Si do të duket Ferrari në vitin 2040?

9 Dhjetor 2015, 13:56Hi-Tech TEMA
Si do të duket Ferrari në vitin 2040?

Ferrari Top Design School ka sfiduar top institutet e dizajnit duke kërkuar nga to të imagjinojnë se si do të duket Ferrari në vitin 2040, transmeton Express. Nëse 25 vite ju duken shumë, mos harroni se Ferrari para 25 viteve ka prodhuar modelin F40.

Nga 50 institute që kishin dërguar propozimet tyre, vetëm 8 shkolla kanë arritur të kalojnë raundin e parë. Në finale kanë arritur 4 shkolla me nga 3 propozime nga secila, pra tani kemi 12 propozime finaliste.

Shkollat që kanë arritur në finale janë: Hochschule Pforzheim në Gjermani, College for Creative Studies në Detroit, SHBA, Hongik University në Seul, Koreja e Jugut dhe ISD-Rubika në Valenciennes, Francë.

Dy çmime do të ndahen për fituesit e kësaj sfide. Çmimi “Premio Speciale” i cili do të ndahet përmes votave të marra nga votimi në faqen e Ferrari në Facebook dhe çmimi tjetër që është kryesori “Gran Premio”.

Ky çmim do të ndahet nga juria e shquar e përbërë prej Sebastian Vettel, Paolo Pininfarina, Nick Mason, Jay Kay, Flavio Manzoni, Andrea Militello, Rodolfo Gaffino Rossi, Aldo Colonnetti, Franco Cimatti, Nicola Boari dhe Marc Newson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje