Osman Mula: Si funksiononte spiunimi i artistëve në diktaturë

20 Dhjetor 2015, 09:39Kulturë TEMA

Regjisor, kompozitor, interpretues, saksofonist, drejtues i 12 festivaleve dhe i dhjetëra koncerteve të Vitit të Ri, autor tekstesh etj., i vlerësuar me disa çmime, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, kësaj here Osman Mula vjen për herë të parë në një rrëfim për “Panorama për “pikturën por edhe një retrospektivë për artin në diktaturë, përfshirë debatin e hapur rreth akuzave të përfshirjes së kolegëve në spiunimin e njëri­-tjetrit…

Më duhet t’ju përfshij në debatin e fundit, sa ka depërtuar Sigurimi i Shtetit tek artistët?

Më vjen mirë që ma bëni këtë pyetje, por kam dëshirë t’ju them diçka. Debati i fundit mendoj se është më tepër si lloj thashethemi që sjell pështjellim, sesa rregullon punë.

Pse, a nuk është mirë që të dihen ca të vërteta, qofshin këto edhe për artistët?

Sepse nuk më takon mua, as atij, as asaj e tjetrit, e tjetrit me radhë, se cili/cila nga artistët mund të kenë qenë pjesë e spiunazhit. Këtë mund ta thotë vetëm dikush që përfaqëson ligjin, përfaqëson institucionin. Gjithçka tjetër e thënë nga unë apo nga dikush tjetër është subjektivizëm, mund të jenë edhe inate personale dhe nuk ecet me të tilla gjykime. Duhet të ketë një institucion që hap dosjet fillimisht për politikën dhe pastaj le të shkohet tek artistët, shkrimtarët, sportistët etj. Madje, edhe në këtë rast mendoj se duhet të ketë leje nga institucioni përkatës dhe secili le të lexojë dosjen e tij. Sepse ka diçka. Një pjesë e artistëve janë shumë të lodhur, iu mbyll dera e artit, mbetën pa punë etj. Ca të tjerë janë të sëmurë dhe kur iu fut edhe këtë idenë, jo më spiunuan e jo i spiunova, me akuza dhe kundërakuza pa baza, atëherë i trondit fort, i shkërmoq, i sëmur edhe më keq. Ua baltos edhe nostalgjinë, u bën keq psikologjikisht. Pak edhe nuk janë në rregull vetë, kështu që më mirë me e mbyllë këtë histori. Pra, pyetja është e thjeshtë: Çfarë rregullohet duke hapur këtë debat?

Rregullohet e vërteta…

Të rregullohet nëpërmjet institucionit, jo me thashetheme. Ka pastaj diçka që dihet hapur. Në RTSH ka qenë drejtori, ngjitur me të ka qenë Sekretari i Partisë dhe ngjitur tij ka qenë nëndrejtori ushtarak, dhe ngjitur me këtë të fundit ka qenë operativi i Sigurimit. Gjithçka ka qenë e ligjëruar, zyrtare dhe asgjë e fshehur, sepse kanë qenë të punësuar dhe ne të artit i njohim të gjithë. Nuk ishte nevoja për spiunazh mes artistësh, pasi këta ishin të deklaruar që ishin në RTSH për këtë punë dhe uleshin hapur me ne në tavolina, madje veshur me rroba si ushtarakë. Dihej kjo gjë dhe as na bënte përshtypje.

Asnjë fatkeqësi nuk u ka ardhur artistëve nga njëri-­tjetri?

Nuk mendoj se artisti ka vuajtur nga njëri apo nga tjetri. Artisti mund ta ketë pësuar nga ndonjë vepër, e cila është kritikuar shumë nga aparati i KQ­së, apo nga gazetat, sidomos nga “Zëri i Popullit”. Nëse të kritikonin këta, atëherë të filloje të këndoje nga mëngjesi në darkë “mora rrugën për Janinë” (qesh). Nga këto formacione ka ardhur e keqja, jo nga njëri­tjetri. Kështu ndodhi me Festivalin e 2­të që u kritikua, me Festivalin e 11­të etj. Çdo artist e ka krijuar me shumë mund repertorin e vet, të gjithë e meritojnë që të respektohen shumë, sot e gjithmonë, dhe jo të përgojohen. Kaq kisha unë.

37 komente në “Osman Mula: Si funksiononte spiunimi i artistëve në diktaturë”

  1. grushi says:

    T’u lumte Z. Mula! Ky duhet te jete qendrimi dinjitoz i kujtdo qe e quan veten njeri me vlera. Thashethemet le t’u mbeten atyre gazetave dhe gazetareve qe me ane te tyre fitojne para’ nga budallejte qe i lexojne.

    1. Devolliu says:

      OSMAN MULA ËSHTË NJERI ME MEND, NUK ËSHTË ÇAPAÇUL LLAFAZAN.

    2. antonio says:

      Kur lexova titullin thashe me vete:Artistet po ia futin keq njeri tjetrit!
      Mezi paskan pritur te shfryjne xhelozite e tyre!
      Por jo!
      BRAVO OSMAN MULA!
      Tamam shkodran me kulture dhe me dinjitet!
      Vetem ai qe ka qen LEGEN ne SOCIALIZEM mund te shfryje e shpife per ate kohe aq me teper per moralin e kolegeve!!!
      ARTISTET kurre nuk duhet te merren me politike,pervec atyre qe jane pa talent!
      Per artistet te gjithe njerezit jane ARTEDASHES e jo antare partie!
      Duken artistet me vlera qe nga Agim Krajka,Sherif Merdani dhe Osman Mula qe nuk u futen ne vorbullen e shpifjeve per koleget qe te ndreqnin imazhin para politikes!!!

  2. antispiuni says:

    Ky zoteria ka qene bashkepunetor i sigurimit dhe eshte rekrutuar nga Lad Meçe.
    Kaq per sot.

    1. Mlk says:

      Ka qene po dhe nuk ka qene… Kete po thote dhe ky, duhet nje autoritet i njohur, i zgjedhur dhe saknsionuar nga kushtetuta qe ka per mision te percaktoje se kush ka qene dhe kush jo spiun. Te ishe informator i atij sistemi do te thote te punoje per ate sistem apo jo. Problemi eshte se te gjithe shqiptaret merrnin rrogen nga ai sistem, e thene ndryshe punonin per ate sistem. Nese çdo individ qe punonte per ate sistem konsiderohet si demshem un bie qe te gjithe shqiptaret qe jetuan ne ate sistem jane te demshem.

    2. Lad Meces ti rruash trapin ti se nuk merrej me keto budallalleqe ..merrej me pun te rendesishme ..me keto merreshit ju spiuna 80 lekesha ..Lad Mece ishte ne rang zv minister dhe nuk merrej as me artist e as me lango si puna kote

  3. "Horri i Bulevardit". says:

    Interviste e sakte, pa inate dhe zili te kota.

  4. Sakte e ke then Mula.

    Bajga Agim Krajka leshi tha qe Amerika nuk eshte komb, por eshte shtet.
    Mbas 11 shtatorit Amerika ishte nje komb shtet gjigand. Pastaj Amerika gjunjezoi Japonin dhe Gjermanin

  5. Kapo says:

    Qe ka patur spiun edhe ne radhet e artisteve (ashtu si ne çdo sfere te jetes shoqerore te atehershme)kjo as qe diskutohet,sepse spiunlleku ishte -a-ja e gjithe veprimtarise politike-shoqerore te asaj kohe.
    Por jane pa vlere llafet qe thuhen posht lart nga kushdo.artist i denuar apo drejtus shoqatash e grupesh artistike,perderi sa nuk meret nje vendim te hapen dosjet(edhe pse tashme nje pjese e madhe e dosjeve tashme jane katranosur lesh e li e rezik qe ,psh Kadare te na dal i persekutuar dhe ate Zef Pellumbi ,spiun)
    Debati i dosjeve,keshtu si po shpaloset..i ngjan nje çorbe te peshtire.

  6. albi says:

    TURP PER NJE SPIUN TE SHAJE KOLEGET…………..??!!

  7. Plaku says:

    Me thene te drejten Osmani tregohet teper korrekt pr kete punen e dosjeve dhe te bashkepunimit me Sigurimin. Nuk mohon asgje por pahahon sa dhe si ai e ka ndjere ne ate kohe kete pune dhe si mund te behet sot. Mekati atyre qe merren rendom keto dite me spiunet e Sigurimit ehste tallavaja qe perhapin dikush per te diskredituar ate sistem e dikush per te mbrojtur veten. Hapja e dosjeve mbi bazen e disa kritereve rigoroze,edhe imja edhe e Osmanit ne se kemi te tille, do te ishte puna me e mire se llaka-llaka mund te bejme sa te duam sikurse kemi bere tash 25 vjet.

  8. Ceco me mustaqe says:

    Bravo i nderuar ZOsman! Si gjithmone dhe kesaj here fole njashtu sic di ti,ashtu i paster sic ke qene tere kohes,Respekte i nderuar Osman Mula.

  9. fatos says:

    Osman turkofagu ka qene vete spiun ka dhe dosje.

  10. Laveri says:

    Ky dhe vellai i vet Avniu kan qene nona i spiunllikut

  11. nji kafe me pak te lutem says:

    SPIUNET nuk egzistojn me prej 25 vjetesh, pallouni dhe shkerdheuni si ju do shpirti,mjaft me ujku ujku, na thoni diçka per kengen SA KOM BYTHEN E MIR pra futuni ne aktualitet,mjaft se na hapet barkun,esht ngritur llumi kombit dhe hedhin balt ku te munden, duan llumi dhe flliqsirat e kti vendi te barazohen me te tjeret duke i shar denigruar dhe shpifur per brezin me te art te kti vendi qe nuk do kthehet me kurr,notoni te ter o SHQIPTAR ne llumin ku futet veten se u merzitet 50 vjet me njerzillikun ndershmerin dhe harmonin me njeri tjetrin,udh te mbar ne rrugaçerin ne krimin prostitucionin batakçilleken dhe maskarallikun tuaj ju pafsha siç jeni katandisur ne perjetsi se nuk meritoni me shum,jeni katandisur nje popull rrugaç e ordiner nga presidenti vendit deri tek LEK PLEPI.

  12. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Shyqyr qe paska edhe nje artist inteligjent. Kane vene re nje fenomen shqiptaret, ne keto 25 vjet jane mijera te zhdukur, mijera te vrare, miliona te vjedhur, kontrabande, shitje armesh e thyerje embargosh tregti droge e drogimi i shoqerise, e te tjera pa fund. Pse ka ndodhur kjo, eshte e thjeshte çeshtja e dosjeve, dmth qytetari nuk ka te drejte te denoncoje krimet ndersa krimineli paska te drejte te dije kush e denoncoje. Kriminelet duhet te dergohen para gjyqit por kurrsesi denoncuesit e krimit. E duhet te jene institucionet duhet te jete ligji, duhet te kete garanci e baraspeshe, duhet te kete mbrojtje e transparence dhe kur eshte e nevojshme shteti te denohet se denigron me te padrejte qytetarin. Dosjet jane hapur dhe nuk kane gjet asnje krim, hapja e dosjeve ka bere qe krimi te rritet dhe kriminelet te kapin pushtetin. Synimi i ligjit e shtetit, synimi i shoqerise duhet te jete qe kriminelet te denohen dhe denimi ka kuptim kur qytetari rikuperohet dhe integrohet me te gjitha te drejtat kur ka mbaruar denimin. Gjykatat Perendimore e njohin si te drejte themelore te njeriut “te drejten e anominatit”, Gjykatat Perndimore kane njohur si pjese e te drejtave te njeriut edhe “te drejten e harreses”, e drejta Perendimore njeh te drejten e e komunikimit e te rezervateces. Edhe vota eshte sekrete, mendojne ta bejne te hapur njerzit. Une personalisht jam kunder sherbimeve sekrete ato nuk duhet te ekzistojne sepse nuk sherbejne asgje, duke mos pasur çfare te bejne bejne krime. Dosjet jane hapur ne kundershtim me ligjet pa u krijuar mundesi mbrojtese qytetareve te thjeshte dhe dihet pse, se gjyqet ne keto raste shteti shqiptar do ti humbiste, edhe krimineleve e vrareseve te kohes se komunizmit u eshte thene kush i ka spiunuar. Ceshtja eshte se pse jane hapur dokumenta qe kane qene denoncuar kriminele dhe pasojat fatale qe ka pesuar e po peson shoqeria shqiptare nga krimi e kriminelet qe shteti komunist i mbante nen kontroll deri ne nje pike. Edhe komentuesit shkruajne me pseudonime, eshte e drejte e tyre, nuk eshte e drejte te fyejne e te shajne, nuk eshte e drejte te bejne krime kur akuzojne pa prova. etj, etj.

  13. UNE says:

    TE GJITHE JU QE KOMENTONI ,KOMENTONI KOT , GJITHASHTU , JU QE INTERVISTOHENI , FLISNI BROCKULLA ,OSE ME TROC , KODRA PAS BREGUT……….
    SPIUNLLIKU ISHTE SISTEM , SISTEM I MIRE MENDUAR DHE I MIRE NDERTUAR…..AI , SISTEMI , I SHERBENTE VETEM ATIJ , AI DHE VETEM AI E SPJEGON PSE E VURI NE DISPOZICION TE VEHTES ……
    TE GJITHE TE TJERET THONE PORDHE ME RIGON……
    ATA HANIN ATE KOCKE QE U HIDHTE AI , DHE SIUNONIN EHE BABANE , NENEN , MOTREN DHE VELLANE…

  14. luli says:

    me rop shpie qe ti ke qen spijun ,per vete tan SHKODRANT KAN QEN SPIUNA DHE SI SPIHUNONIN GJOJA TU BO TE FORTA PO NUK LENIN FJA PA KALLXU

  15. spartacu says:

    Bravo Z.Mula ! Nje mendim racional dhe me llogjike reale.Realiteti jone ka qene I hapur jo pas feres.I mire I keq eshte tjeter pune.Sigurimi,ushtria dhe e keqja e atij sistemi ishin ulur ne nje tavoline.Respekte per artistet e vertete.

  16. labi says:

    foli dhe ky islamiku qe vendoste xhamine ne hapjen e festivalit, turk muti dhe pa moral, lag nga shqiperia o myslymqen.

    1. KOZi says:

      Me qe jane disa komentues qe kane moto problemin fetar ,po perpiqem te ju ndihmoj ! Osman Mula ,lindur ne Shkoder dhe me origjine nga Gjakova,pra Rafshi i Dukagjinit qenka turk e muslim. Dhe mbiemri Mula si e kuptoni?
      Ore akoma nuk e kini kuptuar qe keto komente kishin vlere ne shpallje te pavaresise, tek haxhi qamili e gjer ne vitin 1920. Pas vitit 1920 vepron shprehja- o te flasesh tani o te heshtesh pergjithmone-.Nuk funksionon me perpjekja e dallimit fetar-
      Ju pershendes une “Kozi” qe jam 30 vjec dhe quhem Ilir. Cuni im 4 vjec quhet Genti, Babai i Kozit 65 vjec quhet Agron. Asnjeri nuk ka kryer ndonje ceremoni fetare (si pagezimi psh.) qe te deklarohet musliman. Babai i Agronit eshte quajtur Ahmet e babai i Ahmetit Abdullah. Ndersa babai i Abdullahit eshte quajtur PJETER. Te gjithe nga Lezha- Vashdoni juve tani. tung

  17. luli i vocer says:

    O sigurims boll edhe ti me.

  18. hipokriti says:

    O Asmono ,mos je ti ai saksofonisti qe u mcef ne anije kur emigrantet iken ne Itali ne vitin 91? Kaq per sot rrobi se vazhdmin e bejne te tjeret :)))

  19. refugjati says:

    Une per Osman mulen tani po ndryshoj mendim (kam pasur nje mendim jo te mire). ky shkrim qe ka bere sipas meje eshte plotesisht i vertete.Nuk kam se çfar ti shtoje asnje njeri.

  20. ilirjan says:

    “Panorama ” i ka vene vehtes detyre te zbuloje Spiunet dhe Sigurimsat e para 90-s!
    Angazhim plehrash!
    Kujt i sherbejne keto felliqsira dhe baltra te qellimshme ndaj nje periudhe ne te cilen shumica e shqiptareve stjudjoi, punoi, gezoi i shkeputur nga veset, kriminaliteti dhe harbuteria?
    Sistemi i tanishem, pjese e propogandes te te cilit eshte edhe gazeta “Panorama”, i ka organe dhe gjymtyre te vet pabarazine, kriminalitetin, perdhunimet, imoralitetin(numuroni sa deputete jane ndare nga bashkeshortet?), degjenerimin e rinise.

  21. pjatalarsi says:

    Thashethemi na mban gjalle,
    thashethem te qofshim fale,
    thashethemi shet gazeta,
    thashethemi leviz parane!

    Thashethem per hafije,
    thashethemi nen hije,
    theshethem dhe nder artista!?
    O milet, te rente pika!

    Tek artistat vlon muzika,
    vargu dhe proza ka vlere,
    spiunllikut aty i bjen pika,
    se arti rron me nder!

  22. funerali says:

    zoti mula, te pershendes per kete interviste. nje aresyetim I ndjere, ne shpirt.

  23. salver edmagari says:

    Osman, je djal zotni, artist I vertete. Nuk u baltose dhe nuk baltose kend. Zoti ta mbajt shendetin, humorin, edhe artin!

  24. 01 vlora says:

    Osman je artist i madh por me kete intervist tregon se je njeri shume i mire respekte.

  25. filipi says:

    Mendova se dhe Osman Mula te kete rene ne kurthin e intrigave te medies soteme?! Bravo Osman Mula! Saksofoni yt me kenaq me muziken, por dhe buzet qe e bejne ate te kendoje qenkan te tilla. Edhe nje here te theme: te lumte! Njeri persembari ashtu si eshte artist persembari. Nuk kane nevoje njerzeit te merren me thashethem, perveç atyre qe e kane pasion dhe profesion. Te pershendes.

  26. letra says:

    Osman une te mbaj mend ne pallatin e pionierve ne Tirane.Me kujtohesh se sa shume i preokupuar ke qene se bashku me Jorgo Papingjin .Pothuaj cdo vit ju merrnit cmim per pionieret por edhe ne festivale.Populli nuk dinte gje dhe akoma nuk dimgje se cfare eshte bere,ne kendonim dhe kendojme prap sot,atehere e kishe babin minator/ sot e ke babin hajdut ose refugjat,atehere kishte spiuna/sot jane spiuna vullnetare.Atehere shperbleheshe me ndonje Tv me ngjyra ose nje kabine derrase ne plazh/sot te japin nje mut.Sa e sa aktore ose muzikante vdesin perdite nga kanceri,nuk i numeron dot,jane shume,shume,sepse stresi i jetes eshte ne maximum.Sot nuk ke me sipuna por ka vdekje nga papunesia dhe korrupsioni.Merreni kot me keto pacavure,nuk jeni ne gjendje te beni nje gje te mire qe te mabahet mend.

  27. Ndoc Cica says:

    Osmani eshte demokrat qe ne rinine e hershme, per te gjithe ata qe e njohin ne Shkoder.Artiste si Osmani jane pasuri kombetare, nqs keni respekt per vlerat, respektojeni,mos shpifni.

  28. . says:

    ***********************************************************************
    ———————————————————————–

    O shqipetare,

    kur do fillojme te shikojme “perpara” dhe te “punojme” per t’u bere si mbare Europa-Moderne …

    “sot” te gjithe Televizionet po “plotesojne programet” me historira qe tregon sejcili sipas midese (edhe pse te gjithe keta i kane sherbyer me zell komunizmit dhe sot dalin ne TV dhe bejne sikur “qajne” per ato qe thone VEC PER PER TE MARE NJE DORE PARANHA TELEVIZIONI.

    O shqipetare,

    lerini “llafet, denglat, muhabetet e kafenes, mburjet etj”, por shtrojuni punes ashtu sic punoi populli kur Shqiperia doli e shkaterruar mbas lufte … dhe djithcka filloi nga “zero”.

    ***********************************************************************
    ———————————————————————–

  29. mergimtari says:

    Per mendimin tim zoti Mula tregohet shume i sinqerte per ato qe thua. Ai sistem ashtu punonte, secili e dinte ke kishte perballe, kush llap edhe shpina dap.Ishte sekretari i Partise( Sali Berisha), drejtori dhe pastaj vinin me radhe deri tek spiuni i thjeshte. Ai sistem jetoj gjate jo se ishte i mire por se keshtu jetoj ne bote dhe kur u shemb ne vende te tjera, si shqiptar qe jemi qe i kuptojme gjerat me vonese, e kuptuam edhe ne por pak ndryshuam se perseri ne krye vume nje sekretar te Parti Punes sic ishte Sali Berisha qe ka 25 vite qe pellet here po kthehet komunizmi, here do te fitoi mbi niperit,por kurre nuk u muar me problemet reale ne Shqiperi qe ishte prona, likujdimi monetar per te gjithe te perndjekurit politik dhe integrimin e plote te tyre e familjeve te tyre ne jeten politike ne shqiperi, kthimin e prones tek i zoti.Ne ditet e sotme, per turpin e tyre,dalin disa idiote dhe shume te poshter qe flasin edhe per marrdhenje intime te njerit apo tjetrit dhe gjejne hapsire edhe ne shtypin shqiptar.Ne ate vend eshte veshtire te ecet e te flitet drejt.

  30. joel shkodra says:

    Po ate titull ç’i keni vene o gazetare te “Temes”, apo per te shitur gazeten? O. Mula as nuk ka ndermend ne intervisten e tij te shpjegoje si funksiononte spiunimi ne diktature. Le ta shpjegoje gazetari qe i ka vene ate titull.

  31. lek plepi nga gazepi says:

    epo tashti edhe informatore sekret ka pas sigurimi,
    ishte “drejtimi i inteligjenc rinise” ne drejtorin e par.
    dhe puntori operativ i drejtimit kishte ne lidhje rrjetin e tij informativ. qe takohej sekretce ,merrte detyra sekretce dhe …..

  32. haha says:

    ME MASHKULL LEGEN DHE LEPIRES NUK KA BA NANA SE OSMAN MULEN. KUSH FLET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje