Pasuria e Titos do të ndahet së shpejti me vendim gjykate

17 Dhjetor 2015, 12:01Rajoni TEMA

Ndarja e vonuar prej kohësh e pronës së Titos u afrua edhe më shumë të mërkurën kur Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd shqyrtoi të gjitha provat në një çështje për trashëgimin që është zvarritur për më shumë se tre dekada.

“Sot të gjitha provat e marra nga gjykata janë lexuar dhe tani presim vendimin… ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Violeta Kociç-Mitacek, avokate e trashëgimtarëve të Titos.

Trashëgimtarët e liderit janë djali i tij Misha Broz dhe nipërit Josip, Zlativa dhe Eduard Broz.

Ata dhe shteti po pretendojnë përmbajtjen e një kasaforte në Bankën Kombëtare të Serbisë që përmban mobilie të shtrenjta, koleksione pullash, monedha ari, bizhu, gurë të çmuar dhe ora të shtrenjta mes të tjerash.

Anëtarë të ish familjes mbretërore Karadjordjeviç të Jugosllavisë gjithashtu po marrin pjesë në diskutimin e trashëgimisë, duke kërkuar asete që sipas tyre i përkisnin dinastisë dikur.

Avokati i tyre, Zoran Zivanoviç, i tha BIRn se ata presin gjithashtu vendimin e gjykatës vitin e ardhshëm.

“Është e vështirë të presësh një vendim brenda 15 ditësh sepse është një çështje e madhe gjyqësore dhe kërkon shumë punë,” tha Zivanoviç.

Gjyqësori nuk ia doli të ndajë pronat e Titos që nga vdekja e tij në vitin 1980.

Disa nga pasuritë e tij, përfshirë vila dhe makina të shtrenja i shkuan shteteve të fomuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë; disa u vodhën dhe fati i të tjerave pritet të vendoset.

Një gjykatë jugosllave lëshoi një vendim për ndarjen e aseteve në vitin 1989 por Jovanka Broz, e veja e Titos nuk e pranoi.

Tito drejtoi Jugosllavinë nga 1945 deri në vdekjen e tij në vitin 1980.

4 komente në “Pasuria e Titos do të ndahet së shpejti me vendim gjykate”

  1. Milto Gurra says:

    Ndoshta te njejten gje duhet bere per Pasurite e ish diktatorit Enver hoxha,ndonese pasuria e ketij te fundit eshte mjaft e kamufluar(ne emer te te treteve)neper bankat zviceranee.

    1. Agimi says:

      Pasurija ENVERI mban Gazeten TEMA gjall,edhe Mere Bazen.

  2. Arnautovic says:

    A Jozha i vogel , TITO i madh sa i mir je kon .

  3. demo says:

    Po s`paten perfituar deri ne 1981,do marin letra me vlere.Shko o Sali mesoju serbeve si ta ndajne pasurine e Titos,ashtu si ndave tokat e pronareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje