Kur ndodhin tragjedira dhe vrasje masive në qytete e dhunë, sikurse ishte rasti i trishtët dje në Kaliforni, shpesh mendoj se qytetari është disi i pambrojtur, dhe se shteti në një farë mase e ka të pamundur krejtësisht ta realizojë kontratën hobsiane me qytetarin : Ti çarmatosu, unë të mbroj.
Pse të mos ketë ndonjë armë të vogël me ligj qytetari për vetëmbrojtje?
Fillimisht persona që dihet se janë aq të përgjegjshëm sa policët, si punonjës policie në pension, prokurorë dhe gjykatës, nëpunës civilë, të zgjedhur në këshilla lokale, drejtues institucionesh, mësues, gazetarë, etj, etj.
Se kështu i bije që grabitësi me dhunë përballë është me armë pa leje, kurse qytetari i ndershëm është i çarmatosur.
Kush të dojë nga këto kategori. Sigurisht duhet ta blejë vetë dhe me leje shumë specifike.
Do bëjnë krime???
Nuk është argument. Nuk ka pse të konsiderohen më pak të përgjegjshëm sesa policët. Nuk dinë t’i përdorin??? Të bëjnë kurse trajnimi. A nuk bëjmë për të drejtuar makinat???
Ai që do ta bëjë krimin, e gjen armën, mos kini merak.
Por, kështu njerëzit do të jenë më të qetë. Do ketë devijime. Patjetër, por statistikisht nuk provohet se armatosja e cilësuar e popullsisë shkakton më shumë krime sesa çarmatosja totale.
Pse gjuetarët nuk bëjnë krime? Ja argumenti.
te lumte mendja, dora dhe goja prof. Fuga!
o psikopat boll na dhe ment.
arm duhet te marrin te gjith me leje.
pastaj kush t sillet si “i fort” e gjen hunleshin qe do ja marr jeten pa tjeter.
atehere do jen te gjith te lir dhe te barabart ne drejtsi sepse “t fortet” do ken frik.
ligji te behet qe kushdo qe vret “te fortin” esht I pafajshem, si n ameriken e perndimit te larget.
vetem kur t mos ket me “t fort” do vendoset rregulli dhe shteti.
at’here edhe shqiptaret sikurse gjith bota e qytetnume do fillojn me msu fjalet “te lutem” e “falemnderit” te cilat jan fjal te huaja sot per ta.
Ky dick flet per shtete e tjera se ne shqiperi populli eshte i armatosur deri ne dhembe, fale kriminelit Sali… Ky Fuga si duket nuke paska rene ne prite akoma.
Eshte e drejte e pamohueshme mbajtja e armes per vetmbrojtje. Te vjen tjetri ne shtepi, bandit pa dy klase shkolle, te tmerron kalamajte, ndofta tenton te te dhunoje gruan dhe ti nuk ke se çfare t’i besh. Personalisht kam qene gjithmone per mbajtjen e armes. Qofte edhe kundra ligjit. Se ligjet pushtetaret i bejne sipas qefit te tyre, dhe jo te popullit. Te gjithe pushtetet kane frike nga nje popull i armatosur. Sepse e dijne qe per maskaralliqet qe bejne mund te hane edhe ndonje plumbi kokes. Prandaj ne Shqiperi si dhe ne mbare Europen, nuk lejohet mbajtja e armes. Ne Amerike eshte e kunderta. Dhe eshte shume mire.
o Boni nuk po te jep mend ty jo ..ti as qe arrin ta kuptosh jo me te arrish te marresh mend nga Prof.
se kupton qe shqipoja te vret pas shpine ,dhe te rrofte armatimi?
Uuu, e zgjidhi profesori komunikimit, ne Shqiperi, tani u hodh te zgjidhe kalifornine!