“Raport pozitiv", por s’ka heqje vizash për Kosovën

18 Dhjetor 2015, 16:09Rajoni TEMA

Komisioni Europian adoptoi atë që e quajti një raport pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, por asnjë shtetas kosovarë nuk mund të udhëtojë pa viza në Bashkimin Europian pa u plotësuar më parë 8 kushtet e vendosura nga KE.

Komisioneri për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos njohu progresin e bërë nga Kosova në përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, por sërish mbetet problem, tha ai, shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.

“Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj. Kosova ka bërë shumë progres gjatë 2014-ës dhe shumë shpejt do të jetë në një pozicion që të plotësojë kërkesat për heqjen e vizave. Kjo mund të bëhet e mundur në fillim të 2017-ës”, tha ai.

Ndërkohë, për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, Komisioni rekomandoi liberalizimin e vizave.

2 komente në ““Raport pozitiv”, por s’ka heqje vizash për Kosovën”

  1. Qifto Qiraniku says:

    raporti esht i mir,po cedo se doli i qir!

  2. Ambasadori says:

    Cmutin duan me Gjeorgjine mire Ukrahina se eshte ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje