Albin Kurti e Albulena Haxhiu në “arrest shtëpie”

21 Dhjetor 2015, 18:43Rajoni TEMA

Gjykata Supreme e Kosovës, përkatësisht kolegji prej 3 gjyqtarësh, ka vendosur këtë të hënë që masa e paraburgimit, në rastin e të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të ndryshohet me masën e “arrestit shtëpiak”.

“Gjykata Supreme, duke vendosur në lidhje me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatëve mbrojtës të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka miratuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, për rrjedhojë ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar atyre ‘arrest shtëpiak’”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.

Sipas Gjykatës Supreme, të pandehurit Albin Kurti do t’i zgjasë masa e “arrestit shtëpiak” deri më 28 dhjetor, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu deri më 7 janar të vitit të ardhshëm.

3 komente në “Albin Kurti e Albulena Haxhiu në “arrest shtëpie””

  1. ?- Gopisti i NSHRAK-ut - ? says:


    @ Gazetari

    O zotriu
    Na baj me dije
    Qysh bre jon
    N’arrest shtepije?!

    Nuk po marri
    Vesh nji dreq
    Jon me nji shpi
    A veq e veq?

    ????????

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    Per fatin e keq te kombit Shqiptar ka 300 vjet qe injorohen dhe diskriminohen Shqiptaret e vertet qe luftojn per DREJTESI dhe LIRI,forca Albin Kurti.

  3. Te bashkuar says:

    BRAVO OPOZITA, JEPINI NE BURG TRADHETARET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje