Kompania Apple ka zbuluar zyrtarisht baterinë e saj shtesë, Smart Battery Case, për iPhone 6 dhe 6S.
Këtë bateri shtesë, e cila kushton 99 dollarë, tani mund ta gjeni në dyqanet online të kompanisë. Kjo bateri shtesë zgjat jetën e baterisë së iPhone-it deri në 18 orë kur jeni duke përdorur internetin përmes rrjeteve LTE, deri në 20 orë nëse shikoni video të ndryshme, si dhe më së shumti deri në 25 orë nëse jeni vetëm duke biseduar.
Siç mund të shihni edhe nga fotot, kjo bateri shtesë nuk është e ndarë në copa por thjesht mund të rrëshqet në iPhone.
Smart Battery Case vjen me dy ngjyra, ngjyrë qymyri dhe ngjyrë të bardhë. Është e bërë nga mikrofibra të rreshtuara në pjesën e brendshme të kësaj baterie, ndërsa pjesa e jashtme e saj është e bërë nga silikoni, transmeton Koha.net. Në përgjithësi, kjo bateri shtesë duket pothuajse e njëjtë me bateritë shtesë aktuale të Apple-it, përveç se kjo e re në pjesën e poshtme është më e zgjatur dhe në pjesën e pasme është pak më e “fryrë”.
Smart Battery Case mund të mbushet përmes portit standard “Lightning”, që do të thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë që të mbajnë kabllo shtesë më vete.
Përdoruesit gjithashtu mund të mbushin në të njëjtën kohë iPhone-in e tyre dhe baterinë shtesë, ndërsa kompania Apple thotë se kur bateria shtesë është në përdorim, atëherë një “status inteligjent i baterisë” do të shfaqet në ekranin e iPhone-it dhe në qendrën e njoftimeve të tij.
Për momentin bateria Smart Battery Case është në dispozicion vetëm për iPhone 6 dhe 6S, ndërsa se kur do të jetë në dispozicion edhe për modele tjera të iPhone-it, ende nuk dihet asgjë.
Vk, ka plot kompani qe bejne battery case per iphone dhe jane shume te mira e me gjysmen e cmimit te kesaj.