Në Gjermani është një fsahti i cili banohet kryesisht nga neonazistët.
Janë organizuar, kanë blerë shtëpitë në Jamal, dhe kanë krijuar komunitetin nazist.
Nuk është se mund të flitet për një Rajh të Katërt, por ajo është ëndrra e tyre në sirtar.
Tipar dallues i tyre janë tatuazhet dhe koka e rruajtur.Kanë gra dhe fëmijë dhe kanë vendosur të kolonizojnë disa zona rurale të Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Veriore.
Historia e këtij fshati është treguar në një reportazh të BBC.
Gjithë banorët e vjetër të zonës kanë shitur shtëpitë e tyre te nazistët e rinj.
Që prej 15 vjetësh fshati Jamal banohet vetëm nga kokërruajturit dhe familjet e tyre.
Këtu ka lindur Sven Krueger, naziskin i njohur gjerman.
Eksponent i “Hammerskin” dhe këshilltar komunal për NPD.
Ai vendosi ta kthente fshatin në fortesën e tij.
Frymëzohen nga Hitleri dhe kjo mund të kuptohet sapo hyn në fshat ku shihet një tabelë që tregon distancën me Braunau am Inn, vendlindja e Hitlerit.
‘Më mirë të vdekur se skllevër’, kjo është motoja e tyre.
Nuk e njohin Republikën Federale dhe përpiqen të shmangin detyrimet ndaj shtetit, me sa të munden.
Të vetmit të “mbijetuar” në këtë fshat janë një çift artistësh që nuk duan të largohen.
‘Na kanë terrorizuar, ndjekur me makinë, kanë dëmtuar veturat tona madje kanë tentuar edhe të na shtypin. Duan të na përzënë për të patur një fshati homogjen”, thotë familja Lohmeyer./a.l