INTERVISTA/ Profesorja amerikane: Bunkeri nuk mund të jetë vlerë

9 Dhjetor 2015, 18:58Kulturë TEMA

Profesore Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet e komunizmit po shtypet në mënyrë brutale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesore Amy, e cila po bën një studim për traumat e komunizmit dhe tranzicionit në Shqipëri, komentoi edhe për bunkerin në qendër të Tiranës, që është bërë burim polemikash të ashpra. Ajo tha se një bunker nuk mund të shërbejë si simbol i identitetit kombëtar apo si vlerë për popullin. Profesorja amerikane u intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Zëri i Amerikës: Profesore Amy, ekziston perceptimi se në Shqipëri ka një humbje të kujtesës ose një shtrëmbërim të kujtesës përsa i përket krimeve të komunizmit. Natyrisht, kjo u intereson disa grupeve të caktuara njerëzish, që kanë qenë të lidhur direkt me ish-regjimin, si ish-prokurorë dhe ish-zyrtarë të lartë. Por më duket se sëmundja është më e përhapur se kaq në Shqipëri. A ndani edhe ju këtë mendim?

Prof. Lori Amy: Po. Mendoj se është një pyetje jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëqoftëse do të kishim vetëm humbje kujtese do të kishte qenë më mirë. Për fat të keq fjala është për një kujtesë aktive që po shtypet në mënyrë brutale. Nga njëra anë, kemi një grup njerëzish, të cilët nuk duan që të dalin në dritë disa nga gjërat që ata kanë bërë. Ata përdorin energji të shumta për të shtypur dhe për të mohuar këtë histori. Në të njëjtën kohë, ka një numër të madh njerëzish që jetojnë çdo ditë me kujtesën e asaj që hoqën dhe ata nuk e kanë mundësinë për ta bërë publike këtë. Mirëpo ne sot nuk e kemi luksin për ta lënë këtë kujtesë të humbasë, sepse nga njëra anë kemi njërën pjesë të shoqërisë që aktivisht e shtrembëron, e mohon dhe shpesh gënjen rreth kësaj kujtese, ndërsa nga ana tjetër kemi një grup njerëzish që jetojnë çdo ditë me përvojën e vuajtjeve të tyre, por që zëri i tyre nuk dëgjohet në klimën e mohimit dhe shtrembërimit.

Zëri i Amerikës: Jo shumë kohë më parë u publikua në media një listë e gjatë njerëzish të dekoruar me medaljen e mirënjohjes, mes të cilëve kishte ish-prokurorë dhe ish-hetues të regjimit, ish-agjentë të sigurimit. U përmend një person i quajtur Shyqyri Çoku, që ka qenë hetues i At Zef Pllumit dhe që u denoncua nga veprimtari i njohur Sami Repishti këtu në SHBA, si torturues i tij. Çfarë po përpiqet të tregojë qeveria duke e bërë këtë?

Prof. Lori Amy: Një nga arësyet që jepen medalje të tilla është se dosjet nuk janë hapur, nuk ka patur një analizë të plotë për 50 vitet e regjimit. Nga njëra anë, Shqipëria është në pozitën e gjithë vendeve të tjera që dolën nga lufta e Dytë Botërore pas viteve të konfliktit mes fashistëve dhe komunistëve. Përpara se të fillonte Lufta e Ftohtë, partizanët ishin njerëz që u nderuan në të gjithë botën si forca që ndihmuan në mposhtjen e fashizmit. Mendoj se qeveria po përpiqet të tregojë se ka njerëz që mund të nderohen për mposhtjen e fashizmit. Por këtu ka një problem që lidhet me shtrembërimin dhe shtypjen e kujtesës, sepse pas luftës erdhi një gjysmë shekulli shtypjeje të egër. Pra, saktësisht çfarë bënë këto figura nga viti 1945 deri për shembull në vitin 1982?

Zëri i Amerikës: Kjo nuk thuhet.

Prof. Lori Amy: Kjo nuk thuhet. Pra, t’u japësh medalje këtyre njerëzve që ndihmuan në mposhtjen e fashizmit, do të thotë gjithashtu të mohosh atë që ata bënë duke marrë pjesë në shtypjen që ushtroi regjimi. T’u japësh medalje njerëzve që ishin pjesë e egërsisë së atij regjimi është përsëritje e akteve të dhunës që kaq shumë njerëz pësuan nën atë regjim.

Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për bunkerin që qeveria po ndërton në qendër të Tiranës. Në pikëpamje psikologjike, çfarë sinjali dërgon ai bunker për njerëzit që vuajtën nën komunizëm? Përse duhej që qeveria të ndërtonte një bunker të tillë?

Prof. Lori Amy: Për mendimin tim, ka një kufi përtej të cilit askush nuk dëshiron të ndihet i turpëruar për historinë e vet. Në një farë mënyre unë e shoh atë bunker si një përpjekje për konvertim, pra nëse kemi patur diçka që e shihnim si shenjë të turpit, atëherë le ta konvertojmë atë simbol në burim krenarie. Por si mundet që bunkeri, i cili deri në vitin 1991 ishte simbol i…

Zëri i Amerikës: A mundet që një bunker të jetë krenari për shqiptarët?

Prof. Lori Amy: Pikërisht. Si mundet që ai të konvertohet në simbol të identitetit kombëtar, pra në një mënyrë që të kthehet në vlerë për popullin? Dhe këtu ne nuk flasim thjesht për njerëzit që u burgosën ose që jetuan në kampe internimi. Këtu po flasim për një vend të tërë, i cili deri në vitin 1991 bënte manovra ushtarake për të mposhtur imperializmin. Këta bunkerë ishin pjesë e jetës së përditshme, që krijonin paranojën se “ne do ta mposhtim armikun”. Këtë simbolizonin bunkerët për të gjithë vendin.

Zëri i Amerikës: A mund të shihet ky bunker si vepër arti?

Prof. Lori Amy: Fashizmi prodhoi vepra të bukura arti, por që ishin të dhunshme, si pjesë e një ideologjie që përjetësonte dhunën. Nëse kjo është një vepër arti, përsëri pyetja që shtrohet është: Çfarë kuptimi ka dhe çfarë simbolizon ajo? Mendoni se si u ndërtuan ata bunkerë. Ata u ndërtuan në kohën kur vendi nuk kishte bukë të hante. Është çmenduri kur e mendon. Deri në vitin 1991 njerëzit stërviteshin në këta bunkerë kundër armiqve, që, sidoqoftë, nuk mund të mposhteshin dot me kallashnikovë të vjetër në struktura betoni.

Zëri i Amerikës: Nga një pikëpamje praktike qeveria mund t’i kishte shpenzuar paratë e ndërtimit të bunkerit për diçka tjetër me vlerë…

Prof. Lori Amy: Për shembull, Shqipëria ka një trashëgimi të pasur arkitekturore dhe arkeologjike. Ka kaq shumë gjëra vërtet me vlerë që mund t’i sjellin dinjitet vendit. Por çfarë po ndodh? Këto gjëra po shkatërrohen. Po shkatërrohet trashëgimia dhe çdo gjë tjetër që ka vlerë të vërtetë, që mund ta ngrejë vendin drejt një të ardhmeje, e cila përputhet me dinjitetin e tij. E ndërkohë shihni me çfarë merremi!

Zëri i Amerikës: Çdo njeri e di se viktima e njeh kriminelin, njeh atë që e ka torturuar. E megjithatë nuk shikojmë raste në Shqipëri që vetë viktima të ngrihet e ta tregojë me gisht torturuesin e saj? Përse ndodh kjo? Nga frika, apo diçka tjetër?

Prof. Lori Amy: Një nga gjërat që shikoj tek njerëzit me të cilët flas në Shqipëri është forca e tyre shpirtërore. Këta janë njerëz që kanë vuajtur në mënyrë të tmerrshme. Por shumë prej tyre, siç ma kanë thënë edhe vetë, kanë vendosur të mos hakmerren. Shumë prej tyre besojnë se të hakmerresh, për shembull me akte dhune, kjo do të thotë të përsërisësh modelin e dhunës që u ushtrua ndaj tyre. Shumë prej shqiptarëve me të cilët kam folur do të dëshironin të kishin një rrugë drejt së ardhmes. Nuk mendoj se është thjesht frika. Në të njëjtën kohë, nëse ata jetojnë në një hapësirë kulturore, ku simbolet e kësaj dhune vazhdojnë, siç është edhe rasti i bunkerit, ose rasti i medaljeve për njerëzit që ishin pjesë e asaj shtypjeje, atëherë çfarë mund të presim tjetër përveçse më shumë zemërim dhe më shumë dhimbje që del në sipërfaqe?

30 komente në “INTERVISTA/ Profesorja amerikane: Bunkeri nuk mund të jetë vlerë”

  1. loni says:

    vlere per ju eshte gerdeci,apo jo moj amerikane,se ju ndertuat fabrike me vlere,cdo gje qe ju beni eshte e vlefshme dhe normale,cdo gje tjeter qe bejne te tjeret per ju nuk ben,po nuk mori autorizimin tuaj,nqs ke dicka per te folur,foldhe deni rremuaj,se ai maloku vrau per rremuja te tilla para 4 vjetesh,dhe ju kriminelit i dhate krah duke e quajtur saliun burre shteti,dmth i bet legjitime krimet e demo_karit_kracise suaj,vetem komunizmit i denohen krimet,saliut jo,sa hipokrite qe jeni oj amerike.

    1. DIELLI mbi KORAB says:

      Keni te drejte ta kritikoni zonjen per politiken destabilizuese qe ka perdor Hamerrika gjate keture 25 viteve ne Shqiperi,por qe Bunkeri eshte nje simol i vetizolimit te detyrueshem te kombit shqiptar dhe kjo gje duhet pranu.
      Po perse ben lojra Edi Rama me bunkeret e komunizmit kete gje duhet te na e thote??Te ndertosh nje bunker ne qender e Tirane per mua eshte idjotsi politike.
      Ne nuk e kemi luksin te bejme traplliqe te tilla me paret e nje shteti te mbytur ne borxhe.

      1. berto says:

        Zonje e nderuar!
        Keni dhene nje interviste shume te gabuar,e pranueshme vetem ne se ju ka munguar totalisht informacioni per sa flisni!
        Por mua me duket se ju keni dasdhur t’i shtremberoni me dasdhje ngjarjet,faktet dhe llogjika e juaj eshte perdorur per te FALLCIFIKUAR te verteten!
        Per keta “bunkere” do te ishte me sakte te fliste apo shkruante vetem nje ushtarak dhe jo ju,qe shikoni dhe kuptoni vetem anen politike dhe ideologjike te problemit thjesht duke i trajtuar gjerat me syun e nje ish ARMIKU te dikurshem te atij shteti,qe po sakrifikonte nga BUKA E GOJES,per t’u mbrojtur nga ndonje SULM i mundeshem i Nato-s apo Traktatit te Varshaves!
        Ne se keta “bunkere” te SOCIALIZMIT ju duken sot te tepert dhe ARMIQESORE,dua t’ju pyes:
        -PO 500-600 MILIARD DOLLARET QE KA SHPENZUAR QEVERIA E JUAJ NGA BUXHETI I SHTETIT NE NJE VIT PER LUFTEN,mos valle jane me PAK apo ME PAQEDASHESE SE KETA “bunkeret”?
        Po STOQET KOLOSALE DHE GARA E ARMATIMEVE BETHAMORE qe ben qeveria e juaj,cdo vit,mos valle jane me PAQESORE DHE ME PAK TE RREZIKESHME SE “bunkeret” SOCIALISTE???
        Po ARMATIMI KOLOSAL qe prodhon,ble dhe shet qeveria e juaj neper bote ku ka konflikte ushtsarake,mos valle kane bere me pak DEME SE SA KETA “bunkeret” e SOCIALIZMIT?
        A e dini,zonje se ata miliona fisheke kineze, qe qeveria juaj bleu ne Shqiperine e Sali Berishes te SKADUAR dhe te FALLCIFIKUAR,se sa ushtare amerikane kane vrare ne Afganistan, qe iu dhane ne perdorim keta fisheke dhe qe nuk munden te hapin zjarr para rebeleve?
        A mos valle ky veprim kriminal ishte me pak i rrezikshem se sa ndertimi i ketyre “bunkereve”???
        Dhe ne FUND:
        A e dini ju zonja profesore se keta “BUNKERET” e SOCIALIZMIT” NUK KANE VRARE ASNJE USHTAR APO OFICER TE NATO-s dhe TRAKTATIT TE VARSHAVES,sepse asnje nga keto superfuqi NUK GUXUAN TE PREKIN KUFIJTE TANE???
        Sic e shihni,ju gabuat ne vleresimin tuaj per “bunkeret”!
        Ata kane qene dhe mbeten me te PA FAJSHMIT ne Shqiperine SOCIALISTE,qe ju sot i mallkoni me pa te drejte!
        Edhe ata qe kane qene te burgosur apo internuar dhe qe i pame te shkaterronin plot urrejtje “bunkerin” DORDOLEC,deri me sot nuk kane akuzuar zyrtarisht per 25 vjet asnje DESHMITAR TE RREME,GJYQTAR apo PROKUROR qe kane fallcifikuar te dhenat,faktet duke bere qe te denoheshin padrejtesisht!
        Jane mbushur gazetat me PERDHUNIMET SEKSUALE TE ISH OPERATIVEVE TE SIGURIMIT,por asnje emer dhe asnje nuk eshte akuzuar per PADREJTESI apo SHPERDORIM DETYRE!
        Zonja profesore!
        Ju kane perdorur KEQ padronet ne Shqiperi!!!

        1. Realiteti says:

          Bunkeri ishin marrezia dhe turpi i diktatures monstra te egeresires jugore.Serbofili dhe bythelepiresi i Milladinit dhe Mugoshes,Hoxha,deshti ta burgos tere popullin e stervuajtur shqiptar,ta traumatizoi dhe ta poshteroi moralisht.Kjo egeresire shpellari, dekoroi edhe kriminelet dhe shovenet partizano jugosllav,per meritat e vrasjeve qe bene ndaj vellezerve kosovar,dike vrare me miera atdhetare vetem pse ishin dhe luftuan per Shqiperine etnike.Do vjen koha kur eshterat e bishes ballkanike te hudhen ne humnere plehresh.Po, po kjo do ndodhe se shpejti!

    2. marion says:

      Zonja proferore!
      Ju thoni se “bunkeri” nuk mund te jete vlere”!!
      Per nje person si ju qe nuk keni informacionin e duhur apo te tjere qe shkruajne per interesa te caktuara,kuptohet qe perfundimi do te dale sipas porosise se paguar, i pa vlere!
      Por ju duhet te kishit kuptuar, qe ketu nuk behej fjale per rekuziten e nje trupe teatrale levizese, qe kishin marre me vete materialet e skenografise se shfaqjes,por per nje PERFAQESUES TE ASAJ VEPRE GJIGANDE QE NDERTOI POPULLI DHE USHTRIA POPULLORE E QE QUHEJ “FORTIFIKIMI I BREZAVE TE MBROJTJES SE VENDIT”!
      Dhe ky FORTIFIKIM ,per STUDJUESIT USHTARAKE nga e tere bota,ka vlera te PAPARA dhe eshte nje ARRITJE MADHESHTORE E SHKENCES USHTARAKE SHQIPTARE,i PARI NE BOTE i ketij lloji si per nga PLANIFIKIMI,NDERTIMI DHE PERDORIMI SHKENCOR i te gjitha hallkave te tij ne cdo mcep te Shqiperise!
      Ky fortifikim ishte llogaritur qe te mbronte duke luftuar te gjithe FORCAT DHE MJETET E USHTRISE,t’u mnrezistonin goditjeve ATOMIKE te kalibriot te vogel,te kishte REZERVA USHQIMORE,ARMATIMI,MIUNICIONI,PJESESH KEMBIMI,KARBURANT etj per te gjithe ushtrine per 10 vjet!!!
      Ai fortifikim nuk ishte i NGURTE,por ne te gjitha qendrat e zjarrit te ushtareve te vetmuar ishte shtrire NDERLIDHJA ME TELefon,aq sa mund te BISEDONTE VETE ENVER HOXHA ne telefon nga zyra e tij me ushtarin roje te batakionit ARTMITRALIER NE KUFI ME JUGOSLLAVINE SIC ISHTE AI NE FSHATIN JUGOMIRE te Malesise se Madhe!!
      Ky eshte realiteti e jo fantazi e semure!
      Sic SHPENZOI SHBA qindra miliarda dollare ne vit per ARMATIMIN E MUNICIONET per LUFTE,ashtu shpenzoi edhe Shqiperia per te ndertuar FORTIFIKIMIN e vendit!!!Pervec Suedise,qe ka nte ndertuara tunele per nendetset dhe Kina per DEPO USHQIMI,asnje shtet tjeter NUK E KA KETE FORTIFIKIM GJENIAL,qe me vone do te studiohet ne te gjitha Akademite Ushtarake te BOTES!!!

  2. razo says:

    hahhaahah ja dhe shoqja e atij koqes Plasari.. Jane edhe qindra e mijera bunkere te tjere ne Shqiperi, ca do bejme ne tani do bejme lufte me bunkeret? Po 50 metra nga ky bunkere kemi nje tjeter qe nderon viktimat e komunizmit dhe ata qe u internuan.. Ju lutem dergojini nje foto kesaj te memorialit. Po dje presidenti qe para 25 vjeteve ishte vullnetare i Enverit dhe rrembeu armet per te vendos bustin e tij ne Tirane i dha medalje doktorit te Enverit …

    Nuk ka faj kjo, zeri i amerikes eshte turpi dhe hija e zerit te 90 qe e degjonte gjithe shqiperia. Tani ka ngelur merr intervista nga te tille njerez. Javes tjeter do nxjerrin Fahri Balliun.

  3. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    Rri mi ti amerikone se nuk kupto gjo ka arti ne kaltura, o vec njoni ktu qi o njish ene çil espuzita allafronga. kina noltgjatsine e tij, padhoshin qi o rrote m’rrote me piqason ene vanbasten a vangangu a si e ka llagapin. nuk kepto gjo ti presore se ne ameriqi presoret jane kot, vec presoret e shqipnise jane plot sidomos njoni qi nuk u bo as presor arti e as presor sporti po njeli presor lloqesh.

  4. ata says:

    SHKO moj mbushu jeni msuar ju qe ja pirdhni trunin njerezve me probleme qe i ka ikur koha,per te justifikuar kte sistem muti qe i kultiavuat shqiptarve dhe kur e shikoni qe nuk kan rrugzgjidhje se jan ber lemsh ku se mer vesh i pari te dytin i thartoni trut me nje histori te mbyllur me komunizmin,nuk ke çfar thua per komunizmin ishte njimij her me te mir per kte popull se kto qeveri qe prut ju me politiken tuaj kurv,ti ti hash mutin komunizmit se i dha popullit vet buk pun shkoll si mori as nje cent taks i dha prestigj dhe dinjitet ktyre njerezve qe politika jote shkerdhat i ka shperfytyru me nje derexhe ku nuk njef qeni te zotin, po zaten jeni mesuar ju te argetoheni me fatkeqsit popujve e tjer duke i futur mutin neper vendet e tyre, ik moj pler mos ha mut shiko punet e tua atje ku je mbrapa botes se e pam ndihmen tende shtet shkerdhat zjarrin vut kudo qe shkelet rrespektin ta ktheni ne mjerim ka 25 vjet po na çani trapin duke futur hundet ne kte vend dhe duke ber si ju do bytha hale.

  5. xhemal says:

    nuk eshte ceshtje vlere ,eshte ceshtje kujtese, profesoresha nga amerika flet si i shikon gjerat nga larg dhe pse eshte profesore nuk do te thote te kete gjithmone te drejte, eshte veper e bukur nje bombardues B-52 QE SHERBEN PER TE VRARE NJEREZ,pse jo duke perdorur edhe arme te cfarosjes ne mase, apo nje bunker per tu mbrojtur,sigurisht ndertimi i aq bunkereve ne shqiperi ishte nje marrezi sic ishte marrezi lufta e klasave ,ndalimi i besimeve ,persekutimet e plote vuajtje te tjera e per kete populli e rrezoi ,por te thuash se nuk ka vlere une nuk jam dakort se ne fund te fundit aty kane punuar punetoret jo profesoret sikut thjesht per mundin e tyre duhet ruajtur,e fundit bunkeri nuk eshte simbol i identitetit kombetar por nje relike e kohes se keqe ,per brezat qe vine per te mos u perseritur me,shume shtete ne europe ,zvizera ,suedia etj jane plote me strehime mbrojtese besoj edhe amerika e mbrojtja ska te beje me sistemet politike ,por me mbrojtjen e njerezeve nga shume fatekeqesi qe mund ti vine nga natyra apo nga konfliktet e ndryshme,por problemi ne shqiperi eshte se si u konceptua e u zbatua fortifikimi ,ai u be jo funksional pervecse harxhoi energji te medha kur keto energji mund e duhej te perdoreshin me shume per rruge ,shtepi ,spitale ,shkolla etj per te permiresuar jeten e shqipetareve,ne krahe te nje kasolleje ku banonin njerez ndertohej nje bunker ,eshte absurditet aventurat e kohes diktatures skane te sosur si ajo qe fshataret hanin buke misri e punetoret buke gruri ,racionimi e ushqimeve ,autorizimet per tv etj etj brezi i ri duhet ti njohi mire per te ndertuar nje te ardheme te sigurte

  6. Te gjithe e dime se po rehabilitohet komunizmi por nuk kemi gjetur akoma zevedesuesit e tyre. Dhe per te qene akoma me i sinqerte une besoj se keta te gjithe jane komuniste, prandaj e duan te deshtuar demokracine qe te jete me e lehte per ta ti japin jehone komunizmit. Ne politiken tone nuk kane humbur shpresat per shkak se politikanet jane te pa-afte, por ky duket se eshte qellim ne vetvete, te degjenerojne demokracine qe te kthehemi tek udheheqesit e pathyeshem. A eshte kjo nje enderr per ta apo jo mbetet per tu pare, por nje gje eshte e sigurte, qe tentativat per ta arritur jane ashiqare. Une nuk besoj se mund t’ja arrijne

  7. pipo says:

    Bravoooo , Ne Shqiperi u RILIND fantazma e Enverit ,padyshim qe Rama e dinte qe deshira e madhe e diktatorit ishin bunkieret ,prandaj per nostalgji te tij nderton nje bunkier midis Tiranes .
    Rama, meqense Enveri i tij i donte kaq shume bunkieret,eshte e mari ta ndertoj tek varri i Enverit ta fusi brenda ne bunkier.

  8. Opinion says:

    BUNKIERI ESHTE CMENDURIA E RAMES.
    NJE CMENDURI E TILLE NUK NDODH NE ASNJE VEND TE BOTES .
    SKANDALOZE !!!!

  9. faro says:

    Voa po le nam me keto intervista!
    Kujt i sherben?
    Pse merr ne mbrojtje shkaterrimin qe ndodhi dje?

    1. enter''" says:

      VOA eshte nje daulle e Berishes ketu ne amerike. Shiko diasporen ne amerike, te gjithe maloke dhe injorante

  10. Partizani says:

    Me duket sikur po lexoj intervisten e Doris Pack-ut e jo te prof.Lori!
    Duket hapur fryma ANTI DEMOKRATIKE e kesaj zonje,qe kerkon te hedhe poshte kontributin e shqiptareve ne Luften Nacional-Clirimtare!
    Arsyetimin e saj per t’u mohuar ish PARTIZANEVE mirenjohja per kontributin e tyre per CLIRIMIN e Shqiperise, kjo zonje e mbeshtet ne argumentin se gjoja me vone keta ish partizane paskan kontribuar edhe per jetegjatesine e Diktatures komuniste ne Shqiperi!
    Ky arsyetim dhe ky argument me duken MJERANE dhe aspak llogjike!
    Do te ishin te pranueshme theniet e kesaj zonje vetem ne se do te vertetohej qe keta persona do te mund te kene shkelur ligjet e kohes dhe kane denuar pa drejtesisht viktimat!
    Ne se kjo nuk vertetohet,atehere NUK MUND TE PERDORET SI ARGUMENT FAKTI qe keta kane punuar ne SOCIALIZEM dhe indirekt paskan ndihmuar pushtetaret!
    Cfare mund te bente atehere nje gjykates apo prokuror ne se ligji per ate veper penale parashikonte denime maksimale?
    Po keta ish burgaxhinj ,A NUK KANE PUNUAR ne ate kohe ne bujqesi,,miniera etj,pra edhe keta paskan ndihmuar ekonomine SOCIALISTE dhe indirekt DIKTATUREN???
    Kjo llogjike eshte MJERANE dhe verteton vetem ate se kjo zonje eshte ARMIKE e LANC-it dhe PARTIZANEVE HEROIKE!!!
    Se dyti,po te shkohet sipas llogjikes se perdorur nga kjo zonje ne Shqiperi,le te marrim edhe shembujt nga shteti i saj,pra nga SHBA!
    Pas mbarimit te Luftes se dyte Boterore qeveria e SHBA-se hodhi 2 BOMBA ATOMIKE ne dy qytetet japoneze HIROSHIMA dhe NAGASAKI qe shkaktuan MILIONA TE VRARE,PLAGOSUR dhe TE GJYMTUAR per jete me semundje KANCEROZE!
    Mijra ndertesa dhe biznese te shkaterruara!
    Pra qeveria e SHBA-ve ka kryer nje KRIM SHTETEROR pa asnje shkak dhe per asnje arsye!
    Dhe per kete KRIM,kjo qeveri dhe keta profesore jo vetem nuk kane reaguar negativisht,por edhe MBURREN me gjoja FORCEN E TREGUAR te SHBA-se!
    A mos valle ishin te burgosurit,internuarit dhe te pushkatuarit e SOCIALIZMIT ne Shqiperi me shume se sa japoneze te VRARE???
    Ishte po qeveria e SHBA-ve qe zhvilluan nje LUFTE PUSHTUESE ne VIETNAM per vite te tera duke vrare qindra e mijra vietnameze,shkaterruar ekonomine dhe po ashtu u vrane edhe MIJRA USHTARE AMERIKANE!!!
    Vete, BOMBEN ATOMIKE nuk perdoren amerikanet ne Vietnam,qe jo vetem nuk i shpetopi por u larguan me turp!!
    Po per LUFTEN NE VIETNAM,a ke ndonje akuze per qeverine e SHBA-ve ,moj zonja profesore???
    Te moos flasim per Afganistanin,Irakun,Sirine,Palestinen ,Korene etj,etj!!!
    PARTIZANET JANE NJEREZIT ME TE NDERUAR NE SHQIPERI!
    Ndersa per 26 te vraret ne Gerdec kjo profesore NUK THOTE DOT gje kunder kriminelit Berisha!!!

  11. FLAMUR_VLORE says:

    HAPNI DOSJET QE SRB I HAPI E I RIMBYLLI DUKE I PREKUR SI TE DONTE KETO 25 VJETE!!! SKANE ME VLERE DOSJET DERI SA KRYETAR I PD ESHTE AKOMA SRB!

  12. Bardhi Tolabi says:

    Gabimi i pare dhe fatal,i Amerikaneve ne Shqiperi,eshte pranimi prej tyre ne krye te partise te pare opozitare,nje komunist fantik,24 karatesh,Sali Berishen.Gjithshka ka ndodhur ne keta 25 vjete,jane pasoja e vetme e ketij gabimi,moskorrigjimi i te ciles,do e mbaje te tensionuar situaten ne Shqiperi,deri ne ngordhjen fizike te ketij krimineli.Eshte apo nuk eshte simbol i kujteses,bunkeri eshte ceshtje kendveshtrimesh,disa e pranojne e disa jo,por qe nuk sjell ndonje dem te pariparueshem.Por lenia e “litarit jashte”,(lenia e lire e Sali Berishes),eshte fatkeqesia qe po shkateron Shqiperine dhe nuk lejon progresin politik,nuk po lejon ecjen perpara te demokracise,po pengon vendosjen e shtetit ligjor,shtetin e te drejtes dhe barazise para ligjes.Saliu vret,(ne Gerdec 26 veta),askush nuk e heton pa le t’a denojne.Saliu shan,shpif,shkateron,fal territore te detit Greqise,thyen bllokaden duke bashkepunuar me Milloshevicin,vjedh me vendim te Keshillit te Ministrave 230 milion euro ne “Rrugen e Kombit” e askush nuk e ndeshkon.
    Ja,ky eshte “litari jashte”,peshqesh prej miqve Amerikane,te cilet kane kohen dhe mundesine te bejne korrigjimin dhe jo vetem te keshillojne te tjeret,per te korrigjuar gabime e tyre…

    1. enter''" says:

      Gabimi me I rende I amerikanve ndaj shqiperise eshte qe amerikanet e vendosen salen ne krye te PD.

  13. Lili says:

    Zoja flet per nje bote normale,Kurse ju per Albanistanin kur shemturia eshte vlere e vlera shemturi!ju jeni te tretur ka trute pra,nuk munden me kuptuar keshillat qe zoja iu jep! Qe te kuptoni eshte sikur ne moske ta kishin ngrit nje goulag per kujtim apo ne Berlin nje ka nazis apo ne Pariz nje guillotine!
    Idiot pa fund!
    Kaq fiqirrojne, kaq bejne ,do kishte hane nena ime

  14. Labi says:

    Ku e kuptojn amerikanet artin e rilindasve mor ti… jan shum te prapambetur.

  15. riti says:

    vlere ka vetem bunkieri i vendosur nga sala se ai ishte tamam i prodhuar ne kohen e enverit ,

  16. heretiku says:

    Bunkeri si vlere artistike eshte nje lajthitje, bunkeri ka vlere ushtarake, por kurrsesi artistike. Siç duket bunkeri ka hyre thelle ne psiken shqiptare, ketu ku jam une dy shqiptare hapen nje bar dhe i vune emrin Bunkeri, aty mblidheshin te gjithe shqiptaret, pinin, luanin bixhoz dhe hera heres kerciste grushti dhe thika.

    1. enter''" says:

      por nuk ka vlere komuniste…per kete te jemi te qarte…

  17. nji kafe me pak te lutem says:

    SIKUR çfardo gjeje te ket ber komunizmi,me shum krime se shtetet e bashkuara te amerikes nuk ka ber, si nuk i vjen turp ksaj gruaje te pa drejt ne arsyetim kur nuk esht ne gjendje te shpiegoj bombat automike qe ho dhi amerika ne hiroshim e nagasaki ku vrau çdo krijes te gjall gra e femij, si nuk i vjen turp kur nuk kerkon falje per krimet qe ka ber demokracia leshit e ameerikes ne luften e vjetnamit ne guatemala ne nikaragua ne gjirin persik ne irak libi siri dhe ne shum vende te tjera te botes, per çfar krimesh flet kjo palaço femer per debila na mer ne, kujton se nuk e dim ne se çfar menxyrash krimesh dhe vuajtiesh ka sjell ne ter boten amerika “demokratike” ne ter boten,ENVERI nese ndertoj bunker beri shum mir se ishte shteti ksaj zonjes qe fill pas çlirimit hodhi ne vendin ton plot 4 mij banda te armatosura ne vendin ton per te rrexuar nje qeveri te zgjedhur me voten e lir te popullit vet, kjo ishte dhe njera nga arsyet qe u fuqizua ushtria dhe u be fortifikimi i vendit se kishim ne kufi shtete si jugosllavia dhe greqia, kjo e fundit ne vitin 49 me ndimen e anglis dhe amerikes hyri me 70 mij trupa ne teritorin ton beri agresion ushtarak per vorjo epirin, ku dhe u thyen me turp nga patizanst dhe djemt tan trima ne at koh qe u vran per mbrojtien e sovranitetit kombetar, kjo ishte dhe nje arsye qe ENVERI ju bashkua BASHKIMIT SOVJETIK thjesht se deshte mbrojtie nga kto shtete qe mbysin ne gjak kedo per te arritur qellimet e veta dhe mir beri se ja vuri rusin perball amerikes dhe i tregoi vendin, ENVERIT PER INTELIGJENC TI HAN MENDER MUTIN KTA QE E PERGOJOJN se luajti politiken me shtetet me te fuqishme te asaj kohe dhe i vuri perfund e i tregoi vendin per interesat e kombit vet, nuk shiti bythen majtas djathtas per interesa te kohes u lidh me superfuqi por kur ata tregonin qellimet i tregonte vendin kjo ka qen historia kti burri shteti, mos u tallni me bunkeret o njerez nese keni dy fije mend ne kok se fortifikimi jon ishte i domozdoshem,me bunker esht mbushur Suedija dhe nuk degjojm njeri te tallet me to atje se jan te vetdijshem njerzit atje per te tera ndertimet kur behet fjal per ruajtien e liris e sovranitetit,po ne jemi ber per turp kto koh o njerez qe e shesim kombin boll ti behet qefi amerkies ksaj i thon qe ke te besh me popull te pa pergjegjshem.

  18. enter''" says:

    Po ndonje fjale per Gerdecin do na thuash????

    PO per genocidin qe beni anembane botes do ta tregosh???

    Shikoni ato bunkered tuaj, se edhe sot e kesaj dite 200 milione amerikane akoma kujtojne se jane ne epoken e luftes se ftohte.

    PATETIKE

  19. labi says:

    bravo enter…ja u tregove vendi kapitalisto rrevizionisteve

  20. loni says:

    Te marshojme dhe te djegim tunelin, aty ku ruhen me FANATIZEM reliket e diktatorit Hoxha

  21. Enigma. says:

    Zonja na thot se vlerat tona qenkan antivlera.Na u bet te gjithe ju amerikanet te mencur,e s’di se kush te jap mend me shume!Po nga do ta njohin te rinjet tane historine? Po ajo qe ben Berisha ,vlere e quan zotrote?

  22. arben says:

    Jam antikomunist,por nuk behet vone per ato qe thote kjo amerikane.Leshoi nje fënd nga USA kjo burokrate dhe dimbas asaj dashkemi ti marrim erë ne…!Po jo moj zonje le ti narresh ere vet po deshi le ti marre ere saliu,luli e gjithe lukunia e tij ne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje