Avokati i Popullit, Igli Totozani, thotë se sitstemi i drejtësisë në Shqipëri duhet reformuar rrënjësisht.
Ai thotë se sistemi i drejtësisë është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, pasi është i korruptuar.
“Për sa i përket Reformës në Drejtësi dëshiroj të theksoj që në fillim se, një sistem drejtësie i pavarur, eficent dhe i drejtë, është një e drejtë themelore e njeriut.
Një nga çështjet që shqetësojnë sot qytetarët, të cilët trokasin në dyert e Avokatit të Popullit është sistemi aktual i drejtësisë në Shqipëri që nuk garanton ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Qytetarët kërkojnë drejtësi, një drejtësi të pavarur, eficente, të pakorruptuar.
Nisur nga ky sensibilitet qytetar, deklaroj mbështetjen e fuqishme për përpjekjet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nevojën imediate në realizimin e reformës në drejtësi, si një reformë jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Mbështesim dhe vlerësojmë ndihmën e pakursyer të komunitetit ndërkombëtar dhe produktin e dalë prej tyre.
Nxisim dhe inkurajojmë forcat politike të shfaqin vullnet në përmbushjen dhe cuarjen deri në fund të kësaj reforme. Pa një sistem drejtësie të pavarur, eficent dhe të drejtë, Shqipëria nuk do të ndërtojë dot një ekonomi konkurrente, një politikë të pastër, një jetë të sigurtë për qytetarët e saj, për investimet e brendshme dhe të huaja, në fund të fundit një shtet të së drejtës. Ky sistem duhet reformuar rrënjësisht”, tha Totzani në një konferencë për ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në këtë ditë, ai përmendi një sërë problematikash në Shqipëri, që kanë të bëjnë çështje të tilla si e drejta e pronës, shërbimet publike, strehimi, arsimi, shëndetësia etj.
“deklaroj mbeshtetjen e Bashkimit Ev dhe Amerikes”…ahahahaha, mos kerkonin keta ,Tozi do vazhdonte lojen, sdo kujtohej……si te tjeret…e kerkuan keta pa u zgjua dhe Tozi….
ole ole ole ole…ole ole…