Rama: Zanatçiu i sherrit flet me vete, ne punojmë. 40 mijë legalizime falas deri më tani

18 Dhjetor 2015, 18:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, duke replikuar me deklaratën e Berishës në Kuvend, se qeveria nuk ka bërë asnjë legalizim falas, ka paraqitur shifrat e legalizimeve.

Sipas tij, nga maji i 2014-s deri në dhjetor të 2015-s, janë bërë 40.432 legalizime falas.

Ai thotë se deri në vitin 2016, do të legalizohen 145 mijë banesa.

Zanatçiu i Sherrit u tha dje shqiptareve, nga tribuna ku perdhunon te verteten çdo te enjte ne Kuvend: Kjo qeveri nuk ka bere as edhe nje legalizim, lejet e legalizimeve te shperndara deri tani jane fallco!

Ja e verteta:

Maj 2014 – Dhjetor 2015: 40.432 leje legalizimi falas u jane dorezuar qytetareve.

Deri tani ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, kane marre hipoteken e shtepise se tyre 22.136 familje. Procesi i hipotekimit do te pershpejtohet ne menyre shume te konsiderueshme duke nisur nga muaji janar, sepse ALUIZNI do te beje per llogari te qytetareve edhe hipotekimin.

Me kete sistem te ri parashikohet qe ne vitin 2016 familjet qe do perfitojne legalizim falas te arrijne ne 145.000.

‪#‎SHQUPifletmevete ne punojme per Shqiperine”, shkruan Rama.

2 komente në “Rama: Zanatçiu i sherrit flet me vete, ne punojmë. 40 mijë legalizime falas deri më tani”

  1. cibuku says:

    Mire mo Rama:Vete ke thone se Zanati
    nuk te le pa Pune! Perse atehere tallesh
    me Zanatin e Usta Saliut?

  2. Kristo says:

    Ore po nuk e kuptoni se megjithse jane 40 mije, prap jane shume pak. Me kete ritem duhen 30 vjet. Kjo formule nuk e zgjidh problemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje