Forbes: Rusia superiore ndaj NATO-s, ja avantazhet e saj

14 Dhjetor 2015, 12:59Bota TEMA

Rusia ka një sërë avantazhesh që e bëjnë atë më të fuqishme se NATO.

Kjo është ideja e revistës së njohur Forbes që ka bërë një editorial duke krahasuar Rusinë me aleancën Euro-Atlantike.

Në muajt e fundit në fakt është folur shumë për rikthimin e një luftë të ftohtë, duke parë tensionet e fundit mes Rusisë dhe disa vendeve të NATO-s.

Shumë ekspertë mendojnë se përplasja mes këtyre superfuqive ushtarake është shumë afër.

Dhe për këtë janë bërë krahasime të shumta për të kuptuar se cila nga të dyja është më e avantazhuar ushtarakisht.

Sipas editorialistit të Forbes, Loren Thompson, Rusia ëhstë më e fortë se NATO në disa aspekte.

Në radhë të parë, NATO nuk ka modernizuar pajisjet ushtarake.

“15 vite luftë në Azi e kanë përgatitur NATO-n për të luftuar milici të ndryshme, por jo për t’u përballur me një superfuqi si Rusia që ka mjete të blinduara dhe pajisje moderne ushtarake”, shkruan Thompson.

Ai rendit më pas disa pika ku Rusia është më e fortë se NATO.

Avantazhi gjeografik

Nga këndvështrimi i Thompson, Rusia ka një avantazh shumë të madh gjeografik në një konflikt të mundshëm. “Rusia është mësuar prej dekadash në luftërat në terren. Moska mund të përqendrojë shumë shpejt ushtrinë e saj në rast të një konflikti të mundshëm”, shkruan Thompson.

Mbrojtja ajrore

Thompson është i bindur se suporti ajror i NATO-s nuk është aq efikas sa i Rusisë e cila ka një fuqi të madhe ajrore.

Armët

Thompson thotë gjithashtu se armët ruse po bëhen gjithmonë e më të fuqishme.

“Që prej momentit që ushtarakët rusë po profesionalizohen, Rusia ka nxjerrë armë konvencionale të modernizuara, ndërkohë që SHBA dhe aleatët investojnë pak në teknologjitë e reja”, shkruan Thompson./ Përgatiti Amarildo Lumani

Forbes

14 komente në “Forbes: Rusia superiore ndaj NATO-s, ja avantazhet e saj”

  1. shefi says:

    i rafte ndonje bombe ne shtepi ketij tomsonit dhe gjithe atyre qe trumpetojne lufte ne vend te paqes.

    1. Bushi says:

      Shefi! E verteta eshte e vertet,dhe duhet then ashtu siç eshte.Nuk ka ketu per frike e per pristigj.

  2. tram says:

    Rusia ka forcen e saj ,gje qe dhe Europa e pranoi ,qe ne jemi te dobet para Rusise ,por ,shto dhe Aleatet e Rusise ,si Kina ,Irani dhe Koreja e Veriut . Prandaj duhet mos ta …..

    1. tani says:

      Kina nuk eshte aleate e Rusise

      1. ruzhdi says:

        Ne qoft se fillon Lufta Kombi Shqiptar esht ne rrezik

      2. Bushi says:

        Kina eshte aleati me i forte i Rusise.

  3. paradoxal says:

    Ideja e Forbes eshte qe harxhoni edhe ca me shume para per mbrojtjen/luften se kriza na ka kap edhe ne, prodhuesit e armeve. Si i thone asaj fjales: “shyqyr qe u martu halla; hajt t’ja fusim ka i her”. E per rastin tone do te thote: shyqyr qe na ndodhi ky konflikt, ti ngrejme menjen njerezve qe te justifikojme buxhetin e armatimit e ti bejme paret e taksave rrush e kumbulla, dmth arme (ne vend te shkollave, spitaleve, infrasktruktures etj etj)

  4. Rita says:

    PO nuk hahesh dot me beun o i zi Rusi eshte babai botes kjo dihet dhe ka aleat 55% o mos me shume te botes por nuk nderhyn ne punet e tyre te brendeshme per te vendosur demokracin ruse si ben amerika me partneret e saj vendos te quajturen demokraci amerikane

  5. Fieraku realist says:

    Thompson se ka idene cfare flet..Rusia e din qe nese fillon nje lufte do i shkeputet shume toke.Kina ka nevoje per zgjerim territori,po ashtu perendimi po mendon qe cdo 30 vjet duhet ti bej dicka rusise qe mos te zhvillohet shume,cdo gje filloj me ukrainen edhe po vazhdohet ne syria.te gjitha keto i kushtojne rusise miliarda.Per momentin perendimi nuk ka pesuar lekundje tragjike ne vlere monetare sic ka pesuar rusia.Ulja e cmimit te naftes per 2-3 vjet akoma edhe mbatja e rusise neper konflikte,e shkaterron me shume buxhetin rus sesa ate perendimor.Te gjithe flasin per armatimet moderne ruse,Ok mendoni nje armatim modern rus qe duhet te mbroje te gjithe rusine,cfare support kerkon ai armatim edhe ku do e gjej mbeshtetjen Putin te hidhet ne sulm?Mos Valle do e mbeshtesi cuba,Venezuela,Bolivia,Afrika e jugut ??asnje aleance nuk futet ne mbeshtetje te rusise kur e shikojne qe perfundimi eshte humbja.Thuhet lufta behet me butona,po lufta behet me butona sot,por qe te ndertohen ato butonat,nuk do investosh neper shkolla,rruge,spitale,fabrika,por ne arme,gjoja per te mbrojtur vendin.Pra i bie te shkaterrosh ekonomine duke pritur se mos te djegin shpine nje dite,kur vete rusia nuk ka plan apo qellim te sulmoje diku qe te nxjerri fitimin e harxhimit.Ja pra pse rusia po shkon vete drejt shkaterrimit.

  6. nje lexues normal says:

    Kina eshte aleate e Rusise , mos thuaj nuk eshte , madje aleatja me e vjeter .

  7. papuli says:

    Kjo analize vjen nga bytha jo nga koka.

    Vetem Amerika ka dyfishin e avioneve, krhasuar me Rusine.

    Amerika shkon kudo ne bote per nje periudhe shume te shkurter.

    Kjo se ka nja 11 a 12 aeroplane mbajtese.

    Rusi ka nje.

    Rusi ka armatim, smohohet, po Nato ne teresi, eshte hesap me vete.

    Frika e vetme eshte se shume shtete te Natos, ne momentin e luftes

    sdo tregohen te denja per NATON.

  8. Greqisti says:

    Aeroplane Amerika: 13,892 Rusia : 3429. Nje zot e di si ja fusin pordhes Mero and co. Na hoqen mendjen. Edhe 2000 nga ata aeroplanet e Rusise Jane me ndryshk. Shifrat flasin ndryshe ndersa gazetat Jane vari k

  9. Zekthi says:

    Ne se do te kete nje lufte te trete… do te humbasin te gjithe.
    Perfituesit e vetem mund te jene : ISIS, Boko Haram, Al Kaeda dhe grupime te tjera te ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje