Donald Lu ashpërson gjuhën dhe tregon historinë e një gruaje: Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfrit janë viktimat

22 Dhjetor 2015, 10:50Politika TEMA

Korrupsioni mbush xhepat me para të pista dhe shpesh viktimë e tij janë gratë, është shprehur ambasadori amerikan Donald Lu.

Në tryezën e organizuar për të drejtat e grave dhe reforma në drejtësi, Lu tha se e rëndësishme është që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të reformës në drejtësi.

Në një sistem të korruptuar, viktimat janë shpesh gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfrit janë viktimat. Puna e vështirë nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reforme të rëndësishme. E dimë se propozimi i tanishëm i reformës duhet të përfshijë ndryshime të rëndësishme për të reflektuar ide më të mira nga Komisioni i Venecias, ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe publiku i ndërgjegjshëm. Ky proces ka nisur”, u shpreh z. Lu.

Reforma në drejtësi ofron një mekanizëm për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë.

Ekspertët tanë u përfshinë aktivisht në forcimin e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme ky propozim ofron një mekanizëm për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre sistem më të mirë për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen dhe ristrukturon funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm për të nxitur më pak politizim”, tha Lu.

Ai tregoi edhe historinë e një gruaje:

Një nga arsyet pse na intereson kaq shumë reforma në drejtësi është historia e një gruaje shqiptare dhe sesi një gjyqtar privoi atë nga fëmijët e saj.

Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite. Ai ishte dënuar më parë për krime seksuale, pas vitesh vuajtje ajo më së fundi gjeti kurajon ta linte bashkëshortin për sigurinë e fëmijëve të saj.  Kur ajo shkoi në sistemin gjyqësor për të kërkuar drejtësi gjeti më shumë vuajtje.

Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm seksual të dënuar më parë, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj, kjo i theu zemrën. Pse një gjyqtar do të vendoste në favor të një personi të tillë?

Një arsye e thjeshtë: Korrupsioni

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm lejon gjyqtarët e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por shkatërron jetën e njerëzve të ndershëm.

Në një sistem të korruptuar viktimat shpesh janë gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë. Ndërsa të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktima.

Sa nga ne kanë dëgjuar histori të tilla. Sa herë ju vidhen të drejtat grave të pafajshme në Shqipëri nga gjyqtarë të korruptuar dhe të paaftë. Për sa kohë duhet të presim që të pasurit dhe të fuqishmit të thonë se nuk janë ende të kënaqur me këtë reformë në drejtësi?

 Propozimi aktual për reformën në drejtësi po u jep njerëzve shpresën se ndryshimi po vjen. Ekspertët tanë nga SHBA e BE, u përfshinë aktivisht në hartimin e secilit prej 58 ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshe nga propozimet e mëparshme ky propozim afron një mekanizëm për të vlerësuar dhe larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre sistem më të mirë për të disponuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen dhe ristrukturon funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm për të nxitur më pak politizim. Ne bashkëndajmë përgjegjësinë e këtij propozimi dhe I përkrahim ata fuqimisht.   

 Po punë e vështirë nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë e udhëheqësit e tyre të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reforme të rëndësishme.

Në këtë javë kemi parë një vlerësim paraprak të propozimit nga Komisioni i Venecias. E dimë se propozimi i tanishëm i reformës duhet të përfshijë ndryshime të rëndësishme për të reflektuar idetë më të mira nga misioni i Venecias, ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorët, juristët.

Ky proces ka filluar tashmë.

Së fundi: Kjo reformë në drejtësi i jep Shqipërisë një mundësi për të pastruar sistemin e drejtësisë nga ky kancer i korrupsionit dhe për të rivendosur besimin e burrave dhe grave të zakonshme, se ata do të marrin drejtësi.

Ndërsa shqiptarët sugjerojnë nëse do të mbështesin ose jo këtë reformë, u kërkoj atyre të konsiderojnë gruan e ndershme që humbi fëmijët e saj, shtëpinë e saj, jetën e saj sepse një gjyqtar i korruptuar vendosi se i duheshin më shumë para për të financuar stilin e tij luksoz të jetesës”.

Ndërsa deputetja Majlinda Bregu, e cila prej vitesh lobon për mbrojtjen e grave, viktimë të dhunës në familje, tha se vetëm vitin e kaluar 3090 gra kanë qënë viktima të dhunës. Ajo tha se duhet të ketë një shkundje të të gjitha institucioneve që nga policia, e para që ka kontaktin me gruan e dhunuar, e institucionet e tjera në vijim.

17 komente në “Donald Lu ashpërson gjuhën dhe tregon historinë e një gruaje: Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfrit janë viktimat”

  1. lori says:

    kur po behet kjo reforme se nuk presim dot me !!
    jemi lodhur kaq shume vite duke vjedhur pushtetaret ne kurrizin tone..shiheni ku eshte katandisur shteti nga plerat qe kane patur pushtetin!

    1. drejtesia amerikane e falimentuar says:

      Mr. Lu ben mire te rregulloje drejtesine amerike me perpara. Hetuesat dhe sherifat ne amerike jane kthyer si ne vitet 1900.
      http://www.htrnews.com/story/news/local/2015/12/18/netflix-releases-steven-avery-documentary/77561088/

    2. Gjergj says:

      Sikur ta donin politikanet Shqiperine aq sa e do Donald Lu, do ishte bere Shqiperia Zvicer.
      Une i sygjeroj atyre pak politikaneve te ndershem qe kane mbetur qe te mbeshtesin dhenien e pashaportes shqiptare Donaldit dhe ti bejne ndonje oferte te mire ne krye te nje partie se une do t’ja jepja voten per president.

  2. andia says:

    te gjithe e duam reformen ne drejtesi !
    nuk besoj te kete njeri sot te mos ja di rendesine kesaj reforme,eshte koha te vihet rend ashtu sic duhet jo vetem ne letra!

  3. Petro says:

    Zoti Lu! Beni nje vizite ne bregdetin shqiptar dhe pyesni te kujt jane vilat madheshtore gjithandej.Do te dalin me shumice politikane, ministra te shkuar dhe aktuale, njerez te sistemit te drejtesise, gjyqtare dhe prokurore, e ne fund she biznesmene.Per ne te thjeshtet cdo gje eshte e qarte.Per ty ndoshta akoma jo. aq me teper rruga per te dale nga kjo situate e rende.Te jeni te bindur se 90% e tyre vijne si pjese e qenesishme e sistemit te diktatures komuniste.

  4. al says:

    Shume e drejt kjo qe thote ambasadori amerikan ketij mendimi dhe nismes per nje reforme rrenjesore ndaj kesaj shtrese qe po zhvat pasurite publike dhe qytetaret e thjeshte.

  5. perkthyesi says:

    Respekte per ju zoti ambasador! Kembanat bien per ata qe kane veshe!

    1. Percelluesi says:

      Keta hipokrita,atore,legena, kane njerez te varfer ekstreme qe flene rrugeve, ku njeriu nuk ka as gjerat elementare si mbrojtjesn sociale, siguracionin mjekesor, shkollat e larta qe shkojne te pakten 40 000 dollare viti.Lagje pa numer Ghetto me keq se ne Afrike. Lagjet ndahen midis te pasirve dhe te varferve.Klintoni dje erdhe vone ne,nje,shfaqjetelevizive sepse donte te vinte ne banje por donte banje speciale sepse nuk donte atje,ku vene njerezit e thjeshte.Amerika ka ndryshimn dhe dallimin me te madh te klasave ne bote dhe super te paurit jane CIFUTET DHE 1%

      1. Gjergj says:

        Hahaha, po i qan hallin Amerikes? Ne Amerike ata qe duan te perparojne e kane mundesine. Ne Amerike kane perparuar shume mire edhe ata qe erdhen me dy leke ne xhep nga cepat e malesive shqiptare e jo me ata qe lindin aty.

  6. Agim Anastasi says:

    Zoti Ammasador,kjo thenia jote per ne shqiptaret nuk eshte e panjohur. Vite te terra na e citonte propoganda socialiste dhe kete perfundim na e mesonte dhe mesuesja e filozofise ,ku gjithnje thoshte se te pasurit dhe te fortet…………………, Atehere ne nuk e besonim kete te vertete dhe qeshnim ,duke menduar se nje dite demokracia do te vinte. Per kete dhe luftuam. Por u zhgenjyhem. Sistemi kazino, ja qe keshtu fuksionon. Me keqardhje e provova ne jeten time e per me shume ma qartesoi nje filme per femije,i prodhuar ne vendin tend,Z.Ambasador. pikerishte tek Shvanpopi, kur mister krebs thote se ai qe ka parane ,ka gjithnje te drejte. Besoi se kjo filozofi nuk ka nevoi per koment. Mendoi se lufta ndaj korrupsionit nuk behet me thirje, apo me disa ligje ,pasi korrupsioni eshte forme e sistemit aktual, ku gjithshka kembehet me para. Forma te reja do shfaqen. Dhe gjithnje ai qe ka te paguaj,ka te drejte.

  7. Marita says:

    Respekt te vecante ,zoti Ambasador,,Zoti ta shtofte forcen,,me ndihmu vendin tim,e popullin tim .

  8. Shpresa says:

    Respect per zotin lu Duhet te mbaj fjalen. Per refomen se ketu eshte vjedhje madhe nga politica .

  9. Xhe Temja says:

    I nderuar Ambasador,
    Kjo qe keni cituar eshte shume e drejte, por une jam i mendimit te shkarkohen te gjithe gjyqtaret.Ky sistem drejtesie eshte i korruptuar deri ne rrenje. nje bilanc i shkurter, le te shikojme pasurite qe disponojne, ku i gjeten gjithe ate pasuri me rrogen qe marrin.E keqja duhet shkulur nga rrenjet se po i mbeten, mbijne perseri.

  10. Xhe Temja says:

    Pershendetje z. Ambasador,
    Kjo qe keni cituar eshte shume e drejte, por une jam i mendimit te shkarkohen te gjithe gjyqtaret.Ky sistem drejtesie eshte i korruptuar deri ne rrenje. nje bilanc i shkurter, le te shikojme pasurite qe disponojne, ku i gjeten gjithe ate pasuri me rrogen qe marrin.E keqja duhet shkulur nga rrenjet se po i mbeten, mbijne perseri.

  11. stela says:

    Oooo Liooo, liri-demokraci dhe poshte “diktatori”…….

  12. LIGJI says:

    TE SHKARKOHEN JO VETEM GJYQTARET POR EDHE LLALLA ME KOMPANIN E PROKUROREVE…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje