Turizmi, Shqipëria mund të përfitojë nga konflikti mes Rusisë dhe Turqisë

2 Dhjetor 2015, 09:58Sociale TEMA

Turizmi në Europë pritet të përfitojë ndjeshëm gjatë këtij sezoni nga konflikti që ka nisur mes Rusisë dhe Turqisë.

Rusia ka urdhëruar embargon ndaj çdo elementi turk, përfshi këtu edhe turizmin si një nga burimet më të mëdha të të ardhurave për këtë industri.

E nga ky konflikt ( nëse vazhdon) shpresohet që të përfitojë edhe Shqipëria, raporton Monitor.

Drejtuesit e agjencive turistike në vend thonë se në incoming efekti mund të jetë “zero”, pasi numri i shtetasve rusë (edhe pse Shqipëria lehtëson regjimin e vizave për shtetasit rusë gjatë përiudhës maj-shtator) ndaj totalit është i pandjeshëm.

Por, sipas tyre nëse situata vazhdon atëherë industria turke e turizmit do të detyrohet të operojë me paketa më të favorshme për të mbushur “gropën” që do të krijojë mungesa e pushuesve rusë. Kjo do të thotë paketa me çmime shumë më të lira në restortet turke.

Drejtuesit e agjencive nuk japin “shpresa” që kjo të reflektohet në udhëtimet me rastin e festave të fundvitit, por thonë se ndikimi në këtë segment do të jetë i ndjeshëm.

Ndërkohë që kujtojnë se nga një tjetër ngjarje e rëndë, siç është ajo e Parisit janë anuluar të gjitha ofertat për kalimin e festave të Dhjetorit nga ana e shqiptarëve.

Të dhënat tregojnë se rusët gjenerojnë në turizmin turk rreth 4 miliardë dollarë të ardhura në vit dhe rënia do tëllogaritet nërreth 75%. Rusët renditen të dytët pas gjermanëve sa i përket numrit të vizitorëve.

Edhe më herët numri i turistëve rusë në Turqi ishte në rënie për shkak të krizës së rublës. Në vitin 2014 rreth 4.48 milionë rusë vizituan Turqinë, ndërsa na total numri i turistëve arriti në 40 milionë, duke gjenruar rreth 34.3 miliardë dollarë.

Gjatë 2015-ës numri i rusëve që vizituan Turqinë u ul me rreth 800 mijë, ndërsa nga agjencitë situata që po kalon turizmi vlerësohet si kaotike.

14 komente në “Turizmi, Shqipëria mund të përfitojë nga konflikti mes Rusisë dhe Turqisë”

  1. evanghelis doules, dhjaku dhjakonar says:

    ……..prandaj dhe TemA ka te drejte kur ben propagande pro ruse……

  2. WEB says:

    Opo shpejt !!nje zyre ne sankt petersburg dhe nje ne moske ,dhe o njerez futini nje te shplurosur asaj rusishtes e lene trashegimi nga shkollat e enverit sepse do duhet ,,sikur nga 4 milion rus 1milion te hidhen ketej e kemi fituar betejen

  3. beni says:

    Me mir russet ne shqipri si turiste kavaljere se sa turqit qe vijn vetem per te inaguruar xhami e sjelle injorance dhe aspak te interesuar per turizmin shqiptar se u sjell deme ne ekonomin e tyre dhe duan qe grate e väjzat ti kthehen ferexhes e benevrekeve per te na zhytur ne nje skamje e mjerim te vertete!
    Kete gje duan e kroatet,pavarsisht se hiqen si miq hedhin guren e fshehin doren ndryshojn ata serbe qe her pas here edhe pse ne konflikt me kosoven her pas here shoh shum turiste serbe qe e admiroj tolerancen shqiptare ndaj tyre dhe kontribojn per turizmin shqiptar duke shijuar bregdetin ton?

    1. Arber Arjan 100% says:

      Ku i ke pare ti keta turiste serbe se jam kureshtar?

      1. beni says:

        Ne jug te shqiprise,bile pata fatin te komunikoj me disa ne nje restorant te dhermiut,ku ka infrastuktur te dobet por shum te vleresuar nga turistet serbe qe vitin e kaluar kishin qen ne greqi por me te degjuar kishin ardhur ne shqipri se favorizoheshin nga cmimet pak me te ulta dhe rivjere e mrekullueshme e e qete me uje te paster natyrisht me infrastukture qe duhet investuar,por me dashurin e njerzve te zones per te then se jan te shkeputur nga ndjenjat e urejtjes nacionale!
        Pash shum me targa te serbise!

  4. lodi says:

    po ca thoni more??? me sherbimin e ketyre apo ambjenteve qe kemi do perfitojme ne??

  5. Klimax says:

    Cdo 100 vjet fluturon dhe nje pate e pjekur! Dhe meqe historia perseritet, ndoshta “perfitimi” i vetem shqiptareve do te jete nje udhetim ne Canakkale si vullnetare per xhihad ashtu si gjysherit dhe stergjysherit e tyre me qylafe dhe poture ne ndihme te vellezerve te nje gjaku ne Luften e Madhe te 100 viteve me pare!

  6. stela says:

    Po ashtu eshte, me ate turizem te dhime qe kemi ne, mund te perfitojme.

    Kush i nxjerr keto teori “brilante”, ato dy katunaret Gjermeni me Ahmetaj’n?? O pika, qe si bie, ku i co mushka?????

    Turqia ka akademi per personelin e turizmit dhe ka dekada qe ushtron turizem me standart e resorte, kurse ne kemi 20 vjet rrumpalle e shkatrim ne turizem.

  7. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

    GOMARLLËQE! Të presësh të gëzohesh nga konflikti. Shpresa turpi.

  8. casperas32 says:

    Me falni, po si do vijne ruset ne Shqiperi? Ato jane mesuar te paguajne 400-500 euro per 7 nete, resorte 5 yje ultra all included me avjon te perfshire (me te gjitha tipet e gatimeve, me pije pa fund 24 ore, me wireless, pishina, lojra per femije, animacione, shfaqje te pernatshme, disko, e ku di une shume e shume sherbimete tjera). Me falni, po cili vend ne Shqiperi ose ballkan ose Europe mund te jape gjithe keto sherbime me kaq pak para? Mos harroni, qe çmimet per antalya qe merrnin ruset jane 20-30% me lire se ne shqiptaret, sepse nese ne dergojme 50,000 tursite ne vere, rusia dergonte 4,000,000.

  9. portokalipsi says:

    po cleshin turisem kemi ne qe u cmend bota per te na vizituar,edhe po te vijne nuk do mund te nxjerin konkluzione per ti transmetuar te te tjere qe do te deshironin te vinin se keshtu punohet me turizmin vjen nje dhe hap lajmin per 10 te tjere

  10. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    lajmi duket si muhabet kafeneje afer ndonje agjencije udhetimi

  11. taso kume says:

    SHikoni endra me sy hapur,po une sa here vij ne SHQIPERI me ze barku ,pedriatia ne VLORE mbushet plote sa u bejne serume e i ndjekin ne shtepi se ska vende,ju duhet te jeni te çmendur qe beni keto parashikime.

    1. beni says:

      Kam qen vete ne 5 yje hotel ne turqi e me zuri barku e zgjenja derman 5 here ne ore ne wc?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje