Rama: Hiqni vizat më absurde për vëllezërit nga Kosova

20 Dhjetor 2015, 13:01Rajoni TEMA

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në pritjen e organizuar me ambasadorët e huaj në Shqipëri ndër të tjera ka folur edhe për Kosovën duke thënë se rrugën e vështirë të Kosovës drejt përvojës demokratike, do ta rrënjosë një shtet në institucione të sprovuara nga koha dhe vullneti demokratik i popullit të Kosovës.

Sipas tij askush nga shtetet rishtare nuk ka kaluar pa plagë dhe sakrifica.

“Për këtë arsye, ky është për Kosovën, një moment i vështirë, por edhe një moment vërtetësie. Dhe prej vëllezërve tanë në Kosovë, ne presim pa lëkundje dhe padyshim, që të jenë në lartësinë e duhur për këtë moment kaq të rëndësishëm dhe për ardhmërinë e Kosovës, në kuadrin e një rajoni që synon me forcë integrimin në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama, transmeton Koha.net.

Ai më tej tha se Bashkimi Evropian vendosi të hedhë një hap më tutje drejt liberalizimit të vizave, që shpresoj do të plotësohet si hap një orë e më parë, për t’i dhënë fund absurdit më të madh të Evropës së sotme, që është një popull shumë i vogël, i vetmi në gjithë hartën e kontinentit tonë, i mbajtur peng i izolimit që krijon viza.

“Ashtu si në këtë proces konsolidimi, Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu, ne jemi të bindur se këmbëngulja jonë që absurdi i izolimit të Kosovës, në pamundësi të lëvizjes së lirë, duhet të marrë fund një orë e më parë, jo thjesht për Kosovën, por për vetë Evropën”, ka shtuar Rama.

Ai ka potencuar se “është një turp që Evropa nuk mundet ta mbajë për një kohë ende më të gjatë dhe është një izolim, pasojat e të cilit nuk i përjeton vetëm populli i Kosovës sot, por mund t’i përjetojë rajoni dhe më gjerë nesër”.

12 komente në “Rama: Hiqni vizat më absurde për vëllezërit nga Kosova”

  1. S.O.S. says:

    Hahaha ky eshte qesharak nga koka deri tek kembet, ne çdo gje qe thote dhe ne çdo gje qe ben. I rregulloi shqiptaret i beri te flasin me vete, tani i mbeti te rregulloje dhe vellezerit kosovare.

    1. Bekimi says:

      Ku jeton ti, shoku?
      Çfarë nuk të pëlqen ty në ato që thotë e bën ai?
      Po si nuk e çliruat veten nga shpellaria malokare një herë, xhanëm?

      1. Lepe says:

        Ah, e kemi amanet nga baba Sali, Kuvajtin dhe Serbine i kemi babe e nene.

    2. Kapit Tupalla says:

      Z. RAMA
      Hiqni ndalesën për dhënien e pasaportave shqiptarëve të KOSOVËS.
      Kjo do ishte përgjigja më e mirë!

  2. Shqiperia ETNIKE says:

    I Nderuar Edi Rama,Mire e thoni ju i “Dashur” DHE UNE “Hallexhiu” JU kutptoj Shume mire por ne Kosoven tone Martire po na Dalin “Heronje te IS-it ” Perdite i Nderuar Kryeminister, dhe Europjanet te Lodhur nga “Shallvaret” E Myslymaneve qe kane Mbushur dhe po mbushin Rruget e Europes jane shume te Kujdesshem me Myslymanet Kosovare,..Kujdes! JO ME Shqipetaret Myslyman Kosovare…pra i Nderuari Rama ka nje Diference te madhe :Nga Shqipo Kosovare Myslyman..ata jane Shqipetare dhe na vjene Keq por kemi dhe Halene e madhe Myslymane te Blere,qe dalin ne Kosoven tone Martire dhe Deklarojne se me Pare jane Myslyman-pastaj Shqipetare.
    Kush na Siguron se keta “Vellezerit” QE I Falen Allahut Akberr, do te Vine ne Europe per te “Shijuar” Bulevardet e saj te Bukura, apo per ta Bere “Thertore” ALLA Parizjane????
    Kosova duhet ne radhe te Pare te pastroj veteveten nga Islamiket qe jane te Njohur per ne Shqipetaret, si dhe nga Europjanet pastaj jane te Mireseardhur ne Europe….lol

    1. Kosovari 007 says:

      Kur kemi udhetuar pa viza neper bote ti ke qene neper bole duke ju lutt babs ton te lutem bab me le te dale..,..ndersa sa I perket islamisteve te flliqur nuk te heq asnje presje.,.,ciao

      1. Eri says:

        E ke thene me vend.
        Mos i degjoni keta halabake, sepse ajo çfare njohin nga Kosova jane vetem lajmet qe degjojne nga Lavdrim Muhaxheri dhe hoxhe Shefqeti dhe Irfani. Por harrojne mjekroshat qe i kane ne mes te Tiranes dhe jane po aq trushplare sa ata me siper.
        As ne Kukes nuk kane shkuar ndonjehere e jo me te kene shkelur dhe pare Kosoven dhe shqiptaret qe jetojne aty.

  3. aleko says:

    Shqipetare jene dhe kosovaret o debil .Po ti aq di ashtu flet.Sa shume injorance po mbin cdo dite e me teper ne vendin e shqiponjave..mekat!……

  4. Klimax says:

    Ky luan rolin e te paditurit apo nuk e kupton qe BE-ja ka ngritur mure per te ndaluar mesymjen e “vellezerve” ne Europe!!! Ashtu si dikur kur “vellezerit” e Perandorise Osmane se bashku me jeniceret shqipefoles qe kerkonin te zaptonin Europen u dermuan ne muret e Vjenes duke u detyruar te kthehen ne territoret e “tyre” ballkanike!

  5. Lili says:

    Zoti kryeminister,mos lutenin gjithe diten po veproni: Zgidhja eshte nuk e thjesht edhe varet vetem nga ju:dyshtetesi per gjithe shqiptaret e kosoves!
    Pajisni shqiptaret e kosoves me pashaporta te Shqiperise se jemi nje komb! Béni ate qe bene Serbia kur ndan pashaporta serbe per serbet e kosoves -per cka evropa nuk bene ze-shperndani edhe ju pashaporta shqiptar per ne se jemi nje komb!
    Just do it!
    Bile do te keni gjurme n’Histori me kete veprim!
    Kur Spanja i nje cdo sudamerikani te drejte e shtetesise edhe 600 vjet mbas shkuarjes atje te ndonje espagnol,pse shqiperia mos me njohfte drejte shqiptare te cdo shqiptari ne bote e me pajise me pashaport? Do fitimin pare per budxhetin e Shteti edhe do fuqizoni lidhjet me diasporet shqiptare te vjetera…
    Pra ,just do it!
    Shfrytezoni réformen per Kushtetuten per ndryshimin e kodit te nenshtetesise shqiptare!jeni kete te drejte cdo shqiptari!
    JUST DO IT!

  6. Qesh Shqip. says:

    ky esht injorant….sa kryeminister koti eshte ber qesharak….

  7. Kapit Tupala says:

    Z. RAMA
    Hiqni ndalesën më absurde që nuk lejon pajisjën e shqiptarëve nga Kosova me pasaporta të Republikës së Shqipërisë.
    Kjo do ishte përgjigja adekuate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje