Vodafone M-Pesa nënshkruan marrëveshje me OSHEE

7 Dhjetor 2015, 18:02Hi-Tech TEMA

Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë klientët M-Pesa do të mund të paguajnë faturën e energjisë elektrike nëpërmjet telefonit celular. Vodafone M-Pesa njoftoi sot se kompania më e re e shërbimit të transfertave dhe pagesave nëpërmjet celularit, M-Pesa, shtoi gamën e shërbimeve të veta me pagesën e faturës së energjisë elektrike. Pak ditë me parë, M-Pesa nënshkroi marrëveshjen me OSHEE, falë së cilës pagesa e faturës së energjisë elektrike do të mund të kryhet më thjesht se kurrë nga celulari.

Pa patur nevojën e një llogarie bankare, por thjesht me një llogari M-Pesa dhe një aparat celular të çdo lloji, klientët Vodafone M-Pesa mund të aksesojnë faturën e OSSHE dhe të kryejnë menjëherë pagesën në mënyrë të sigurt, thjesht dhe pa humbur kohë.

Vodafone M-Pesa eshtë një institucion financiar jo-bankë i liçensuar nga Banka e Shqipërisë e që ofron shërbimet e saj në Shqipëri që nga Maji 2015.  M-Pesa vjen si një zgjidhje risi për  dërgesa shumash të vogla parash nga një individ tek një tjetër dhe nga një individ drejt një entiteti. Sot M-Pesa numëron më shumë se 140 mijë klientë, të cilët kanë zgjedhur të bëhen pjesë e zgjidhjes më të mirë, më të shpejtë dhe më të sigurt për kryerjen e transaksioneve dhe pagesave me para elektronike nëpërmjet celularit. Përveç transfertave nga një individ tek një tjetër, M-Pesa ofron pagesat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), pagesën e faturave Vodafone për klientët me kontratë, mundësimin e rimbushjes së numrave me parapagesë Vodafone dhe tani pagesën e faturave të OSHEE.

Për t’u bërë pjesë e eksperiencës së jashtëzakonshme me Vodafone M-Pesa dhe për të kryer transferta parash dhe pagesa të faturave është tepër e thjeshtë. Të gjithë klientët Vodafone mund të drejtohen në një prej 148 dyqaneve Vodafone dhe mëse 60 pikave të tjera me logon M-Pesa në të gjithë Shqipërinë. Regjistrimi është pa pagesë. Me aktivizimin e llogarisë M-Pesa, klientët aksesojnë shërbimin nga celulari nëpërmjet menusë USSD *555# dhe zgjedhin mes shërbimeve të ndryshme që ofrohen. Llogaria M-Pesa është një llogari e sigurt, e mbrojtur me kod PIN dhe me asistencë 24 orë, 7 ditë të javës, duke garantuar për klientin shpejtësi dhe prakticitet për kryerjen e pagesave në distancë dhe tërheqje në çdo kohë të parave.

Vodafone M-Pesa, zgjidhja më e mirë e shërbimit të parave elektronike, do të sjellë shumë shpejt të tjera risi për klientët, me qëllimin e vetëm për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tyre me një portofol sa më të pasur shërbimesh lehtësuese.

2 komente në “Vodafone M-Pesa nënshkruan marrëveshje me OSHEE”

  1. kenyaugandatanzania says:

    O vodafone por te pakten vendosni emer shqip M-Pesa do te thote Mobile Pesa (para ne swahili, e perdorin shume ne kenya e tanzani – safaricom). Dhe sa per info mund te trasferosh para sic ben western union po ketu parat i mer nga nje pike m-pesa vodafone. Kjo behet per shtresat e varfera qe nuk mund te hapin llogari bankare dhe mund te udhetojn te qet pa mar shuma me vete, Beheni dhe ne shqiperi te tille per ato qe skan mundesi te ken llogari, mund te marin rrogen edhe me m-pesa pa shkuar te rrin rradheve te gjata mjafton te paraqiten ne nje pike vodafone.

  2. mgjashta says:

    nuk keni sqaruar asgje. E si I kalojme ne leket ne llogarine m-pesa? nga i terheqim leket ne cdo kohe kur dyqanet e Vodafone nuk jane hapur pas ores 9 te darkes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje