifreskimi i trupit.Eshte mire sidomos per ata qe vuajne nga tensioni ,spse behet riperteritja e gjakut,por dhe ulet presioni i tij.