Në vitin e 95-të të themelimit ka një lajm shumë të mirë për Bibliotekën Kombëtare. Mjediset e saj te Pallati i Kulturës do të zgjerohen dhe biblioteka do të ofrojë shërbime moderne të digjitalizuara për anëtarët e vet.
Persida Asllani, e cila prej një viti drejton Bibliotekën Kombëtare, e përshkroi këtë projekt si një ëndërr, që po realizohet me vendosmëri me mbështetjen e kryeministrit Rama.
“Është ëndrra për një bibliotekë të përtërirë, për një bibliotekë dinjitoze, jo vetëm për mënyrën si funksionon në informacionin dhe pasurinë që i ofron kulturës kombëtare, por dinjitoze edhe në hapësirat e veta, në mjediset e punës dhe në mjediset e leximit; në mjediset e shkëmbimit kulturor, por edhe në mjediset e shkëmbimit profesional dhe formues”, u shpreh Asllani.
Ky është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, i cili mori premtimin e kryeministrit për mbështetjen e duhur financiare, të shoqëruar edhe nga një fjali, që ai e përdor shpesh, sa herë flitet për mënyrën sesi qeveria po mbështet disa prioritete në zhvillimin e vendit.
“Ne do të bëjmë për Bibliotekën Kombëtare sa nuk është bërë për 25 të marra së bashku. Ne jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces dhe do t’ja rikthejmë Bibliotekës Kombëtare pjesën e trupit të saj të amputuar nga barbaria e kulturës së tranzicionit”, tha Rama.
Viti i 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare është shpallur edhe si viti i donacioneve, ndaj dhe kryeministri Edi Rama ka bërë dhurimin e tij pas një mëdyshjeje të gjatë. Një dhurim, për të cilin u shfaq shumë modest.
“Dhurata ime është shumë modeste. Albumi im më i fundit i zhgarravinave të mia, të cilin po ja dhuroj drejtores së Bibliotekës Kombëtare, pa pretenduar që të regjistrohet në arkivin e bibliotekës, por le të mbetet në tavolinën e drejtores, më pas le të vendosë ajo nëse e lë në arkiv apo e merr në shtëpi”.
Çfarë mori mbrapsht në formë dhurate, nuk ishte aspak modeste. Një botim, që në zhargonin elitar quhej “Libri i artë”, “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, me të cilin Biblioteka Kombëtare përfaqësohet në rrjetin e bibliotekave europiane. Kryeministri, që di t’i vlerësojë të tilla dhurata, premtoi se nuk do ta mbajë si dhuratë personale, por do t’ia lërë fondit të dhuratave të kryeministrit.
Ky është privilegji i të qënit Kryeministër, dhuron zhgarravina dhe në këmbim të japin libra të artë”, u shpreh Kryeministri.
Kjo javë e 95-vjetorit të themelimit është një rast i mirë për të vizituar ekspozitën e quajtur “Biblioteka e bibliotekave”, ku janë publikuar botime unike dhe shumë të rralla, që i përkasin kryesisht Albanologjisë. Aktualisht Biblioteka Kombëtare ka një fond prej 1.2 milionë botimesh dhe qarkullon në një vit gati 200 mijë njësi mes 6 mijë anëtarëve të vet, më shumë se gjysma e të cilëve janë të rinj./ TCH
Ktheni ne identitet Biblioteken Kombetare dhe bibliotekat e lagjeve, te c ilat i keni kthyer nga qendra studimi, ne qendra tregetare, se i gjeten te gateshme, dhe bibliotekat, njerzit e maleve i shkaterruan dhe thesarin e dijes e futen dhe e rrudhosen neper bodrume.
Mire bejne qe bejne protesta pd-ja se Rama me shume forcohet dhe i hypen “inati” te beje akoma pune me te mira. Inteligjent, i zgjuar nga natyra, kembengules per ate qe thote, por ka dhe disa veçori qe asnje politikan i sotem nuk i ka: Komunikon lirshem me njerezit, nuk ka per te qendruar gjate ne politike, ben vepra qe ngelen ne memorje. Kur iku nga presidenca Sali Berisha mori me vete dhe tapetin, televizorin dhe karriket e presidences (per te qeshur). Keshtu ndodhi, ndersa ky thote :”ky eshte privilegj i te qenit kryeminister, dhuron zhgarravina dhe ne kembim te japin libra te arte”. Dhe jo vetem kaq, por nuk do ti marre me vete si dhurata personale, por do ti lere ne zyren e kryeministrit kur te ikij. Pergezime per punen qe ben dhe vizionin qe ke!
pas 3 vjetesh,rilindje, dhe 25vjet abuzim me sallat ,e qira qe kush i perfitoji
jeni me vonese, kjo pune duhej bere qe kur erdhet ne pushtet,
libri eshte kulture,dhe bibloteka ka siperfaqe,pot i bene qira biznesi,dhe u kujtyat jo vetem pse iku plasari,dhe nuk erdhi domi drejtueses, por tani qe erdhi persida asllani
drejtore.qe i dhate letren emare nga toka ,pasi si e rezuar ne toke toke u praqit si projekt i ri ,perpra rikonstrusionit te minstrive te ribera nga ish minitrat qefli tenderash,dhe theatri po renohet jo vetem si ndertese por dhe pa cfaqe drama shqip,siakzisa e birres shqip
O Rama a kemi ndonje haber per 21 Janarin, Gerdecin, Remziun, 250 milion dollaret e vjedhur rruges kombit, tokat e grabitura ne bregdet e gjithe shqiperine nga familja me kriminale e historise se shqiperise e SRB.
Saliu zgerdhihet si skizofren dhe ben idiotesira qe te shtyje sa me shume momentin e prangosjes se tij. Po terheq zvarre nje parlament te tere me marrezite e tij qe te terheqe vemendjen nga vjedhjetr qe vrasjet qe ka bere.