INTERVISTA/ Agim Krajka: Parashqevia ishte e dashuruar me një oficer Sigurimi. Alida Hisku të tregojë me kë shkonte vetë, nuk është virgjëreshë!

15 Dhjetor 2015, 09:05Kulturë TEMA

Agim Krajka, që është bërë protagonist kohët e fundit në lidhje me deklaratat për periudhën e komunizmit, thotë se Parashqevi Simaku ka qenë e dashuruar me një officer Sigurimi.

Duke folur në emisionin “Debati” të Roland Qafokut, ai iu është përgjigjur edhe akuzave të Sherif Merdanit, duke thënë se ky i fundit nuk është arrestuar për shkak të festivalit të 11, por për arsye të tjera.

Maestro Krajka, ju falenderoj që sapo keni ardhur nga SHBA, një nga punët e para është prezenca në studion e emisionit tim.

Ka 2-3 ditë që jam kthyer, shkova për të parë fëmijët, por kisha edhe nostalgji. Ditën e parë u kënaqa, por pastaj thoja kur do të  kthehem. Siç thotë populli ‘breshka ferrën do’. Amerika për mua është një shtet që e bekoftë Zoti, por është vetëm shtet, jo komb, ky është ndryshim i madh.

Ju jeni qytetar amerikan?

Jam qytatar shqiptar dhe jam krenar. Kam pasaportë amerikane, por atje shkoj vetëm sepse më merr malli për fëmijët.

Cili është ndryshimi parë që vëreni sapo vini në Shqiëpri?

Ne e dimë traditën e formimet e këtij kombi. Nuk rendis dot as të këqijat, as të këqijat.

Po më e mira? Që jam shqiptar, duhet t’i dalim Zot këtij vendi, gjithmonë në emër të të mirë.

Por kjo varet, jo vetëm nga individi, varet kush e drejton turmën.

A jeni ndeshur me ndonjë të ri që thotë kush është ky Agim Krajka?

Unë nuk dal shumë. Kur dal kthehem me kokë të ulur se njerëzit më befasojnë, më japin vlera që mendoj se nuk I kam. Kur unë kam ikur e lashë Shqipërinë me kod me kodin shqiptar, e kur jam kthyer kam gjetur tallava e pisllëqe. Më mbyt edhe si fjalë e jo më ta dëgjoj.

Si të lejonin t’i bëje ato këngë, ku kishte ndërhturje twist, rock ‘n roll, etj?

Të them të drejtë nisi nga papjekuria si i ri që isha, më aps thashë pse duhet të heq dorë nga kjo. Ishte viti 1961 kur i bija fizarmonikës, dhe u thashë shokëve kam bërë një këngë për festival, ishte kënga lemza dhe të gjithë e pëlqyen. Më pas ia tregova Vaçes. Nuk e besoi që e kisha bërë unë. Dhe nuk besonim të na pranonin në festival sepse këngët ishin të paracaktuara sa do të ishin për partinë, kush do t’i këndonte.

Nga e morët motivin?

Nga populli im, nga lagjia ime. Por më pas nuk u transmetua më. Nuk përkonte me kërkesëne  partisë se ç’kulturë duhet të merrte populli i saj. Ajo nuk është rock’n’roll, ritmin nuk e ka krijuar Shqipëria, as bota ritmi ka lindur, sikur trokitja e derës.

Jeni frymëzuar nga të huajt?

Kemi pasur fatin e madh që dëgjonim Çelentanon.

Pas sa vitesh u transmetua “Lemza” dhe “Djaloshi dhe shiu”?

Tre muaj pasi u hoq dhe u ndalua të transmetohej kënga ime “Lemza”, mbaj mend që kam qenë në radhën e qumshit dhe kishte shumë zhurmë. Në një moment dëgjova dikë që tha mos bëni zhurmë sepse po dëgjohet “Lemza”. Edhe “Djaloshi dhe shiu” doli nga transmetimi. Kur morëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari i degës ishte Mhill Doçi. Sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një këngë pogonishte. Pas pak më nxorri prangat dhe tha do t’i kisha vendosur në vend, por përpara se t’i vë ty, duhet t’ia vendos fëmijëve tanë që e dëgjonë gjithë ditën këtë këngë. Pas festivalit të 11 u izolova totalisht nga asambli 10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit, dhe më pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.

Por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

Unë nuk di të jetë arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestaur Sherif Merdani për këngën, më parë duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës.

Xhelil Gjoni, sekretari i Partisë i Komitetit Qendror të Tiranës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës. Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë sepse e dija kush ishte ai. Më kërkoi këngë për 65-vjetorin e shkout Enver. Të gjithë kompozitorët thonë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë. Ajo këngë është kënga “Një tufë lule”.

Sherif Merdani është burgosur për këtë…

Nuk është arrestuar njeri. Unë nuk di gjë. Jo, jo. Nuk është arrestuar Sherifi pse këndonte. Ta lëmë këtu sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna, por nuk të fusnin në burg.

Po atë e futën në burg zoti Krajka.

Jeni i sigurt? Unë e di në mënyrë tjetër që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën, në radhë të parë duhet të futej në burg dhe arrestuar kompozitori. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem s’kishte arsye të arrestohej Sherifi. Duhet të futeshin brenda autorët e muzikës dhe tejkstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumenta.

Po përse e dënuan?

Sherif Merdani është narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk njeh. Mos ma vër në radhën e Çeskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja, një gjë që s’duhej. Në atë kohë Gasper Çuçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. . Pra ai ligj të dënonte si për vjedhjen dhe si për muzikën. Nuk kishte ligje të veçanta për çdo fushë. Unë nuk isha budalla. Nuk e kam dashur dhe nuk e dua Enver Hoxhën, por ka një gjë që ai sistem ma dha shkollën pa asnjë lek. Shkoje në spital pa asnjë lek. Nuk kam nostalgji për atë system. Enver Hoxha vrau shokët e vet dhe ata eleminuan njëri-tjetrin si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku. Analistët në SHBA thoshin se sistemet socialiste janë shumë funksionalë për vendet primitive. Pra duhej ai shtet ligjor që nuk korruptoje dot askënd, as policin, as mjekun e gjykatësin. Sot i kemi të gjitha me pare.

Je bërë pishman që i keni kompozuar një këngë Enver Hoxhës?

Jo nuk bëhem, ajo nuk ka fjalë të Enverit. Trim kanë qenë vetëm ata që i dolën kundër Enverit kur ishte gjallë, unë s’kam qenë nga ata.

E ke takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?

Vetëm njëherë në Radio Tirana, u dha dorën të gjithëve, mes tyre edhe mua.

Ju keni vuajtur nga ai, por nuk e shani. Si është e mundur?

Unë kam vuajtur si çdo shqiptar. Por ka pasur edhe nga ata që janë pushkatuar. Unë në atë kohë jam diplomuar, nuk kam pseudo-diplomë. Në atë kohë nuk kishte burra, as tani nuk ka. As sot nuk ka asnjë që i del kundër Edi Ramës.

E keni vuajtur zilinë mes kolegëve?

Nuk e kam vuajtur, por e kam ditur. Arti është garë. Unë pata fatin e mirë vazhdova shkollën për kompozicion me pedagogët më të mirë.

Cili ishte idhulli juaj?

Idhulli im është Çesk Zadeja.

A mund të na përshkruani momentin kur keni marrë çmimin në në Dizhon të Francës si Asambël i Këngëve dhe Valleve Popullore?

Sepse ajo është një vlerë që sot po përdhunohet. Ka shumë kohë që nuk dalin në ekrane figura të muzikës. Duhet treguar që ky popull nuk lindi dje, por ka qenë në shekuj.

Si funksiononin koncertet kur shkonit jashtë? Në sa shtete keni shkuar?

Vetëm në Bashkimin Sovjetik nuk kam qenë. Në Kinë kam qëndruar 6 muaj. Bënim shfaqje në çdo qytet. Kam qenë edhe në Australi.

A ju survejonin si edhe ekipet e sportit?

Si mund të mos survejoheshim? Na vinin pas deri në shtëpi. Mua më kanë ndenjur 6 javë përpara shtëpisë sepse më kishte ardhur djali i tezes nga Dibra e Madhe. Edhe kur ikinim jashtë, na shoqëronin punonjës të sigurimit, ata silleshin si shokët tanë.

Sherfi Merdani ka thënë Krajka që bëja raporte.

Jo nuk është si thotë ai. Në atë kohë çdonjëri do të fliste për nivelin artistik. Flisnim për problemet profesionale, kush stonoi e gjëra të tjera.  Nëse p.sh Sherif Merdani largohej, mbaja unë përgjegjësi.

Ai arrin deri atje sa thotë se ju keni qenë bashkëpunëtor i Sigurimit e deri te pseudonimi Belini.

Nuk e kam dëgjuar. Por kjo nuk ka rëndësi. Të thotë çfarë të dojë. Këto janë shpifje të ulta. Kujt i intereson, le të hulumtojë e le ta verifikojë. Ai ka qenë narcist, ka dashur vetëm veten. Asgjë s’i ka dhënë shoqërisë. Ai vetëm për të më dëgjuar  mua, kudo shkoja vinte më mbante fizarmonikën.

Si është për ju Vaçe Zela?

Këto këngëtarë dolën nga gjiri i atij populli. Zërin e Vaçes dhe Vaçen e morën në dorë të tjerët. Ajo doli jashtë sferës sime. Çdo njeri ka vlerën e vet në art. Vaçja kishte një zë natyral, konfidencial, të ngrohtë, edhe kur i ikte zëri, kur recitonte, dukej sikur këndonte sepse kishte një shpirt shumë komunikues, ishte totalisht artiste.

Mund të na tregosh pse realizove këngë për gjyshen dhe jo dikujt tjetër?

Unë jam i vetmi në botë që kam bërë këngë për gjyshen. Unë kam qenë djalë i vetëm me 6 motra. Sipas traditës, djali i vetëm është trashëgimtari i shtëpisë, ndërsa vajzat bëhen pronare të shtëpisë së botës sepse martohen. Gjyshja më mbante më afër se gjithë të tjerët. Ishte grua tmerrësisht e zhvilluar. Nuk e harroj kurrë këshillën që më dha kur isha 10 vjeç. Kisha provim në aritmetikë dhe për t’i bërë qejfin i thashë do t’i lutem Zotit që të dal mirë.

Më tha: “Si mendon se Zoti do lërë miliarda njerëz në gjithë botën për të ndihmuar ty në provim? Nga miliarda qenie në botë, Zoti mendjen ia ha vetëm njeriut. Prandaj për çdo të mirë falendero Zotin që ke mendjen. Edhe të këqijat i ke prej mendjes”.

Cili është mendimi juaj për Parashqevi Simakun?

Për mua është nga zërat më të rrallë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shumë mirë edhe këngën popullore. Kur këndonte këngës e Qamiles, të rrënqethte mishin. E ka kënduar Hifsa Zyberi dhe pas shumë kohës e këndoi Parashqevia. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan  të bënim disa këngë bashkë, I kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte këtë gabim. Por zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë. Pas dy tre vjetësh e takova, i ishte pjekur fytyra sikur e kishte futur në furrë. Por e shkreta ajo, gjysmën e trurit e kishte bosh.

Çfarë kishte ndodhur?

Ishte sëmurë. Çfarë bëri ajo në Hollivud? Gjeti një djalë gjoja amerikan që i binte kitares dhe u martuan. Kënduan në dasma. Më pas i ra një sëmundje. Por zë si ai nuk i vjen kurrë Shqipërisë.

Alida Hisku ka thënë: “Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve”.

Nuk e di, këtë ua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që punonte në Sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e Sigurimit këtu në Shqipëri. Edhje ai i Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?

Sipas jush nuk ka pasur abuzime të hetuesve të sigurimsave?

Unë nuk di, sidomos ndaj femrave unë nuk di.

Një  politikan i njohur i PD, Fatbardh Kadilli, ka qenë ai që me një grup shokësh të ka ardhur në shtëpi kur morët çmimin e parë.

E dija gjithmonë që merrja ose çmimin e dytë, ose çmimin e tretë. Në festival nuk shkoja, isha i bindur që çmimin e parë nuk e merrja, shkoja vetëm në prova. Atë natë shkova me një shok të pinim fërrnet. Më pas u nisëm për në shtëpi, e kishim harruar festivalin. Kur shkoj në shtëpi e gjeta gruan të mjeruar, si gjithmonë kur ishte festivali. Ajo ishte konsulentja ime në muzikë, vinte nga një familje me shumë kulturë, në familjen e saj flitej vetëm frengjisht. Në atë kohë po jepeshin çmimet. U dhanë 3 çmime të treta dhe unë po shpresoja të dytin ta merrja unë. Kur dha çmimin e parë kam përplasur në tokë një pjatancë të madhe që e kisha blerë në Turqi. Kërkova pak alkool për ta pirë, kisha vetëm alkool dezinfektimi në shtëpi dhe atë e piva. Në atë moment ra zilja, shohim një klasë mature. Nuk di sa gëzim të madh kam ndjerë, sesi më trajtuan për atë çmim që mora. E mbaj mend Fatbardhin që erdhi me disa djem dhe vajza dhe kemi qendruar përgjithë natën bashkë. Ishte suprizë e këndshme.

Si ishte Irma Libohova?

Irma kishte zë dhe talent. Disa nota i kishte të veshura me timbër, disa nota të larta i zbardheshin dhe kemi punuar shumë vite bashkë.

Po Luan Zhegun si e vlerësoni?

Zëri më i mirë i zërave burrërorë, të paktën që kanë kënduar në atë kohë.

Si u ndjetë kur Top Channel e këndoi këngën tuaj “Këngët e Rinisë” në një nga festat e fundvit?

Ka qenë nderi më i madh që mund të më këtë bërë një TV. Dhurata më e mirë që më është bërë në jetën time. Ishte e mrekullueshme të shikoje ata djem e vajza gazetarë që kishin mbushur qendrën e Tiranës me flamuj dhe këndonin këtë këngë. Është padyshim një këngë baladë.

Cili është zëri që ju ka bërë më shumë përshtypje?

Vaçe Zela, Irma Libohova, Luan Zhegu dhe Parashqevi Simaku, për mua këta janë zërat më të mirë. Parashqevia është zeri femëror më i mirë i këngës së lehtë shqiptare dhe Luan Zhegu zëri më i mirë i mashkull i këngës shqiptare. Janë të papërsëritshëm.

Si u bëtë pjesë e filmit “Sex and the city”?

Unë shkoj shpesh tek një restorant që quhej Broaduej. Shkova të më dëgjonte shefi i kuzhinës në prani të disa muzikantëve për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër. Pasi luajta një pjesë të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të punoja atje apo jo. Më tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më tha të punoja 6 net në javë dhe nëse nuk bën gabime, do të ikësh i fundit ky restorant, i fundit do të iki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fitur kurrë në Shqipëri. Kriss i “Sex and the city” vinte shpesh atje dhe i duhej dikush që luante me firzamonikë. Më pas mora pjesë edhe në 2-3 filma të tjerë.

Si e përjetuar lajmin e vdekjes së Vaçes?

Ashtu si përjetohet vdekja e një artisti.

A u nderua siç duhet nga shteti shqiptar?

Ne nuk e pamë kufomën e Vaçes, në hollin e operas, pamë vetëm foton e saj.

A e keni ndjerë veten të vlerësuar?

Në 2007 kur erdha nga Amerika e gjeta pensionin 120 mijë lekë. Presidenti Moisiu më dha titullin “Mjeshtër i madh”, jo vetëm për vlerësimin moral, por edhe pensioni m’u bë 400 mijë lekë.

Në shumë foto jeni me bashkëshorten. Kaq shumë e doni?

Jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin. E kam parë rastësisht me shoqet në Liceun Artistik. Ishte ashtu siç dëshiroja unë të ishte një grua.

Çfarë ka ndodhur me muzikën që kultivohet sot?

Asgjë s’ka ndodhur dhe prandaj muzika ëhsët kot. S’të luan asnjë nerv. Këngët janë të titpit dashuroj-shurroj-shurroj-shurroooooooj.

Si zgjidhet kjo? Si largohen këto prurje?

Më parë të kishe fizarmonikë ishte fat i madh, jo më një piano. Sot kanë blerë të gjithë vegla muzikore në shtëpitë e tyre. Që kur kam ardhur nga Amerika, s’ka ardhur asnjë këngëtar të më thojë “Profesor do të më bëni një këngë?”

Keni ndonjë peng për ndonjë krijim tuajin?

Mua më janë hequr shumë këngë, por më janë hequr pasi janë publikuar, kjo edhe më ka ndihmuar sepse sa më shumë i hiqnin, aq më shumë kërkonin t’i dëgjonin. Nuk kam pasur as konkurrentë, as rivalë, as më të mirë as më të këqinj se vetja.

Si e vlerësoni Gjergj Lekën?

Si muzikant është i formuar. Edhe këndon, edhe kërcen etj. Por nuk është kompozitor, për mua vlerat e tij më të mëdha janë në piano. Është instrumentist shumë i mirë.

Një këshillë çfarë duhet të bëjë shoqëria shqiptare?

Kur Bonaparti fitoi me Italinë, i thotë këshilltari dil se të presin mijëra njerëz, ai i thotë se po ata njerëz neser me të njëjtën kënaqsi edhe do ta ksihin nënvlerësuar, se kjo është turmë, do të kisha kënaqësi të shikoja një popull me traditë, jo një turmë.

 

54 komente në “INTERVISTA/ Agim Krajka: Parashqevia ishte e dashuruar me një oficer Sigurimi. Alida Hisku të tregojë me kë shkonte vetë, nuk është virgjëreshë!”

  1. Teli says:

    Sa bukur ka folur sa vertetesi kane fjalet e te Madhit Agim Krajka.Çfare talenti sa kenge te bukura himn per ne rinine e asaj kohe.Gjynah qe nuk shfrytezohet talenti i tij dhe sa kohe eshte midis nesh,por sa e vertet eshte qe ky brez pseudokengetaresh eshte kot pa talent,pa vizion,pa kulture muzikore dhe qytetare.Jete te gjate i uroj Agimit dhe kenget e tij uroj te mos harrohen kurre.Po ky brez i rri qe po rritet eshte kot.(mendimi im)

    1. Adriatik says:

      Nje turkoshqiptar me emrin Xhelil Gjoni kishte shpirt artisti.

      O ca rrumpalle eshte turkoshqiperia.

      1. Thoma says:

        O palle cari!
        Ti mund te thuash qe Xhelil Gjoni nuk ka qene mashkull,por femer dhe te shqyesh….SUMEN!!!
        Atehere cdo gje ishte edhe ,
        -“…Balta me e embel se mjalta”!!!

      2. juljan says:

        po po, ne i themi pirdh pirdh se lirohesh….. cuni ktij me shpirt artisti…. ambasador ne berne sot…. (Bertold Brecht,- Dhe mostra qe e polli, akoma nuk ka vdekur*,- das dritte Reich*)

    2. Thoma says:

      I madh je Agim Krajka!
      Si e the?
      -Kenget sot jane:…dashuroj-shurroj-shurroj-shurroj….!!!!
      -Shurre komplet o Krajka,por ama cmimet i marin amna!
      Tani dalin ca zhgarravina me ca emra te shpifur si Nojsi,Big Mama,Leshi,preshi dhe kenget e tyre jane per t’i degjuar ne…. wc ne mengjes kur je…. KAPS!!

  2. besnik says:

    Teper origjinal, si muzika e tij. Sa kurajoz edhe i kujdesshem, ndonese shume gjera nenkuptohen. Jete te gjate profesorit! Profile si Krajka i mungojne sot gjeneratave te reja.Respekt

  3. shpatar says:

    Akoma vazhdoni me keto idjotsira .Cdoni te nxirni qe sistemi komunist ishte i degjeneruar apo ishte diktature seksuale .
    O qorra sot po u shker… en para dhe mbrapa politika dhe biznesmenet dhe ju kenaqeni qe gruaja ju bie parate ne shtepi .

  4. Kritizeri says:

    Respekt për artistët e vërtetë!

  5. qinan tafili says:

    gim krajka osht njeri!
    e jo si ca shkerdhata qe flasin kodra mas bregu.
    ky flet ashtu sic mendo.
    respect per kta njers.
    po.. a ka te tjer si ky???

      1. Argita_B says:

        Shume e drejte, profesor Lalo eshte nga te rrallet qe mbetet i pa koruptuedhem, autentik, i talentuar, ushqim e frymezim shpirteror per qytetaret.

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Jete te gjate,o i Madhi Agim Krajka!!!
    Kam qeshur me thjeshtesine dhe bukurine e pergjigjeve…
    As shan,as perbuz,as mallkon,vetem argumenton…
    Pas ardhjes(erdhi valle???!!!) te Demokracise,ka humbur njeriu…
    Une e gjeta sot nje NJERI…

    1. genci says:

      Shume bukur e ke thene Bujar, vecse ti thua qe ke qeshur me thjeshtesine dhe bukurine e pergjigjeve, ndersa une jam perlotur nga emocioni qe me krijoi ky njeri i rralle dhe talent i madh. Duhet te jemi krenare per te dhe krijimet e tij brilante.

  7. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Zoti Agim. Jeni njeri i mire dhe instrumentist e kompozitor i mrekullueshem. Mendimet e tua per muziken ja e meshime vlere. Dhe kritikat qe beni per mos kerkesa ndaj jush per kenge te reja jane shume te drejta. Eshte mire te dalin ne drite edhe kenget qe keni kompozuar, por nuk jane transmentuar. Sigurisht duke i bere ndonje retushim qe te bine ne kohe, nese ju e shihni te nevojeshme.Shqiperia ka nevoje per muziken tuaj dhe ju nuk duhet te reshtni se kompozuari. Ne kete interviste, gjithecka ishte e mire me perjashtim te venies ne dukje te disa problemeve personale te Parashqevi Simakut, Sherif Merdanit dhe Alisa Hiskut. Besoj se nuk i a vlente edhe sikur ndonjeri preje tyre t’u kete le duar, sepse ju jeni LIS dhe nuk tundeni nga furtuna te medha e jo nga erna te lehta. Sidoqofte jeni njeri i drejte. Ju respektoj ashtu sic ju duan te gjithe njerzit e ndershem !

  8. pjatalarsi says:

    Agim Krajaka mbetet se bashku me 5-6- kompozitore te tjere te kenges se lehte i paharruar!

  9. "Horri i Bulevardit". says:

    Sherif Merdanin e ngriten ne hava, mosnjohja dhe thashethemet e miletit.
    Por kur e degjova qe volli vrer kunder te madhit Tonin Tershana, qe si nga zeri brilant, si nga shpirti, si afrohej, e urreva si njeri.
    E degjova edhe kur akuzoi kompozitorin e mrekullueshem Agim Krajka, por su cudita fare, se e dija qe sherifi ishte pjelle e sistemit shpellar dhe per ca para me teper dhe ndonje kocke qe ja jepte salehu, mund te akuzonte te gjithe ata qe sjane me salehun.
    Agim Krajka, qendron ne piedestalin e korifejve te kultures shqiptare dhe ska shkerdhate, qe tja heqi titullin qe populli ja ka dhene, jo me letra dhe dekrete burokratike, por me zemer dhe mirnjohje.
    Jete te gjate Gim Krajkes, ji i nderuar dhe i respektuar, sic ke qene gjithmone, populli te do.

  10. Albano says:

    Agim Krajka eshte nje shqiptar i madh, nje qytetar i vertete, nje mjeshter i madh i muzikes, nje xhevahir i kombit tone, cdo dite mbron folklorin, muziken thellesisht shqiptare, nje kompozitor i jashtezakoneshem, kenget e prodhuara prej tij i rrezistojne kohes…Eshte nga te rrallet: objektiv me te kaluaren e te sotmen.
    I uroj profesorit jete te gjate dhe jam me shprese te degjojme per ndonje krijim te ri te tij.

  11. lezha says:

    shume bukur Agim Krajka,ke qene dhe mbetesh nga me te miret.Urime.

  12. Spitali 5 says:

    Gjigand profesor! Me ate percaktim qe i ke bëre muzikes sot ” dashurroj dashurroj shurroj shurroj” je me i
    Modhi ne botë … Dhe fundi intervistes me se kuptimplote, jemi vertet turme !

  13. Bashkim Pitarka says:

    E lexova me interes te vecante intervisten por lexova edhe te gjitha komentet qe kane bere lexuesit.M’u mbush zemra me gaz e kenaqesi.Kenaqesi te madhe qe degjova serish po ate Agim Krajka,si muzikant e kompozitor i madh,por edhe si njeri i thjeshte dhe i ndershem.Agimin nuk e paskan mundur dot as nje regjim politik e shoqeror;ka mbetur po ai, dhe ne ditet e sotme kjo eshte nje gje e rralle dhe si e tille merr vlera te vecanta.Kenaqesi e vecante ishte gjithashtu te lexoje komentet per intervistn e tij dhe nuk gjeta ne to asnje sharje,kritike apo telendisje qe ndodh vazhdimisht ne faqet e komenteve per njerez te ndryshem,por vetem vleresim e levdata thellesisht te merituara.Bashkohem me mendimet e komentuesve katerciperisht se Agim Krajka meriton cdo fjale te mire,nuk po thenm levdate,sepse termi “fjale e mire”apo te quajturit te tij “njeri i mire” qendrojne shume me larte se cdo levdate.

  14. Toni says:

    Agim Krajka po na del dhe gjinekolog.Ore Gim nuk eshte diskutuar kush eshte virgjereshe ose jo. Por per krimet dhe perdhunimet e sigurimit. Dhe Alida ka qene nje nder viktimat e sistemit ,si shume femra shqiptare.Por dhe ti si Parashqevia ,talent plot e truni bosh.

  15. Te bashkuar says:

    TE KENI TURP QE TE GJITHE, LLAFEZAN E TE PA PUNE ????????????!!!!!!!!!!!!!

  16. arsen says:

    Nuk kam lexuauar kurre me pare NGA nje artist te kete dhene nje interviste kaq banale.vecanti e spiuneve.

    1. Edlira says:

      Jam dakort. Sherif Merdani ka qene ne burg, dhe ai thote se nuk eshte arrestuar njeri. Ne fakt nuk qenka arrestuar ai vete.

      Edlira

  17. ia kaluam Gjermanise says:

    Turp i madh per te gjithe ne shqiptaret qe kemi “kompozitore” te ketij niveli te ulet thashethemexhinjsh.
    Temat qe zgjedhim per te folur na percaktojme kush jemi. Ja ky eshte Agim Krajka, nje thashethemexhi kafenesh te Tiranes, qe nuk gjen dot nje teme nga fusha e tij per te diskutuar si intelektual.
    E kujt i duhen thashetheme te tilla se ke kishte dashnor filanja e a eshte e virgjer fistekja?
    Thashetheme te tilla jane temat e te papuneve dhe injoranteve e jo te atyre qe pretendojne te jene krijues.
    Mjere ne per nivelin e ulet dhe mjerimin qe na ka mbytur.
    Turp per ne te gjithe, bashke me Agim Krajken.

    1. genci says:

      gjithashtu mjere ne qe kemi komentues te ketij niveli si Arseni apo ky tjetri me poshte.

  18. nota says:

    Sa gjynah, ka ngel ora po 12. Deshire vemendje, mbushje gazete, mbushej programi te TV’s, nostalgji,mendje madhesi, arrogance, genjeshtra. Une nuk e di deri kur shoqeria Shqipetare do mirret me njerez te deshtuar.Disa njereze kan qene te lidhur ngushte me ish sistemin, dhe si te tille sa po ra komunizmi, rane edhe ata njerez te cilet ishin te lidhur me ta, si per shembull personi ne fjle. Rruga ose Avenueja Broadway eshte nje rruge qe te gjithe e dine ne Manhatta, aty ku ka punuar personi ne fjale ishte nje restorant podrum ne manhattan, mirepo nuk ishte ne teatrin Broadway. Sa lehte, dhe sa mire eshte per ta genjyer popullin Shqipetar nje i ashtuquajtur muzikant, kompozitor qe na del sikur te ishte ndonje shpetimtar i muzikes Shqipetare, gjithmone me motive te vjedhura Rumune, Bullgare e Greke, sepse ne ate kohe jo cdo kush kishte mundesi te dilte jashte shtetit dhe personi ne fjale e shfrytezonte ket situate per perfitime “artistike” , personale duke vjedhur neper dyqane kur ishin jashte shtetit.

    1. agnostic says:

      Gimi nuk tha se punonte ne rrugen Broaway ,por ne lokalin e quajtur Broadway ku podrum apo jo klientet nuk ishin cifti yt por pasanike e ‘celebrity’ te ajkes Amerikane.Sa per motivet e vjedhura trego “NJE” ose ia fute kot.

  19. sipas says:

    Nje plagjiat medioker muzike (nga Celentano, nga maqedonasja etj.) te vendeve fqinje dhe aspak i frymezuar nga muzika jone e mrekullueshme shqiptare.
    Nje i perkedhelur i komunizmit (se vetem spiunet dhe te perkedhelurit e sistemit mund te dilnin jashte shtetit ne ate kohe sic dilte ky servil i cdo sistemi).
    Dhe tani ne pleqeri po tregon veten pa asnje vlere morale dhe intelektuale me kete interviste nga me vulgaret qe kam lexuar ne shtypin e mediat shqiptare keto 25 vjetet e fundit.

    1. shpatar says:

      Eshte vertetuar se pjerdhja e burrave shqiptare fillon kur mbushin moshen 55 vjece .Jo qe rrjedhin por behen dhe me te pa turpshem sa qe u duket vetja me te mencurti e botes .

    2. agnostic says:

      Gimi ka bere plagiate?Si expert i muzikes qe qenke “EMERO NJE” nga keto plagiate.

      1. Klajdi says:

        # agnostic

        Po ti je gje nga fisi i Gimit qe ngele duke i kthyer pergjigje atyre qe e kritikojne? Gim Krajka edhe po te kete qene artist sot eshte bere si lavire rrugesh qe merret me jeten personale te femrave. As ia dua fare artin nqs eshte nje njeri kaq i ulet.

        1. agnostic says:

          #Klajdi
          Jo zoteri,e kam kritikuar ashper po ne kete forum(lexo me poshte) nen “agnostic”,por me vjen te pelcas kur disa pseudomuziciente ia fusin kot.Nuk e mbroj si personalitet sepse nuk jam i kualifikuar per ate kurse sa i takon krijimtarise se tij ne muzike eshte i pa krahasueshem.Thjesht babai i muzikes shqipe.

  20. Halil says:

    Sa here shikoj te celura mimozat ne Tirane ne fund te janarit, me kujtohet shprehja e te nderuarit Agim Krajka kur u kthye pas shume vjetesh nga Amerika : ” O ZOT, MIMOZAT” !!!!

  21. UNE says:

    UNE AGIM KRAJKEN E KAM VLERESUAR ME SHUME NGA BABAI I TIJ , REFAT KRAJKA , ISHTE ZOTERI BURRE , AI I NGJAN SI NJERI ATIJ………

  22. qytetari says:

    Le nam or plak pervers. Parashqevia vajze e re beqare ishte dhe me djem do dilte. Ishin sigurimsa apo jo ato jane ceshtje personale. Apo te kishte shkuar syri per vete dhe s’ta vari? Po e ben si dhelpra, kur s;i kapi dot rrushte tha jane te pabere. Njerezia edhe po s;pati tru te pakten ka buonsens dhe nuk perflet koleget mbas 30 vjetesh si gore histerike e lagjeve periferike. Turp per kulturen shqiptare qe nderon si artist nje dallkauk si puna jote!

  23. toni sport says:

    Eshte hera e dyte qe e degjoj intervisten e ketij mjeshtri te madh te muzikes dhe pershtypja e pare eshte realizmi,pa politike,pa mburje thjesht dhe sakte.Mund te bente disidentin te thoshte kam bere kete dhe ate por jo njeriu me karakter dhe virtute nuk behet sharlatan dhe i peshtire si disa qe hiqen si disidente mbas pilafit. Ne intervisten e pare sapo u kthye nga Amerika se mbaj mend vitin,tregoj fabulen per nje kenge me duket se Xhaketa e Kuqe me sa me kujtohet bente fjale per deshmorin e luftes Muhamet Gjollesha i cili kishte ndejtur tek shtepia e Krajkes ne kohen e luftes si shok i babait te tij dhe duke mos patur shtrat kishte fjetur bashke me Agimin femije kur lajmi per vrasjen e tij mbriti ne shtepine tij,babai ja kujtoi kush ishte dhe Krajka kompozitor i kushtoi kengen.Kenga e Gjyshes eshte nje nga kenget me te bukura shqiptare qe personalisht kam degjuar dhe qe eshte bere 1963-1964 edhe sot kur e degjon eshte fantastike.Nje artist dhe nje njeri i madh per keta njerez ka nevoje ky vend,por nuk duhet te lihen menjane dhe anashkalohen sepse jane vlera e ketij vendi pervoja e tyre eshte e pamate prandaj duhen aktivizuar ne te mire te artit dhe kultures se ketij vendi.

  24. Gregor says:

    Sa me shume koha te kaloje, aq me te medhenj do te duken artistet e brezit te shkuar. Ata mbeten artiste te vertete, krijues te vertete, qe te frymezuar nga koha ne te cilen jetuan, krijuan te pavdekshmin art te kohes se tyre. Sot nuk ka me art e jo me artiste, se artin e bejne artistet. Sa me shume kohe te kaloje aq me shume do te ndihet nevoja per keta artiste, te te gjithe zhanreve, per me shume se 50-60 vjet do te jene te pa arritshem si nga pjekuria artistike, por edhe ne te njejten kohe, pjekuria dhe niveli intelektual.
    Jete te gjate dhe lumturi familjare KRAJKA I MADH.

  25. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Krajka gabon,kur flet per Sherif Merdanin !
    Nuk eshte veshtire,ti gjesh nje njeriu gabime,per ta futur ne burg !
    Ishte periudha kur Sherifi ndiqej me pasion shume te madhe, nga rinia,mbase dhe mbi nivelin e sotem te Noyzit!
    Ky ishte shkaku i arestimit,ai ne ate kohe kendonte kenget angleze dhe shqiptare,ato beheshin me nje here hite
    Po ku ishe ti mor ZOT….mos ja lendo plaget e vuajtjes,ne kulmin e rinise se tij,e shkeputen,e burgosen,per ta “larguar” rinin nga “dekadenca” !
    Krajka ke gabuar rende !

  26. asgani says:

    …agim krajka. …kompozitor i madh por burre i vogel. ….I mire po gjith zhul….

  27. astrit shkembi says:

    krajka eshte nje kompozitir i talentuar, nga me te miret qe kemi patur.por ne lidhje me parashqevine e tepron kur thote qe eshte zeri me i mire femeror i muzikes se lehte shqiptare apo ishte nga zerat me te rralle te muzikes shqiptare, gje qe nuk eshte aspak e vertete.ishte nje nga kengetaret e mira por nuk krahasohej fare me shume prej tyre.zeri i saj nuk qe aspak i ngrohte, kishte ze metalik.me te madhen vace zela as nuk behej fjale fare te krahasohej.me habit qe keto konsiderata ‘aq te larta’ per parashqevine behen nge nje njohes i mire i muzikes shqiptare.shkurt ja ka zhyte kot. pastaj eshte shume e ulet te fyesh nje kengetare qe e paska patur dhe idhull dhe te thuash qe gjysmen e trurit e ka bosh apo qe fytyra i ishte pjekur sikur ta kishte futur ne furre.turp per gimin, kjo tregon qe gimi per fat te keq ka filluar te rrjedhe;sorry Xhimi.

  28. fredi says:

    JE KTHYER NE NJE MJESHTE I POSHTERSIVE,,,TURPE

  29. NAUN says:

    EDHE UNE KAM SHUME RESPEKT PER AGIM KREJKEN SI KOMPOZITOR I TALENTUAR DHE QE KA LENE GJURME NE MUZIKEN E LEHTE SHQIPTARE.POR PER MORAL KY NJERI NUK DUHET TE MBAJE NE GOJE TE TJERET.SOT PER SOT NUK BEHET KY HETIM I TURPSHEM:SEPSE KANE QENE APO NUK KANE QENE VIRGJERSHA ALIDA,LINDITA APO TE TJERA ARTISTE TE ASAJ KOHE,NUK I TAKON AGIMIT APO GJERGJ LEKES TI KLASIFIKOJE NE TE NDERSHME APO KU… AGIM KRAJKA TE MOS HARROJE SE SA KA KALUAR NEPER DUAR AI VETE ASI KOHE.LE TE MOS DALE E TE LLAPE E TE JAPE MORAL TE TJEREVE POR TI MESHOJ B…E TE RRIJE REHAT NE PLEQERINE E TIJ.SA PER GJ.LEKEN ,AI S’KA QENE KURRE ARTIST.PER TE TE RROJNE JORGANXHINJTE…ATIJ I THUAJ TE PIJE NDONJE FAQORE ME RAKI DHE TE KENDOJE DASMAVE.TA LERE REHAT ATE BREZ ARTISTESH.PERPARA SE TI PARMENDE ATA AI DUHET TE LAJE DHEMBET SE I KA NGJYRE KAFE. ESHTE NE NDERIN E KUJTDO NGA KJO FASHO ARTISTESH TE FLASIN PER ARTIN E ASAJ KOHE DHE TI LENE KETO BUDALLALLEQE SE,PARASHQEVIJA ALIDA APO LINDITA THEODHORI SOT NDOSHTA PERKUNDIN DJEPIN E NDONJE NIPI APO MBESE.TURP PER AGIM KRAJKEN.

  30. msh says:

    Nuk e kuptoj si mund ta vleresoje Luan Zhegun para Tonin Tershanes. Apo e ka lene kujtesa.

  31. mali says:

    Me vjen keq qe Agim Krajka mashtron kur thote ” jam shqiptar,por kam pasaporte amerikane”. Pashaporta merret pasi ju zoti Krjaka keni bere betimin si qytetar amerikan dhe keni marre certifikate Qytetarie amerikane.!!!!! Jeni betuar qe do ti sherbeni me besnikeri vetem shtetit amerikan.. etj, etj, etj. Nese jeni penduar per betimin qe keni bere si qytetar e shtetas amerikan, mund ta dorezoni certifikaten e bashke me te te gjitah benefitet qe merni nga ky shtet i bekuar si thoni dhe vete, si dhe pasaporten. Pa respekt !!!!

  32. demo says:

    Me vjen keq per konsideratat artistike te profesorit,sepse nuk me duket ndonje ze i rralle zeri i parashqevise,diku stononon,tek refreni i kenges me femije.Mund ti kurseje superlativat.Mund ti kursente konsideratat erotike,se ne Amerike duhet te kete pare me keq.

  33. agnostic says:

    Gjithmone e kam mbrojtur Krajken ne te gjitha aspekted sepse eshte nje talent qe lind njehere ne 100 vjet, por ama qe ne fillim te intervistes tregon hypokrizine e tij duke thene se shkon ne Amerike t’i sheh femijet.Pse nuk tregon drejte Gimi se shkon cdo vit ne fund te vitit t’i maresh $$$ ndihmat nga shteti Amerikan qe te mblidhen mbrenda vitit?Pse nuk pranon se je shtetas Amerikan ku fitove dhe i shkollove te dy gjemte?Pak respekt per kete vend gjigand.Pse tregohesh bukeshkele?Je ne moshe dhe mos prano te japesh intervista me se diku-diku to te reshqasesh.

  34. admirues says:

    Ky eshte ujku plak ne kuptimin fare t emire te fjales.pra qe i njeh ne thelb gjerat.Eshte i veteplotesuar pasi ka talent.Sa per grate e asaj kohe ;ja marrin te keqen atyre keto femrat qelbesira te diteve te sotme femrat e viteve 50-90 ishin uje e sapun dh eplot bukuri e mend.Kurse sot ska femer ne administrate dhe tek rprivati mos te shkoje me te pakten tre meshkuj jashte marteses.E kane per mBburrje dhe aktualisht shqiperia eshte thjesht nje bordello injorante .BURRAT JANE NJE GRUP KOQESH QE KRENOHEN M EGRATE E BUKRA QE KANE PO QE NE FAKT I KANE SHEFAT E TYRE

  35. stela says:

    Kenaqesi dhe shplodhje, kur lexon nje Artist te mirfillte!

  36. Lennard says:

    Agim Krajka ne rradhe te pare eshte NJERI. Ne ate kohe e gjithe rinia e kishte shume per zemer.Mbresat qe ka lene AI jane te pashlyeshme

  37. dosja p says:

    artist i madh, por bashkepuntor i dashnorit qe perflet.
    nje rruge e dy pune,siguri per vetvehten nga sigurimi

  38. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kenget qe ka kenduar Sh.Merddani,kane qene kompozime te Kastriot Gjinit,ne ate kohe Krajka,doli ne plan te dyte !
    Kastriot Gjini,talenti i muzikes se lehte shqiptare, dinte ti mbronte kompozimet e tij,megjithse ishin ndikime te muzikes se Beatles !
    Kastriot Gjini u largua nga jeta,ne moshen e rinise !

  39. edi las vegas says:

    jeeeeeeee dhe mbetesh gjeniiiiiiiiiiii keto qe te shajne jan burgaxhi ose debile qe kan lind pas 90 se kan idene kush ke qen ti mos u merrr me legenat i ke ra pikes dhe ke thon te verteten me vjedh 2 mije lek ne ate kohe haje plumbin

  40. Kol Leci says:

    Mos u merrni me ato qe ka deklaruar Profesor Agim Krajka.
    Lereni menjane intervisten e tij, e cila u be objekt i diskutimeve te ndryshme dhe merruni me muziken e tij te mrekullueshme.
    Agim Krajka ka mbajtur peshen me te madhe ne krijimtarine e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore.
    Eshte babai i muzikes se perpunuar popullore dhe kompozitori i shume kengeve dhe valleve popullore, te kengeve te lehta te njohura dhe i muzikes se shume filmave shqiptare.
    Po ashtu ka qene fizarmoniçisti me i madh qe ka nxjerre Shqiperia.
    Uroj te kujtoje ndokush fantazine per fizarmonike, te cilen ai e kompozoi me Profesorin e tij te madhin Tish Daija dhe qe e interpretoi vete.
    Pa Agim Krajken, muzika e jone do ishte e manget.
    Eshte i fundit i KORIFEJVE te muzikes shqiptare.
    Eshte mekat qe ky profesionist i madh te mos kompozoje akoma sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje