Festivali i TVSH ngre sonte siparin, 30 garues për festivalin më të rëndësishëm muzikor

25 Dhjetor 2015, 14:21Kulturë TEMA
Festivali i TVSH ngre sonte siparin, 30 garues për festivalin më

Si çdo fundvit, eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare rrëmben vëmendjen maksimale të medias dhe publikut.

Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH do të ngrejë sonte siparin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ngjiten në skenë plot 30 këngë, të cilat do të transmetohen “Live” në ekranin e TVSH në orën 20.45.

Ndryshe nga vitet e shkuara, për herë të parë, këngët nuk janë më suprizë, pasi publiku është njohur duke u ndjekur në ekranin e TVSH-së, por edhe përmes faqes së internetit të festivalit, ndaj edhe tre netët pritet të jenë një spektakël i vërtetë muzikor.

Pak orë para se të ngjiten në skenë prezantuesit e festivalit, Blerta Tafani dhe Pandi Laço, ky i fundit njëkohësisht edhe skenarist, zbulohen pamjet e para të skenës e cila është realizuar nga skenografi Fatmir Minga.

Natën e parë do të ngjiten në skenë 15 artistët e parë, për t’i lënë vendin një natë më pas 15 artistëve të tjerë, ndërsa nata finale do të presë më të mirët.

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, edhe sivjet fituesi i edicionit të 54-ët të Festivalit të Këngës në RTSH do të udhëtojë në muajin maj drejt Suedisë për të garuar në Eurovizion.

Garuesit:

Nata e parë

1. Egzon Pireci – Triumf

2. Simbol – Artiste

3. Voltan Prodani – Dëgjoje këngën o atë

4. Adrian Lulgjuraj – Jeto dhe ëndërro

5. Sigi Bastri – Engjëll i lirë

6. Dilan Reka – Buzëqesh

7. Luiz Ejlli – Pa mbarim

8. Nilsa Hysi – Asaj

9. Orgesa Zaimi – Një shishe në oqean

10. Erga Halilaj – Monolog

11. Florent Abrashi – Të ndjek çdo hap

12. Teuta Kurti – Në sytë e mi

13. Kozma Dushi – Një kafe

14. Aslajdon Zaimaj – Merrmë që sot

15. Egert Pano – Mos ik

Nata e dytë

1. Kristi Popa – Ajo çfarë ndjej

2. Rezarta Smaja & Klodian Kaçani – Dashuri në përjetësi

3. Revolt Klan – Dashurinë s’e gjejmë dot

4. Jozefina Simoni – Një det me ty

5. Andi Tanko – Dielli vazhdon të më ngrohë

6. Niku & Entela Zhula – Muza

7. Genc Tukiçi – Sa të dashuroj

8. Evans Rama – Flakë

9. Besa Krasniqi – Liroje zemrën

10. Enxhi Nasufi – Infinit

11. Flaka Krelani – S’je për mu

12. Renis Gjoka – Ato që s’ti them dot

13. Lindi Islami – Për një mrekulli

14. Eneda Tarifa – Përrallë

15. Klajdi Musabelliu – Ndodh edhe kështu

7 komente në “Festivali i TVSH ngre sonte siparin, 30 garues për festivalin më të rëndësishëm muzikor”

  1. maximus says:

    c’eshte kjo ‘siparin’ se na c’menden keta gazetarucet me kete gjuhe, mund te ma thote ndonjeri, se eshte hera e pare qe e degjoj

  2. nga festivali i pare says:

    Udhetim te mbare O Bashkemoshatari im
    Une po Plakem dhe Ti jetone ne shoqeri me Rinine.
    Dhe keshtu te pafsha gjithemone.
    Gjithmone te fresket ku dhe Zerin nuk e ndryshon.
    Urime dhe i sigurte qe do kenaqem.
    Kenaquni te gjithe!Muzika eshte Adrenaline,eshte Nostalgji
    eshte Dashuri.

  3. GJIGANDI I RODOSIT says:

    V.K FESTIVAL V.K

  4. Skenografi says:

    Skena, skenografia, asnjhere nuk ka qene ne lartesine e duhur. Me vjen keq po dhe kjo skene eshte shqetesuese dhe ngaterron leximin e planeve dhe te nervozon me coptimin qe i eshte bere… nuk e di me kaq sa po shoh ketu…te shohim kur te shfaqet…

  5. Afrim says:

    Festivalin e fiton dashnorja e Martin Lekes. Ajo ka shkrujt muziken e kenges qe kendon Eneda Tarifa.

    1. zana says:

      Afrim,
      Qi Olsa Toqe asht e dashuna e Martinit at e dijna me koh. Po a e din ti qi Eneda knon me Elton Dedn ne nji lokal bashk? A asht nji ky Eltoni drejtori i festivalit? He pra. Ja ku flen lepuri. Nfakt Martini flen me Olsen po Martini asht i pshtir e lepuri as ka tbaj me at soj. Eltoni asht interesaxhi i mjer me pak alkol. Eneda gjarpen.

  6. qytetari tirons says:

    Momentet me te bukura te ketij festivali ishin tributi per Gentian Demaliaj naten e pare dhe dedikimi per muziken rock shqiptare te viteve ’90 naten e dyte (ajo po qe ishte muzike!!!!). Gjynah qe taksat e shqiptareve shperdorohen ne kete menyre. Per prezantuesit me mire s’po komentoj fare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje