Prezantohet projektligji që ndryshon mënyrën e dhënies së shërbimeve publike

3 Dhjetor 2015, 17:11Sociale TEMA

Një projektligj i ri, që do të rregullojë mënyrën e funksionimit të sporteleve të institucioneve të shtetit shqiptar është përgatitur në kuadër të reformës së madhe që ka ndërmarrë qeveria në Shërbimet Publike.

Projektligji është prezantuar sot paradite nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito gjatë një konsultimi publik të zhvilluar me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe shoqërisë civile.

“Është një ligj krejtësisht inovator, sepse trajton një problem që nuk është trajtuar asnjëherë në legjislacionin shqiptar: Problemin se si shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve”, është shprehur ministrja Harito.

Duke folur për gjendjen e trashëguar të sporteleve të shtetit shqiptar ministrja Harito ka nënvizuar se në to qytetarët përballen me radhë të gjata, mungesë procedurash standard, mungesë afatesh kohore dhe shumë shpesh kanë mungesë përgjigjeje nga institucionet. Në veçanti kjo e fundit krijon mundësinë për të bërë korrupsion.

Prandaj dhe qeveria është e vendosur për të ndryshuar tërësisht këtë situatë. Ministrja Harito tha në takim se projektligji i ri përcakton: Parimet e ofrimit të shërbimeve publike, institucionet kompetente për hartimin e politikave shtetërore në fushën e shërbimeve publike si dhe strukturat që do të hartojnë këto standard.

ADISA do të jetë autoriteti përgjegjës për hartimin e standardeve mbi bazën e të cilave do të do ofrohet shërbimi, ndërsa të gjithë institucionet e administratës shtetërore do të jenë të detyruar të zbatojnë këto standard.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e shoqatave të biznesit dhe Shoqërisë Civile, e kanë vlerësuar nismën e qeverisë për të reformuar shërbimet publike dhe kanë dhanë mendimet e sugjerimet e tyre konkrete se sim und të kryhet më mirë kjo reformë.

1 komente në “Prezantohet projektligji që ndryshon mënyrën e dhënies së shërbimeve publike”

  1. Qorri says:

    Ligj inovativ, se kemi degjuar, miser e domate inovative ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje