Presidenti serb: Kushtet për Kosovën të vendosura nga BE, shumë të vështira

20 Dhjetor 2015, 12:27Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka vlerësuar se kushtet për kapitullin 35, që kanë të bëjnë me Kosovën, janë shumë të ashpra dhe do të paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të papërshtatshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, që nuk janë qartas të shprehura, por të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë”, ka thënë Nikolliç në intervistën për të përditshmen beogradase, Politika.

Më tej ai ka theksuar se “e kishte dëgjuar me kujdes ambasadorin gjerman, Alex Dittmann, dhe në pyetjen se a ka kërkesa të reja lidhur me kapitullin 35, ai është përgjigjur , ashtu siç janë mësuar të gjithë zyrtarët evropianë, se kapitulli 35 e mbyll marrëveshjen juridikisht obliguese me Prishtinën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe se këtu nuk ka kurrfarë kërkesash të reja”.

Zoti Nikoliç, rrjedhimisht, e ka shtruar pyetjen se “a lejon Bashkimi Evropian që ne dhe Prishtina vetë të merremi vesh” dhe është përgjigjur se “ne këtë kurrë nuk e dëshirojmë”.

Nikoliç ka kërkuar që me këto sfida të mëdha Serbia duhet menjëherë të ballafaqohet dhe ka theksuar se pas hapjes së kapitullit për Kosovën, pritet që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha ortodokse serbe dhe Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë. /REL

4 komente në “Presidenti serb: Kushtet për Kosovën të vendosura nga BE, shumë të vështira”

  1. mir says:

    be si te besh , haje dhe ti kete gavet muti …..o niko

  2. Treviso says:

    Nikoliç, si bipartizani i kryekriminelit europian i Millosheviç do te besh mire te japesh dorheqen se, dhe i hap rrugen Serbise per te hecur perpara.

  3. Shtrimi says:

    Jeta eshte e veshtire, veçanerisht per kriminelt qe nuk e menduan te atille.

  4. Abc says:

    Kjo rrace e peshtire do shfarrosur nga faqja e dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje