‘Vasily Zaytsev’ britanik, vret 5 terroristë me tre plumba

15 Dhjetor 2015, 12:25Bota TEMA

Ka qëlluar tre plumba dhe u ka shpëtuar jetën ndoshta qindra personave.

Bëhet fjalë për një snajperist britanik, pjesë e SAS.

Snajperisti ka vrarë 5 terroristë të ISIS në Irak me vetëm tre plumba.

Terroristët po dilnin nga një fabrikë lëndësh shpërthyese me xhupa ndërkohë që temperaturat ishin shumë të larta.

Ata ishin ndoshta duke përgatitur një sulm kamikaz.

Por si i vrau pesë persona me 3 plumba?

Snajperisti britanik qëlloi terroristin e parë duke i shpërthyer xhupin me eksploziv.

Nga shpërthimi vdiq ai dhe dy ushtarakë që ishin afër tij.

Më pas qëlloi me një plumb në kokë terroristin tjetër dhe në gjoks terroristin e fundit të mbetur gjallë.

Operacioni siç raporton Daily Mail ka ndodhur dy javë më parë në afërsi të Mosulit./a.l

3 komente në “‘Vasily Zaytsev’ britanik, vret 5 terroristë me tre plumba”

  1. Hekuran Teneqja says:

    Nuk ka pse krahasohet me Vasiliken e ruseve oooo filoruset e temas !
    Se mos e njeh njeri

  2. anticensurë543 says:

    snajperi dhe jo snajperisti,si fillim!
    mund të vrasësh dhe 100 me një plumb,por në këtë mënyrë sii ka vrarë ky nuk është ndonjë meritë!!
    ti kishte vrarë pa ndihmën e shpërthimit atëherë do të ishte një lajm!!
    sidoqoftë disa hale më pak!!

  3. Iliria says:

    Vasili Zajcev, jo Vasily Zaytsev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje