Gjyle, shpërfillje, bojkote. Nuk ka paqe mes Putinit dhe Erdoganit

15 Dhjetor 2015, 11:10Bota TEMA

Të dielën një gjyle paralajmëruese kundër një peshkarexhe turke që lundronte në detin Egje. Dje, një tjetër ndërhyrje kundër një anije tregtare turke, fajtore se po pengonte lundrimin e një skuadre detare ruse në Detin e Zi. Dhe në fund, në rrafshin politik diplomatik, “stërkëmbëshi” i Moskës, që e arriti kulmn me anulimin e samitit mes presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, i cili ishte parashikuar për sot.

Vladimir Putini po bën gjithçka që ka në dorë, vetëm e vetëm për të mbajtur premtimin, që siç ka thënë, ta bëjë të pendohet homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti rus ishte betuar që në 24 nëntor, kur presidenti turk refuzoi të kërkojë falje për rrëzimin e avionit bombardues rus “Sukhoi”, i akuzuar se kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, gjatë sulmeve mbi qiejt sirianë.

Por Erdogani ndoshta nuk imagjinonte një kundërpërgjigje kaq konstante dhe të përpiktë. Pas premtimit për të ndërprerë të gjithë importet e frutave dhe perimeve nga Turqia, prej një janarit, si dhe dëbimin e menjëhershëm të disa kompanive turke nga territori rus, Moska duket se është e angazhuar tashmë në një luftë të vërtetë nervash kundër “armikut” turk. Një luftë që shtrihet në të gjithë frontet, nga ai politik, deri në atë detar. Gjylja e parë, dhe jo në kuptimin metaforik, u lëshua të dielën, kur një peshkarexhë turke që lundronte në Detin Egje bëri gabimin, që t’i afrohej shumë fregatës ruse “Smetlivy”, e cila ishte e angazhuar, mes të tjerave, në operacionet në frontin sirian.

Sipas versionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës, peshkarexha kishte ndryshuar krejt papritur drejtim gjatë kalimit të fregatës, duke iu afruar deri 600 metra dhe duke vazhduar lundrimin, pavarësisht alarmeve në radio, për një përplasje të mundshme. Kështu, gjithmonë sipas versionit rus, ekuipazhi i anijes ushtarake vendosi të godasë një herë, për të bindur peshkarexhën që të ndërrojë drejtim. Ndërsa dje, “skërmitja” e rusëve ka patur si teatër Detin e Zi. Aty, njëanije tregtare turke, u detyrua të ndryshojë drejtim nga dy luftanije me flamurin e Moskës, sepse, gjithmonë sipas versionit të rusëve, pengonte kalimin e një karvani detar, i cili po transportonte nga Odessa, “në ujërat territoriale ruse”, dy platforma nafte, që do të përdoren për shpime nga ana e kompanisë “Cernomorneftegaz”.

“Hakmarrja” më e fortë ndaj Erdoganit, megjithatë, është ajo diplomatike. Nuk mjaftoi që i përplasi derën në fytyrë në Paris, gjatë samitit për klimën, ku Erdogani kishte tentuar një pajtim. Presidenti rus u dha urdhër të tijëve që të anulonin edhe samitin presidencial, për të cilin ishte rënë dakord në 16 nëntor, gjatë takimit të G20-ës në Ankara. “Niet”-i i Putinit është edhe më nënçmues, për arsye se vjen në një kohë kur Erdogani duket i angazhuar në shtrimin e rrugës së vështirë të ripajtimit.

“Për sa na takon, nuk dëshirojmë të mbajmë asnjë konflikt të hapur. Duam të vazhdojmë të zhvillojmë të njëjtën marrëdhënie strategjike me Rusinë, siç kemi bërë gjatë viteve të fundit”, ka deklaruar dje Erdogani në televizion.

Por jo më larg se të premten, presidenti rus, duke iu drejtuar Ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoighu dhe gjeneralëve të tij, ka urdhëruar që të jenë në gatishmëri për të shkatërruar menjëherë “çdo objektiv që është në gjendje të kërcënojë forcat ruse dhe infrastrukturat tona”. Një urdhër i dhënë për gjeneralët, por që tignëllon si një paralajmërim për Turqinë e Erdoganit./IlGiornale – Bota.al

10 komente në “Gjyle, shpërfillje, bojkote. Nuk ka paqe mes Putinit dhe Erdoganit”

  1. WEB says:

    Pavaresisht qe nuk kam asnje simpati per erdon ,dhe shume pak per putin ,kjo fale nderhyrjes se tij ne siri ,,, sinqerisht ,tani po egzagjerohet nga putini jashte mase ,mire ishte qe keto dy vende ti lene menjane merite dhe te gjejne nje akord

  2. sonar says:

    Jo gjyle o gjyzel por predhe!!!

    1. Iliria says:

      500 vjet shune turke, ça pret nga gazetashitesit shqypo..!!!

      1. Iliria says:

        ..dhune* turke..

    2. anticensurë543 says:

      “vendosi të godasë një herë”????????
      ec e kuptoje këtë trushkulur gazetaruc!!
      në vënd që të shkruaj “vendosi të shtijë një herë”!!
      e kam thon unë!!mero i ka të importuar këta debilët,ose i ka të mitur!!

  3. Crusader says:

    Erdogani duhet te kishte kerkuar falje qe ne fillim. Jo vetem nuk e beri kete, por i meshoi edhe me teper gjuhes militariste dhe kercenuese. C’fare do mbjellesh do te korresh. Rusia nuk eshte ndonje vend qe mund te luaj Erdogani si ja do mideja. Pasojat e kesaj do te shihen me vone dhe kam mendimin se pabesia dhe budallalleku i diktatorit Erdogan, do ti kushtoje shume Turqise. Tani po del qe jo vetem Erdogani blente naften e IS-it dhe organizonte e financonte rekrutimin e terroristeve, por gjithashtu ka furnizuar edhe me arme kimike terroristet, te cilat u perdoren per te krijuar nje zemerim nderkombetar kunder Assadit. Armet kimike u munduan qe tja adresonin Assadit, ne menyre qe te arrihej nje koalicion ushtarak per bombardimin e tij.

  4. Lëmi Llukes says:

    Erdogani , si burrë shteti , është një palaço burrë !
    Unë nuk urrej asnjë popull ,por, Erdogani është turpi i popullit turk ! Një llojë siç është Sali Berisha turpi i popullit shqipëtar !

  5. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Ramy more leshpalare qe na hiqesh i ekilibruar.
    Ka cecua bicak dhe ti shkerdhen ato pisanjoset.
    Qelbesire

  6. Davidi says:

    C’gjyle more more gazekar

  7. flora says:

    Té keqen duhet luftuar me te keqe, ate qe e ka ber erdogani e ka bere si burrat, se ruset jon bes prene e keshtu tashe e kan kuptuar se paska ne kete tome hala burra që si frigohen à ti Beyth e Qelburi bravo Erdogan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje