Kur Putin punonte si agjent sekret në Turqi për vjedhjen e teknologjisë amerikane

15 Dhjetor 2015, 17:15Bota TEMA
Kur Putin punonte si agjent sekret në Turqi për vjedhjen e

Lideri Rus Vladimir Putin, para plotë 43 vjetësh kishte shërbyer në Turqi, si shef i një ekipi që punonte në ndërtimin e një objekti të rafinerisë. Sipas dëshmitarit Aljbajrak, Putin ishte arrestuar nga forcat e sigurisë, pasi ishte kapur duke bërë fotografime në zonat ku një gjë e tillë ishte e ndaluar.

Vladimir Putin, kishte punuar në Turqi, në ndërtimin e një objekti rafinerie, me pretekstin se është një prej zyrtarëve kryesorë për ndërtim.

Ndërkaq, nga rrëfimet e ish-kolegëve të tij të punës, mësohet se që të gjithë dyshonin në të, se mund të ishte një spiun apo agjent, por, këtë fakt nuk kanë mundur ta konfirmojnë deri pas shkuarjes së tij prapa në Rusi, raportojnë mediat turke, transmeton lajmi.net

Adem Albajrak, një bashkëpunëtor i Putinit në këtë objekt të rafinerisë, ka treguar se ata gjithmonë kanë pasur dyshime.

“Dyshonim në të gjithnjë, pasi u kthye në vendin e tij u siguruam që është një agjent sekret”, ka thënë Albajrak.

“Gjithmonë qëndronte i vetmuar nëpër qoshe, duke pasur parasysh që ishte larg familjes unë i qëndroja afër. Po ta dija se do të vepronte kështu kundër Turqisë, nuk do ta bëja një gjë të tillë”, thotë Albajrak.

Një tjetër zyrtar i firmës ruse ka qenë një njeri i quajtur Ilja, rreth moshës 40 vjeçare. Të gjithë çuditeshin se si ky 40 vjeçar i thoshte Putinit, atëherë vetëm 20 vjeç “Patron i madh”.

Raportohet se në atë kohë, gjatë ndërtimit të rafinerisë turke, tenderin e kishte fituar një kompani amerikane, teknologjia e së cilës ishte shumë më e avancuar se ajo e Rusisë.

Sipas dëshmitarit Aljbajrak, Putin ishte arrestuar nga forcat e sigurisë pasi ishte kapur duke bërë fotografime në zonat ku një gjë e tillë ishte e ndaluar.

Mendohet se Putini ishte dërguar në Turqi pikërisht për këtë fakt, për të përcjellë mënyrën e punës së amerikanëve, teknologjitë e tyre dhe për t’i kopjuar ato.

Ai nuk ka pasur asnjë prapavijë, asnjë përvojë në çështjet e ndërtimit. Vladimir Vladimiroviq Putin është i lindur më 1952 në Leningrad. Babai i tij ishte një punëtor në marinën ruse, duke qenë punëtor në nëndetëse, ndërkaq nëna e tij ishte punëtore e një fabrike.

Më 1975 putin kishte diplomuar në Universitetin e Leningradit në drejtimin e Drejtësisë Ndërkombëtare. Pra, e gjithë përgatitja e tij, e kaluara e tij është në kundërshtim me punën që e ka bërë në Turqi.

Ai në Turqi ishte ngarkuar për ta përcjellë punën e një ekipi rus që ka ndihmuar në ndërtimin e objektit të rafinerisë, në moshën vetëm 20 vjeçare.

5 komente në “Kur Putin punonte si agjent sekret në Turqi për vjedhjen e teknologjisë amerikane”

  1. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Po ta dinte ademi i hanemes

  2. drejtori says:

    haa!
    ke ajo foto me kmish te lidhme nyje n brez paska marr pamjen e gangove shqiptar te fshatit ne vitet 1972.
    ishte koha e “liberalizimit te madh” dhe gjithanej neper stacjone trenash periferik,si vor,sukth golem kavaj libofsh .. shifje tipa te till,me flok t lepime te ndame viz,me kmish te lidhme me nyje dhe te zberthyme si rebel.
    komunizmi paska qen gjithanej njisoj.
    dhe kta “gangot” e komunizmit te djeshem u ben bisnesmen dhe politikan sot qe e kan bo shqipnin nji shkerdhatni totale…

  3. Enigma. says:

    Edhe nga turiri ,duket qe eshte spiunn! Ky zoteri Po tregon se do te pushtoj boten
    Sa egoist dhe sa te vegjel ,jane disa njerez! Mendojne se do jetojne me shekuj ,Kur ne fakt jeta e njeriut nuk
    shkon as 100 vjet ! Eh mor zoti Putin ; eshte mire ti shpenzosh mundimet e tua duke kontribuar per PAQEN
    se keshtu do te mbetesh ne histori gjat,se sa te pushtosh vendet paqesore si Krimeja apo Ukraina ! Puna jote vlen vetem per te luftuar ISIS!

  4. Zig Zag Man says:

    Fillo nje spastrim nga Kaçaniku ne Stamboll, merri rruges beji sapun Ballist Morinen dhe Lorik Canen…

  5. Durresi says:

    Fytyren si xhepist e paska pase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje