Angela Merkel ka qenë në krye të liderëve të BE-së që vendosën sanksione ndaj Rusisë pas konfliktit në Ukrainë për shkak të aneksimit të Krimesë.
Por njëkohësisht ajo është mbështetëse e gazsjellësit “Nord Stream 2” që vjen nga Rusia.
Pasnesër pritet takimi me liderët e tjerë të BE-së për rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Por njëkohësisht është duke trajtuar me Rusinë projektin e gazjellësit të Gazprom që do të lidhë Gjermaninë me Rusinë nëpërmjet Detit Baltik.
Kjo frymë bashkëpunimi në lidhje me gazsjellësin bie në kundërshtim me sjelljen e Merkel në BE.
Kjo gjë ka irrituar shumë liderë të vendeve të BE-së që e akuzojnë Merkelin për lojë të dyfishtë dhe kanë deklaruar se do të kundërshtojnë rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Edhe SHBA duket e pakënaqur nga ky veprim i Merkelit duke qenë se Amerika kërkon të eksportojë në Europë gaz natyror dhe marrëveshja me Gazprom dhe Merkel duket se ka mërzituar jo pak amerikanët.
Jeta eshte aritmetike Olimbi!- thoshte Nikollaqi qe na ishte paraqitur si personazh negativ.