The Independent: Liqeni i Ohrit po zhduket

21 Dhjetor 2015, 09:27Rajoni TEMA

Liqeni më i vjetër në Europë është në rrezik për t’u zhdukur. Restorantet moderne, plazhet e improvizuara, shtëpitë buzë bregut të tij po e shkatërrojnë Liqenin e Ohrit, shkruan The Independent.

I njohur si Liqeni më i vjetër në Europë, shkruan Independent, Liqeni i Ohrit në Maqedoni që është nën mbrojtjen e UNESCO’s, ka rreth 350 specie të cilat nuk gjenden askund tjetër në botë.

E përditshmja britanike i ka kushtuar Liqenit të Ohrit një artikull të gjatë. Eko-sistemi i ndjeshëm është mbrojtur deri tani, falë aktiviteteve të njeriut.

Por, kryetari i Ohrit, Nikola Bakraceski, ka bërë të ditur një plan “të hidhur” për Ohrin. 75 hektarë do të bëhen pjesë e një projekti për ndërtimi e shtëpive luksoze. Edhe ndryshime të tjera që planifikohen rreth Ohrit, do të mund të jenë fatale për liqenin.

Profesori nga Universiteti Giessen në Gjermani, dr. Crhistian Albrecht, thotë për New Scientist se Liqeni i Ohrit është një vend i shenjtë për të gjithë biologët në mbarë botën.

“Liqeni nuk është aq i njohur sa disa nga liqenet më të njohura në botë, si Bajkali për shembull, por po përballet me kriza të mëdha biodiversiteti. Jam shumë i shqetësuar për të ardhmen dhe për specie e tij. Planet që janë bërë të njohura tashmë për ndërtime rreth tij, do të jenë fatale për ekosistemin e liqenit”, thotë ai, transmeton Express.

7 komente në “The Independent: Liqeni i Ohrit po zhduket”

  1. Mbreti says:

    Brrockulla, Liqeni esht super!! Ne krahasim me ujrat e evropes te sterinfektuara me Hormone te njerzve si rrjedhoje e ujrave te zeza pas pastrimit, derisa mberrin Rheini nga zvicra ne Amsterdam , niveli i hormoneve njerzore kalon cdo kuote, saqe thon edhe peshqeve kan filluer tju krijohen Gjokse edhe Nga 7 pal cica nga sterngarkimi i hormoneve te gjith evropes!!!

    1. i i i says:

      O hajdar ca thua?? Artikulli thote qe ka 350 specie qe jetojne vetem ne ate liqen dhe qe me ndertimet e nderhyrjet rrezikon speciet. Po ti si shpellar qe je, je specie e vecant me vete… dhe fatkeqesisht ne vendin tone je ne shtim nuk je drejt zhdukjes

    2. anticensurë5431 says:

      o car atë që thua dhe ti po thotë dhe indipendent!
      megjithëse ti mund të kesh lexuar vetëm titullin!?
      apo dhe atë jo të gjithë!?

      1. Ropshi says:

        Niveli i hormoneve njerezore qe del nga b*** dhe me ane te m**** transportohet neper ujrat e zeza te Gjermanise dhe derdhet ne det per tu kthyer ne vendin e mutit ne Shqiperi. Dhe thone qe shqiptaret jane monstra, ja ku e gjetem shpjegimin pse jemi monstra, se hame mutin e gjermanit te ngopur me hormone, hahahah

  2. erion says:

    hahahaa o hajdari me emrin mbret hahhauuuaa

  3. Mbreti says:

    Jam krenar qe jam Ajdar… Strrr strrr ! Graziano, klevisi : D

  4. Liqeni says:

    Nje pjese e nuk Kane si ta shtyme kohen ose sa Kane lidhur int ne Shpi dhe vetem bejne komente ne cdo artikull pa ja pasur idene se per car flitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje