Shqipëria renditet ndër vendet me prevalencën më të ulët të të prekurve nga virusi i HIV-AIDS. 870 të tillë, mes të cilëve 40 fëmijë, ky është numri që identifikon Ministria e Shëndetësisë.
Këto të dhëna u ripublikuan në Ditën e Luftës kundër HIV-AIDS, në një aktivitet ku morën pjesë edhe përfaqësues të OKB-së. David Saunders, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara , dhe Përfaqësuesi i UN Women kërkoi futjen e testit të shpejtë në paketën bazë të shërbimit parësor, “një mënyrë edhe për të për të mësuar lindjet e fëmijëve me Hiv”.
Po kështu sipas tij është e nevojshme që edukimi për këtë infekison të futet edhe përmes sistemit arsimor në Shqipëri. Sa për përhapjen e këtij infeksioni në vendin tonë, institucionet e shtetit shqiptar vlerësojnë se mbetemi ende në kuota të ulëta, raporton Respublica.
“Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se në Shqipëri, nuk ka epidemi të gjeneralizuar, apo të përqendruar, të infeksionit HIV. Shqipëria vijon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV, ose 0.03%, dhe incidencë 0.003% (Nëntor 2014, popullata sipas INSTAT 2014). Por, pavarësisht ndalimit dhe përmbysjes së incidencës së infektimit me virusin HIV/SIDA globalisht deri në vitin 2015, dhe ndonëse prevalenca e infeksionit HIV në Shqipëri është e ulët, vihet re një prirje në rritje e numrit të rasteve të reja në vitet e fundit.
Numri i personave që kanë rezultuar HIV pozitivë për 2015 (Nëntor 2015) është 87 persona, ku midis tyre raportohet edhe një fëmijë, ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve të infektuar shkon në 40. 72.8% e personave vijnë nga zonat urbane dhe 27.2% nga ato rurale” raporton MSH.
Statistikisht përhapja e të prekurve është e tillë: 48% e tyre, janë raportuar në Tiranë, më pas, me një diferencë të madhe nga Tirana, paraqiten Durrësi (6.9%), Elbasani (6.0%), Shkodra (4.8%), Vlora (4.2%), Lushnja (3.6%), etj. Vetëm në rrethet Pukë, Përmet dhe Kolonjë, nuk janë raportuar raste me HIV.
qytetet me perqindie te larte sunite,jane me te prekurit,pasi tundja e marmides shkon full 24 ore ne cdo xhami………..
Mund ta kishe kursyer nje koment te tille.
Perfytyro ne Gerqine tende te dhjere, ku kercet suma si ne 3 te nates, atje eshte plote me te infektuar. Rastet me te shumta te prekjes nga virusi jane te homove, te byçove si ty dhe grekqirat e tjere ketu te Tema…
Ramy ka shpetur. Rshte me syphilis