Ja cilat makina nuk do të rrezikojnë nga bllokimi në 2016

22 Dhjetor 2015, 09:11Sociale TEMA

Pavarësisht vitit të prodhimit, makinat të cilat kryejnë rregullisht serviset dhe nuk ndotin ambientin do të vazhdojnë të jenë në qarkullim. Ministria e Mjedisit ka sqaruar paketën e masave që po ndërmerret për të ulur nivelin e ndotjes, paketë që hyn në fuqi nga 1 korriku 2016.

Sipas ekspertëve të kësaj ministrie makinat që pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura, normalisht do kalojnë testin e kolaudimit.

Duke qenë se Ministria e Mjedisit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Transporteve për këtë fushë ku Ministria e Mjedisit ka qenë në krye të grupit të punës në proceset paraprake të paketës së masave parandaluese për nivelin e gazrave sot jemi në një situatë ku Ministria e Transportit ka filluar zbatimin e këtij procesi qysh në Mars 2015.

Kjo paketë masash bëhet e përputhshme 100% me direktivat e BE-se në fazën e tretë dhe përfundimtare duke filluar nga 1 Korrik 2016. Ka një keqperceptim kur flasim për mjetet që duhet të jenë në qarkullim me Euro5. Kjo nuk ka lidhje me vitin e prodhimit.

Çdo makinë nëse ka shërbimet e duhura, pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura e kanë kontrolle rigoroze në servise nga qytetarët, mund të qarkullojnë dhe të kalojnë testin e kolaudimit. Sot në botë qarkullojnë lirisht makina Vintage (të viteve 50 e 60)”, thotë per shqiptarja.com këshilltarja e Ministrit të Mjedisit, Ana Kekezi.

12 komente në “Ja cilat makina nuk do të rrezikojnë nga bllokimi në 2016”

  1. Shqiptari says:

    Ju kane mbetur marmitat katalitike pa shitur me duket, e rropet popullin fare

    1. Buba says:

      Keto kerkojne edhe per smartet marmita katalitike, eshte e njejta gje sikur t’ja kerkojne edhe motorrave. Kush e di se kush nga keto i ka fut marmitat katalitike ne shqiperi dhe do me i shit tani.

    2. Lidi says:

      Perdite nga nje budallallek te ri .

      Ne gjermani lejohet te qarkullojne makina me Euro 3!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Pse ketu tek ne me Euro 5?????????????

      Githmone problemi : te shesim makinat e reja. Turp,Turp,Turp!

  2. J. says:

    Jo vetem ju kane mbetur marmita pa shitur, po do kene investuar neper servise keta pseudo-rilindasit e vetes se tyre!
    Turp ti vije ketij kryeministri dhe kesaj opozite qe po ju pijne gjakun si mushkonja shqiptareve!
    Kontrolle neper servise ku asnjehere nuk leshohen kupona dhe materialet qe perdorin me shume te prishin pune se sa te rregullojne.
    Po ka kuptim servisi dhe katalizatori ku ne skemi akoma rruge te shtruara ne shqiperi!!
    Po ju lumte juve kur na gjeni ne budallenj!

  3. besnir says:

    Opa e nxorri koken Lefteri, tender per katalizatoret. Opa Teri beji ca miliona se pemen po i presin ne mes te dites dhe nuk shikoni gje.

    1. shqiptari says:

      po ca flisni o njerez/ Po pse keshtu arsyetohet? Pse nuk e mendoni si hap normal zhvillimi? Vetem ne Shqiperi duhet ta mbash kodicionerin me qarkullim te mbyllur se asfiksohesh nga tymrat.
      Ju fiks sikur merrni rroga (sa nga njera ane e sa nga tjetra). Mendoni ore me koken tuaj, se gjynah femijet qe rriten ne kete zhul.

  4. plaku dhe deti says:

    makinat euro5 jane te rejat fare, prodhim i dy-tre viteve te fundit.Nga Janari i 2016 ne EU nuk do shiten me euro5 te reja, por euro6.Problemin e zgjidh pagesa e takses se qarkullimit ne baze te fuqise motorrike, shumezuar kjo me nje koeficient qe percaktohet nga niveli i emisionit te ndotjes.Nje makine euro1 e kujtdo viti qofte, per 1.36 kuajfuqi/1kw fuqi motorrike paguan me shume sesa nje ekuivalente euro4, 5 apo 6, dmth kush ndot me shume paguan me shume takse qarkullimi – ky eshte koncepti. Pak a shume ky eshte rregulli EU. Ne tre-kater vende kam lexuar shpjegimet e ketyre te punesuarve, te tere nuk e qartesojne dot, ose nuk e dine, ose nuk e kane perkthyer mire.

  5. hektor says:

    Makinat pa katalit , nuk duhet te qarkullojne ne asnje menyre.Le te jete ajo edhe e vitit ’50, por po nuk emetoi gazra te demshem , s’ka pse te mos qarkulloje. Makinat qe nuk permbushin kushtet e lartpermendura jane vrasese dhe si te tilla duhet te shkrihen.

  6. petrit says:

    Te tre ju qe keni komentuar me lart, i perkisni botes se harruar. Jetojme ne nje bote emergjente ku secili mund te japi nje kontribut. Shkofshin ne metalurgji gjithe gjerat e vjeteruara!

  7. bekim says:

    po mire makinat qe ndotin ambjetin po per ata tregtare karburantesh qe e shesin gjysem uje e gjysem nafte apo benzin si i behet halli

  8. tironsi says:

    Komente pa lidhje, e lajm pa lidhje. Thjesht kalo kolaudimin, se ca i boni makines ska lidhje. Ca ka per tu habitur. Te tjera nivele gazrash ka USA te tjera Europa. Thjesht po te thon qe nje menyr per te ulur emetimin e gazrave esht katalizatori. Faktikisht ajrin ta pastrojm me hund se esht me efikas

  9. rony says:

    Mire e ke ti bucko por pyetja eshte,, perse keto makina qe sot jane verdalle neper rruge e kane kaluar testin, dhe si e kane kaluar ate. Pra dicka nuk shkon ketu,,,,sepse sic e kaluan edhe vjet do ta kalojne edhe sivjet edhe vitet ne vazhdim…..pra na rrofshin ligjet qe kemi sepse nese vazhdojme me formulen magjike ” ja ligji ja edhe Maliqi” ska per te ndryshur asgje….duhet te ndryshojme jo ligjet por mendjet e shume njerezve….dhe jo per dicka te lehte por per ate qe quhet ,,,,korrupsion

    Vetem atehere do kemi ndonje shprese te vogel qe gjerat edhe mund te ndyshojne,,disi,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje