Është padyshim një kthesë e madhe në luftën kundër xhihadistëve dhe një lajm i mirë për gjithë botën.
Pas shumë përplasjeve diplomatike, SHBA i ka ofruar bashkëpunim Rusisë në luftën kundër Shtetit Islamik.
“ISIS është armiku i përbashkët dhe rusët e kanë kuptuar që nuk është e lehtë t’i mposhtësh. Ne ofrojmë mundësinë e krijimit të një koalicioni global për të mundur ISIS”, ka deklaruar sekretari i Shtetit John Kerry.
Ai shtoi se duhet luftuar ISIS siç u luftua Al Kaeda, të mposhtet një herë e mirë që të mos jetë më kërcënim për askënd.
“Mund t’i japim fund gjithë kësaj nëse bashkëpunojmë”, tha Kerry.
Ai përfundoi duke thënë se krijimi i koalicionit botëror varet nga Rusia dhe Irani.
Topi është tashmë në fushën e rusëve që duhet të marrin një vendim tejet të rëndësishëm./a.l
Ha ha ha ja u mblodhi Putin. ,nuk keni se ku te shkoni ,mjaft beret loje te dyfisht ,keni shkatarruar ne kontinent ,Tani Rusia nuk eshte vetem ,po filluat te beni rolin e xhandarit te botes ,ju beri hi .
E hongri putini sa krahu.E rren menja se do ndryshoi amerika qendrim ne lidhje me ukrainen dhe krimen.Rusia nuk ka mo dollar dhe euro se ka shku fucia naftes 40 dollar.E futi amerika ne lufte qe ti harxhoje edhe qindarkat e fundit.