Bugatti në bashkëpunim prodhuesin e mjeteve lundruese Palmer Johnson kanë sjellë këtë jaht luksoz.
Emrin Niniette ky jaht e ka marrë nga themeluesi i Bugatti, Ettore Bugatti i cili e përdorte këtë emër si emër ledhatues për vajzën e tij Lidia.
Ky jaht përbëhet nga fibra karboni dhe vjen në tri modele duke filluar nga ai 13 m i gjatë i njohur si PJ42, 19 m i njohur si PJ63 dhe 27 metër i njohur si PJ88. Ky jaht në të gjitha modelet përmban elemente luksi klasike nga Bugatti.
Çmimi i këtij jahti është 2 milion Euro.