Policia e Korçës arrestoi ish-përgjegjësin në Drejtorinë e Shëndetit Publik, i dënuar me 3 vite burg.
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar ndaluan Luan Bejkon, 61 vjeç, i cili në vitin 2012 gjatë ushtrimit të detyrës, e ka shpërdoruar atë, pasi vendoste gjoba tek subjekte të ndryshme, e më pas i anulonte ato në këmbim të rryshfetit.
Gjykata e Korçës e ka dënuar Bejkon me 3 vite burg dhe 900.000 lekë gjobë për veprat penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ky ka qen nje mashtrus nga me te shkolluarit nuk i dihet shuma se sa miljon lek ka mare nga korrupsioni e ka pas ne gene nga sistemi komunist e njof qe perpara 25 vjetesh martuar me nje doktoreshe te bijen e nje tregtari qe ne komunizem shiste penicilinat me shuma te medha parash kur i dergohej nga amerika nga i vllaj nje matrapaz ilacesh mes sistemin komunist!
Kta te degjeneruar e te korruptuar ka ven shteti ne digastere shendetsore?